Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Spitalet shtetërore jocilësore, politikanët kurohen te privatët

8 vjet ago
in Të Gjitha
Spitalet shtetërore jocilësore, politikanët kurohen te privatët

Besimi në institucionet publike shëndetësore në Kosovë mbetet jashtëzakonisht i vogël. Jo vetëm qytetarët, por edhe vetë përfaqësuesit politikë, përfshi edhe ata që kanë mbajtur postet më të larta qeveritare, nuk preferojnë që të kërkojnë trajtim mjekësor në këto institucione, për shkak të shërbimeve jocilësore, që besohet se janë pasojë e mungesës së investimeve nga ana e institucioneve qeverisëse.

Së fundit, edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas disa komplikimeve shëndetësore, kishte zgjedhur që fillimisht të kërkonte mjekim në një spital privat në Prishtinë, dhe më pastaj, të nisej drejt Gjermanisë për trajtim.

Secila Qeveri e deritashme e Kosovës, ndër top-prioritetet për zhvillim, e ka veçuar edhe shëndetësinë, por me gjasë, ende liderët politikë nuk e kanë fituar besimin në këtë sistem.

Profesionistët shëndetësorë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thonë se prej vitesh nuk kanë trajtuar zyrtarë shtetërorë. Madje, ata thonë se nga mediat marrin informata se ata ikin jashtë vendit për trajtim.

Rifat Bajrami, kirurg, tha se përkrahja nga shteti për sektorin e shëndetësisë mbetet ende në nivel të ulët. Sipas tij, institucionet e shëndetit publik dhe stafi mjekësor po përballen me shumë vështirësi në punën e tyre për shkak të mungesës së investimeve.

“Ne këtu nuk operojmë deputetë, funksionarë aktualë , ne vetëm prej mediave kur dëgjojmë që kanë ikur jashtë vendit për trajtim. Po përballemi me mungesë të gjërave elementare, nisur nga dorezat e punës, pa të cilat nuk bën assesi të punohet, pasi kemi punë me gjak e lëngje tjera të rrezikshme. Pastaj, na mungojnë penjtë e gjëra elementare. Këtu kemi institucionin për të cilin shteti ndanë me vështirësi mjete sa për ta mirëmbajtur. Qe dy vjet nuk e kemi asnjë aparat të ri në Klinikën Abdominale, ku edhe punoj. Kërkesa ka, por përgjigje jo”, tha Bajrami.

Institucionet publike shëndetësore janë mjaft të frekuentuara nga qytetarët. Por, sipas mjekëve, ky frekuentim vjen si rrjedhojë e gjendjes së rëndë sociale në vend, dhe njerëzit detyrohen të kërkojnë mjekim më të lirë, krahasuar me institucionet private shëndetësore.

“Ata që kanë mundësi dhe paga të mira, të gjithë ikin nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Për qytetarët e Kosovës, sa i përket besimit në këto institucione, mendoj se kanë besim pasi që nuk mund t’i përballojnë shpenzimet jashtë vendit, pra është besim i imponuar”, tha kirurgu, Rifat Bajrami.

Ndërkaq, këshilltari i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha në pyetjen tonë se pse zoti Mustafa ka zgjedhur shtetin gjerman për trajtim, tha se këtë vendim e ka marrë familja e tij.

“Unë personalisht kam thënë edhe më herët që ka qenë dëshirë e familjes që të marrë një mendim të dytë profesional shëndetësorë. Ndërkaq, sa i përket trajtimit, ka qenë qendra terapeutike që i ka shtyrë familjarët të dalin jashtë Kosovës për trajtimin e Isa Mustafës, për shkak se atje përpos aparaturës edhe mjekët kanë përvojë më të madhe”, tha Berisha.

Qytetarët, ndërkaq thonë se cilësia e shërbimeve shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër terciare referente për tërë Kosovën, lë për të dëshiruar.

Lenditë Hyseni , qytetare nga Prishtina tha se i beson ose jo sistemit publik shëndetësor, nuk ka zgjidhje tjetër për trajtim në mungesë kushteve.

“Dashur e pa dashur, Qendra Klinike Universitare mbetet i vetmi opsion për mua dhe familjen time. Unë nuk kam mundësi që të trajtohem diku tjetër. Megjithatë, po që se je pacient në atë vend, prapë barnat duhet t’i blesh vetë, shkruan rel. Qeveria nuk ka bërë zgjidhje. Udhëheqësit po i shikojnë interesat e veta, dhe shëndetësia është nën nivel, mungojnë investimet”, tha Hyseni.

Sidoqoftë, jo vetëm rasti i fundit i ish-kryeministrit Mustafa, por edhe paraprakisht, shumë udhëheqës dhe zyrtarë shtetërorë të Kosovës kishin zgjedhur spitalet jashtë Kosovës për të marrë trajtim mjekësorë. Në këso raste, Qeveria ndanë edhe mjete shtesë për trajtimin e tyre, duke i ndihmuar ata financiarisht për t’i përballuar shpenzimet.

Tags: jocilësorekurohenpolitikanëtprivatëtshtetërorespitalet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Videoskandali i vajzës së Figos, Daniela: Jeni për të ardhur keq

Videoskandali i vajzës së Figos, Daniela: Jeni për të ardhur keq

Gjuha shqipe/Stoltenberg: Hap i madh, Maqedonia veproi drejt

Gjuha shqipe/Stoltenberg: Hap i madh, Maqedonia veproi drejt

Tiranë/Përfitoi para me mashtrim, kapet mat avokati

Tiranë/Përfitoi para me mashtrim, kapet mat avokati







JU REKOMANDOJMË

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë
Aktualitet

Zbardhet mekanizmi i vrasjes së gjyqtarit, në makinën e autorit u gjetën fishekë

by mirseda
16:13 | 14/10/2025
0

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë mekanizmin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ndodhur në sallën...

Do të raportojë në Komisionin e Ligjeve/ Kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Do të raportojë në Komisionin e Ligjeve/ Kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

16:10 | 14/10/2025
Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat?

Të armatosur në lokal dhe kundërshtuan policinë, a po përgatitej atentat?

15:00 | 14/10/2025
Pogradec/ Qëlluan me armë drejt banesës, arrestohen dy 16-vjeçarët

Pogradec/ Qëlluan me armë drejt banesës, arrestohen dy 16-vjeçarët

14:53 | 14/10/2025
Punime në aksin Vorë-Ura e Dajlanit/ Bllokohet përkohësisht qarkullimi drejt Durrësit

Kaosi me trafikun, ndërpriten punimet për aksin Vorë-Ura e Dajlanit!

14:49 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com