Austria – Franco Foda (Gjermani) Në Tetor 2017, Federata Austriake e Futbollit njoftoi se Franco Foda, një gjerman me përvojë të konsiderueshme si trajner në ligën austriake, do të bëhej trajner i ekipit kombëtar.
Belgjikë – Roberto Martínez (Spanjë) Trajneri spanjoll Martínez nënshkroi si menaxher i ekipit kombëtar belg, duke pasuar Mark Vilmots në këtë post gati pesë vite më parë.
Kroaci – Zlatko Daliç (Kroaci) Federata Kroate e Futbollit ka emëruar Daliç si kryetrajner të ekipit kombëtar kroat të futbollit pas një serie dështimesh mediokre në skenën e madhe. Pas mbërritjes, Daliç njoftoi se do të qëndronte trajner vetëm nëse Kroacia kualifikohej në Kupën e Botës FIFA 2018. Jo vetëm që ai arriti të kualifikonte ekipin e tij për Kupën e Botës në 2018-ën, por arriti t’i dërgonte ata në finale, ku humbën ndaj Francës.
Republika Çeke – Jaroslav Šilhavý (Republika Çeke) Në Shtator 2018 ai u bë trajner i kombëtares Çeke, duke zëvendësuar Karel Jarolím në këtë pozicion.
Danimarkë – Kasper Hjulmand (Danimarkë) Në qershor 2019, u njoftua që Hjulmand do të zëvendësonte Åge Hareide si trajner i ekipit kombëtar danez të futbollit me skadimin e kontratës së Hareide pas turneut UEFA Euro 2020. Ai ka master shkencor në sporte të specializuara në stërvitje në Universitetin e Kopenhagenit.
Anglia – Gareth Southgate (Angli) Ai së pari ishte trajner i Anglisë U-21 nga 2013 në 2016 para se të bëhej menaxher i Anglisë në 2016. Në turneun e tij të parë si menaxher i Anglisë, Kupa e Botës FIFA 2018, Southgate u bë vetëm menaxheri i tretë që arriti një Gjysmëfinale të Kupës së Botës me ekipin anglez.
Finlanda – Markku Kanerva (Finlandë) Kanerva u emërua trajner i ekipit kombëtar finlandez në dhjetor 2016 me një kontratë tre-vjeçare. Në nëntor 2019, ai udhëhoqi ekipin e tij finlandez drejt kualifikimit për në UEFA Euro 2020.
Francë – Didier Deschamps (Francë) Nëntë vjet më parë, Deschamps u emërua trajneri i ri i ekipit kombëtar francez. Ai e drejtoi ekipin e tij në çerekfinale të Kupës së Botës FIFA 2014, finalen e UEFA Euro 2016 dhe fitoi finalen e Kupës së Botës FIFA 2018. Pas fitores së Francës në Kupën e Botës në Rusi, Deschamps u bë personazhi i tretë që fiton Kupën e Botës dhe si lojtar dhe si trajner.
Gjermani – Joachim Lëv (Gjermani) është trajneri i ekipit kombëtar gjerman, i cili çoi në fitoren e Kupës së Botës FIFA 2014 në Brazil dhe Kupës së Konfederatave FIFA 2017 në Rusi. Në Mars 2021, Lëv njoftoi se do të tërhiqej nga pozicioni i tij i trajnerit pas Euro 2020.
Hungari – Marco Rossi (Itali) Në qershor 2018, federata hungareze e futbollit njoftoi se do të punësonte Rossin si trajnerin e ri. Ai zëvendësoi belgun Georges Leekens në stolin e skuadrës hungareze.
Itali – Roberto Mancini (Itali) Në maj 2018, u deklarua publikisht se Mancini nënshkroi si trajner i ekipit kombëtar italian pasi mori detyrën nga trajneri i përkohshëm, Luigi Di Biagio. Më 15 nëntor 2019, me një fitore 3-0 kundër Bosnje Herzegovinës, Mancini theu rekordin e vjetër të mbajtur nga Vittorio Pozzo, duke e çuar Italinë në fitoren e dhjetë radhazi dhe rekordin e gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme.
