Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Spartak Braho: Berisha ka qenë spiun dhe agjent i UDB me pseudonimin ‘Penicilina’

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Spartak Braho: Berisha ka qenë spiun dhe agjent i UDB me pseudonimin ‘Penicilina’

Në kulmin e debateve sa i takon dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohen në media se kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-agjenturës së regjimit komunist, Spartak Braho ka ripublikuar raportin e operativit të Sigurimit, Ali Anadolli: “Ky është personi që e ka rekrutuar Berishën në 1967. Lidhja me UDB nëpërmjet vjehrrit Rexhepit. UDB dhe shërbimi francez e ndihmuan për të marrë pushtetin”.

Akuzat e rënda të ish-deputetit të Partisë Socialiste, njëherësh ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në adresë të ish-kryeministrit Berisha shkojnë përtej politikës, për shkak se zoti Spartak Brahoi ka zbuluar gjatë një interviste për gazetën “SOT”, se kreu i “Foltores” ka qenë spiun i ish-Sigurimit dhe disa agjenturave të huaja si UDB. Sipas ish-deputetit Braho, pseudonimi i Berishës ka qenë “Penicilina”.

– Zoti Braho, vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit, teksa përflitet se ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenë bashkëpunëtorë të regjimit. Ju gjatë këtyre 30 viteve demokraci keni deklaruar se Sali Berisha ka qenë rekrutuar nga shërbimet e huaja sekrete dhe vazhdon të jetë në shërbim. Mirëpo kjo është një akuzë shumë e rëndë për një politikan shqiptar, për më tepër, ish President dhe ish-Kryeministër i vendit dhe një politikan që synon të rikthehet sërish në pushtet. Keni prova për këto akuza?

I justifikoj të gjithë ata që duan të dinë më shumë. Unë kam patur rastin të njoh nga afër një pjesë të njerëzve dhe dokumentacionit që lidhej me këtë dhe kam premtuar se do t’i sjell këto fakte. Por po ju them se nuk kemi të bëjmë me një agjent të thjeshtë. Sali Berisha ka qenë një agjent kalibri, një superagjent pak a shumë, i ngjashëm me Kim Filbin, apo me Esat Toptanin. Një agjent i shumëfishtë. Spiunët kanë një huq, që, pasi firmosin njëherë diku, nuk dinë të tërhiqen, por zhyten thellë e më thellë.

-Zoti Braho, po flasim për një personalitet të shquar politik me ndikim të ndjeshëm edhe sot. Le të flasim me fakte…

Është në etikën tuaj si gazetar ta konsideroni zotin Sali si “një personalitet të shquar politik”.  Unë nuk jam i një mendjeje me ju. Pavarësisht ndikimit të tij, mua nuk më rezulton si i tillë. Ai është një kurban i shërbimeve të fshehta antishqiptare të cilave vazhdon t’u shërbejë edhe sot.  Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB -së, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij.

– Dakord, por mund ta faktoni…

Padyshim. Sali Ram Berisha fillimisht është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Saliun si agjent në vitin 1967. Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Saliu është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar. Në raportin e tij operativi i Sigurimit të Shtetit, shkodrani Ali Anadolli, i cili e ka rekrutuar Saliun fillimisht shkruan se në vitin 1962, Sali Berisha erdhi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë. Pasi mbaroi studimet u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe më vonë si kardiokirurg. Në këtë kohë ai përgatiti dokumentet për t’u futur në Parti. Një vëlla i tij, me emrin Selim, kishte mik kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës, Idriz Shehun. Ai i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllanë për t’u pranuar në Parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës (me probleme në biografinë e familjes), për t’u pranuar në Parti, duhej që edhe ai ta ndihmonte shtetin me shërbime të veçanta, prandaj ai duhej takuar dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakord kështu. Pas takimit me Saliun në Tiranë dhe pasi mori miratimin e tij, i vëllai (i cili sot nuk jeton, pasi ka vdekur nga zemra, dhe që ishte i vetmi person pozitiv në fisin e tyre) u kthye në Tropojë. Pas disa kohesh, bashkë me kryetarin e Degës, u nisën me makinën e tij për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët e tërhoqën Saliun në bashkëpunim, me pseudonimin “Penicilina”. Pas kësaj, iu miratua edhe kërkesa për të hyrë në Parti. Sali Berisha u studiua mire nga sigurimi i shtetit dhe pranimi për rekrutimin e tij lidhej me ambicien e tij te madhe për karrierë. Në atë kohë ishte rregull që dosja e kuadrit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit nuk ruhej në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit por nga Drejtori në Drejtorinë e Punëve të Brendshme në Ministri. Kur erdhi në pushtet, jo më kot, Sali Berisha e futi në burg ish Drejtorin në Ministri, Zef Loka, një burrë i ndershëm që e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën në zgjidhjen e çdo problemi familjar.