Hollanda – Trajneri holandez Frank de Boer (Holandë) është trajneri aktual i ekipit kombëtar Hollandez. Ish mbrojtës dhe kampion i shumëfishtë kombëtar si lojtar dhe më pas si menaxher i Ajaksit të Amsterdamit de Boer ka dështuar me Interin dhe Kristal Palasin.
Maqedonia e Veriut – Igor Angelovski (Maqedonia e Veriut) Në fund të tetorit 2015, Angelovski, ish-lojtar i ligës maqedonase, sllovene dhe serbe, u bë trajneri i ri i ekipit kombëtar maqedonas të ekipit dhe në këtë post është pasuesi i Ljubinko Drulovic, ish-anësori i Portos.
Polonia – Paulo Sousa (Portugali) është një trajner portugez futbolli dhe ish-lojtar profesionist i cili luajti si mesfushor mbrojtës më i suksesshmi gjatë viteve 1990 tek Juventusi. Ai është trajneri i parë tek ekipi kombëtar polak.
Portugalia – Fernando Santos (Portugali) është një menaxher portugez i futbollit dhe ish-lojtar që ka luajtur si mbrojtës. Ai është trajneri i ekipit kombëtar Portugez. Santos fitoi edicionin e fundit të Kampionatit UEFA të luajtur në Francë.
Rusia – Stanislav Cherchesov (Rusi) është një trajner rus futbolli dhe ish-futbollist ndërkombëtar me origjinë Osetike, i cili ka luajtur si portier për Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë.
Skocia – Steve Clarke (Skoci) është një trajner skocez futbolli dhe ish-lojtar profesionist nga Skocia (St. Mirren, Chelsea), trajner i ekipit kombëtar skocez që nga viti 2019
Sllovakia – Štefan Tarkovič (Sllovaki) është një trajner sllovak futbolli. Tani është trajner i Sllovakisë. Në karrierën e tij ai më parë ka qenë trajner i ekipeve Žilina, Tatran Prešov dhe Košice.
Spanja – Luis Enrique (Spanjë) Luis Enrique u emërua trajner i ekipit kombëtar spanjoll në korrik 2018, duke zëvendësuar ish-shokun e ekipit Fernando Hierro, i cili udhëhoqi ekipin në Kupën e Botës në Rusi. Ish futbollist dhe trajner i Barcelonës.
Suedia – Janne Andersson (Suedi) Pas performancës zhgënjyese të Suedisë në Euro 2016, Andersson mori drejtimin e ekipit kombëtar suedez pas gati shtatë vitesh drejtimi të Erik Hamrén-it.
Zvicra – Vladimir Petković (Zvicër) Që nga emërimi i tij në ekipin kombëtar në 2014-en, Petković ka udhëhequr zviceranët në raundin e 1-16-ave të Euro 2016 në Francë dhe poashtu Kupën e Botës FIFA 2018 në Rusi.
Turqia – Şenol Güneş (Turqi) është një trajner turk dhe ish-lojtar. Arritjet e tij më të mëdha përfshijnë drejtimin e ekipit kombëtar turk në vendin e tretë në Kupën e Botës FIFA 2002.
Ukraina – Andriy Shevchenko (Ukrainë) është një ish-futbollist top i artë, ish politikan dhe aktualisht trajner futbolli. Ka luajtur si sulmues për Dynamo Kiev, Milan, Chelsea dhe ekipin kombëtar të Ukrainës. Në korrik 2016, menjëherë pas eliminimit të vendit të tij nga UEFA Euro 2016, Shevchenko u emërua trajner i Ukrainës.
Uellsi – Rob Page është trajneri kujdestar i Uellsit, ish futbollist dhe trajner në Uells dhe në futbollin britanik në përgjithësi. Numëron 550 prezenca si futbollist. Page mori në kujdestari ekipin kombëtar pasi Ryan Giggs trajneri i parë duhet të përballet me akuzat për ngacmim seksual.
Më të paguarit
1. Joachim Low — Germany — €4.75m
2. Didier Deschamps — France — €4.39m
3. Frank de Boer — the Netherlands — €3m
4. Gareth Southgate — England — €3m
5. Stanislav Cherchesov — Russia — €2.5m
6. Fernando Santos — Portugal — €2.25m
Përgatiti: Tirana Today