– Sa të vërteta janë gjithë këto që thotë ky operativ i ish-Sigurimit të Shtetit? Dhe si keni arritur në përfundimin që është rekrutuar nga UDB apo shërbime të tjera?

Ky operativ flet me data dhe fakte konkrete. Na paraqet një raport me shkrim normal për punën e tij. I takon Sali Berishës t’i përgënjeshtrojë po qese ka fakte që t’i mohojë këto. Por unë jam i bindur që ai nuk do ta bëjë këtë. Le t’i rikthehemi historisë. Gjatë kësaj kohe (para viteve ’90 pra ), Sali Berisha  zbatonte me përpikmëri mësimet e PPSH, deri sa u bë sekretar i organizatës së PPSH të spitalit. Në këtë kohë filluan t’i shfaqen simptomat e një sëmundjeje psikike. Për shkak të kësaj sëmundjeje ai është dërguar nga Partia për mjekim në Austri. Sëmundja mbikëqyrej dhe kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Ylvi Vehbiu, me ardhjen e Berishës në pushtet, u largua pa u ndjerë për në SHBA pasi, siç u tha disa shokëve, duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës, do të bëhej kurbani i tij i parë. “Mjerë Shqipëria!” u shpreh Ylviu. Sali Berisha bëri çmos për ta gjetur. Në kohën kur Partia merrte nisma për të ndihmuar zonat veriore me mjekë, në një mbledhje të zhvilluar me kolektivin e spitalit, Sekretari i Partisë, Ilir Gjylbegu, kërkoi që kandidatura e Ylviut të mos përfshihej në transferim. Kur u kërkuan sqarime për shkakun e këtij rekomandimi, Iliri shpjegoi se Ylviu duhej të qëndronte pasi nuk kishte se kush të mbikëqyrte Sali Berishën në sëmundjen e tij. Ky “sqarim”, i kushtoi shumë pas 25 vjetësh Gjylbegut, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President i vendit. Presidenti e largoi Gjylbegun nga profesioni për 3 vjet dhe u desh ndërhyrja e miqve që ky mjek, specialisti më i mirë në Shqipëri për profesionin e tij, të rikthehej në punë. Për pjesën e dytë të pyetjes suaj, Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fizkulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh. Në Jugosllavi, vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, u tërhoq në bashkëpunim nga UDB-ja. Për këtë ndikoi fakti se motra e Milicës (e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe  vjehrra e ardhshme e Saliut ), ka qenë gjatë luftës oficere e OZNA-s (paraardhësja e UDB-së) dhe pas çlirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB-së, mbështetëse e Rankoviçit dhe e operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Djali i saj (djali i tezes së Lirisë), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Millosheviçit.

– Zoti Braho, gjatë bisedës sonë përpara intervistës, e krahasuat Berishën me Esat Pashën. M’u duk i ekzagjeruar krahasimi…

Dosja e Saliut për veprat e tij antishqiptare është shumë më e zezë se sa ajo e Esatit. Mua më duket sikur Esatin po e bëj më të zi se ç’është duke e krahasuar me Saliun. Esati nuk pati kohë t’i realizonte planet e tij, sepse e vrau Avni Rustemi në Paris. Ndërsa ky Esati modern me emrin Sali erdhi në pushtet, në majat më të larta dhe për tridhjetë vjet me radhë nuk ka të ndalur…

-Me mbështetjen e UDB…

Natyrisht. Edhe me mbështetje te shërbimeve të tjera agjenturore, ku dallon ai francez…

Heshtja e tij tregon që ai nuk është në gjendje t’i kundërshtojë këto. Do të dalin një ditë dokumentet autentike të bashkëpunimit me agjenturat e huaja si një superagjent. Por, shikoni aktet antikombëtare të këtij njeriu. Lexoni librin “Çështja shqiptare – riformësimi i Ballkanit” të autorëve anglezë James Pettifer dhe Miranda Vickers.

– Këto akuza i janë përmendur pjesë-pjesë zotit Berisha, por ai nuk ka reaguar asnjëherë…

Ata thonë se gjatë kohës së studimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruar te shërbimi fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emrat e të cilëve i janë përcjellë me siguri UDB-së. Por akti më i poshtër i këtij njeriu ndodhi kur Berisha mori pushtetin dhe sabotoi luftën e UÇK-së. Shikoni se çfarë shkruajnë autorët anglezë në faqet 156-157 të këtij libri: “Hapat e parë në këtë drejtim u hodhën në vitin 1991 kur një grup prej 54 kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në akademinë e Tiranës. Sapo kryeqytetet perëndimore morën njoftim për këto zhvillime, qeveria e Partisë Demokratike u vu nën një presion të madh, sidomos nga qeveria angleze, për t’i mbyllur këto kampe përgatitjeje dhe për të arrestuar personelin më të rëndësishëm. Mund të pohohet se qeveria e Partisë Demokratike e tradhtoi kombin duke iu nënshtruar këtyre presioneve dhe duke vepruar kundër UÇK-së së sapolindur. Qeveria e Partisë Demokratike nuk i respektoi të drejtat njerëzore të veprimtarëve kosovarë kur ajo ishte në pushtet. Themeluesi i UÇK-së, Adem Jashari, i cili do të martirizohej në mars të 1998-ës në Prekaz të Drenicës (në Kosovën qendrore), ndërsa krejt familja e tij do të shndërrohej në një legjendë që në ditët e para të luftës së Kosovës, ishte arrestuar dhe burgosur në Tiranë në vitin 1993. Zëdhënësi politik i UÇK-së Hashim Thaçi u burgos më 1996 dhe më vonë i shpëtoi për fije vdekjes kur shoku i tij i dhomës, gazetari Hysni Vulaj u vra nga një grup kriminelësh me pagesë. Zahir Pajaziti, komandanti karizmatik i grupit të Llapit, i cili u vra nga policia serbe më 1997, ishte arrestuar nga qeveria e Berishës më 1995.” Jasharët dhe Hashim Thaçi i dinë mirë këto veprime ndaj tyre.” Pikërisht në këtë kohë qeveria e Berishës thyente embargon e OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë dhe furnizonte me naftë makinerinë e luftës të Millosheviçit. Sali Berisha ngriti edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e administronte Tritan Shehu. Më vonë ishte Sali Berisha që i bënte thirrje delegacionit kosovar në Rambuje që të mos e firmoste marrëveshjen që çoi në çlirimin e Kosovës. Jam ne dijeni të deklasifikimit të mjaft dokumenteve të UDB të cilat do të na njohin me fakte të tjera. Duhet patur parasysh edhe se dokumentacioni agjenturor i Sali Berishës që arshivohej në SHIK, me urdhër te Gazidedes u asgjësua, po njerëzit që janë marrë me kundërzbulimin janë akoma gjallë dhe disponojnë dokumente autentike./Gazeta SOT

Tags: agjent i UDBBerishaSpartak Braho

TË LIDHURA

Beleri: Protesta e PD pa vlerë, as Shën Kozmai s’e mund Ramën!
Aktualitet

Beleri: Protesta e PD pa vlerë, as Shën Kozmai s’e mund Ramën!

18:33 | 15/05/2025
Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari
Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

18:30 | 15/05/2025
Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna
Aktualitet

Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

18:28 | 15/05/2025
Next Post
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve betohet tek Presidenti

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve betohet tek Presidenti

“Punon çdo ditë kundër shqiptarëve”, Meta akuzon Ramën për humbjen e 7-vjeçares

“Punon çdo ditë kundër shqiptarëve”, Meta akuzon Ramën për humbjen e 7-vjeçares

Francesco Totti nuk humbet kohë, paparacët e kapin “mat” me Noemi Bocchi-n (FOTO)

Francesco Totti nuk humbet kohë, paparacët e kapin "mat" me Noemi Bocchi-n (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Beleri: Protesta e PD pa vlerë, as Shën Kozmai s’e mund Ramën!
Aktualitet

Beleri: Protesta e PD pa vlerë, as Shën Kozmai s’e mund Ramën!

by mirseda
18:33 | 15/05/2025
0

“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe...

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

Tentoi të kalonte kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri me 940 mijë euro, kapet shqiptari

18:30 | 15/05/2025
Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

18:28 | 15/05/2025
Zbarkon Europa, “zhduken” qytetarët, Tirana e boshatisur

Zbarkon Europa, “zhduken” qytetarët, Tirana e boshatisur

17:47 | 15/05/2025
Shkak grushtet në Kashar, KQZ merr vendimin: Asnjë vëzhgues në KZAZ nr 30

Shkak grushtet në Kashar, KQZ merr vendimin: Asnjë vëzhgues në KZAZ nr 30

17:43 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com