Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

SPAK e mori nën hetim, Agolli shuan heshtjen: Më sulmojnë politikisht

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
SPAK e mori nën hetim, Agolli shuan heshtjen: Më sulmojnë politikisht

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ka reaguar në lidhje me tenderin e shpallur nga institucioni që ai drejton, ku fitues ishte kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, pronar i një restoranti përballë FSHZH dhe shef kuzhine në lokalin e djalit të Agollit në Hamallaj.

Në lidhje me këtë SPAK po heton kreun e FSHZH për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion. Por Agolli i ka mohuar akuzat, duke deklaruar se janë shpifje. Dritan Agolli ka shuar heshtjen pas zhurmës mediatike, ku thotë se po sulmohet padrejtësisht.

SPAK nis verifikimet pas denoncimit të skandalit me tenderin e FSHZH të drejtuar nga Dritan Agolli. Fondi Shqiptar i Zhvillimit zhvilloi një tender për hartimin e menusë së 100 fshatrave dhe realizimin e një dokumentari, dhe për këtë pagoi 400 mijë dollarë. Përveç tenderit të fryrë, skandali thellohet edhe më shumë kur mësohet se fitues është nxjerrë oferta më e lartë, e paraqitur nga administratori dhe ortaku kryesor i kompanisë Maskarpone, Alfio Rrotani, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek Gjiri i Lalzit në Durrës, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

“Nisur nga fushata e përbaltjes së ditëve të fundit ndaj FSHZH dhe meje si Drejtues i saj, dua të përcjell qëndrimin tim për opinion publik si vijon:

Në mënyrë të vazhdueshme prej politikes së vjetër dhe përfaqësuese të kulturës së baltës sulmohen institucionet dhe drejtuesit për punën dhe rezultatet e tyre. Në këto sulme nuk lihet mënjanë edhe FSHZH, që është një prej organizatave më të suksesshme në gjithë këto vite, ne funksion të zhvillimit rajonal dhe vendor dhe së fundmi dhe ne procesin e Rindërtimit;

Turizimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë dhe me një potencial ende të pa shfrytëzuar, sidomos në zonat me potencial natyror dhe kulturor. Nga studimet e kryera rezulton se kategoritë kryesore të shpenzimeve që bëjnë turistët janë për (i) Transport, (ii) Akomodim dhe (iii) Ushqim e pije, ku shpenzimet për ushqim e pije zënë gati 30% të shpenzimeve totale, gati njësoj me akomodimin dhe dicka më pak se transporti. Në vlerë financiare kjo shifër, për gjithë numrin e turistëve vendas dhe të huaj përgjatë kohës së qëndrimit, llogaritet në një të ardhur prej rreth 1 miliard Euro ne vit.

Një përmirësim i ketij produkti turistik do rezultonte me një rritje dhjetra milionë Euro në të ardhurat për këtë sektor dhe për për këtë arsye FSHZH përfshiu në programin e zhvillimit te “100 Fshatrave” ndërhyrjen për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal dhe menunë e 100 fshatrave, që në mënyrë të përmbledhur konsistonte në këto 10 komponentë:

Komponenti i parë është analiza e traditës së historisë së gatimit në të gjitha zonat që përfshihen 100 fshatrat në te gjithë Shqipërinë, përfshirë identifikimi i të gjithë bujtinave dhe restoranteve aktuale në këto 100 fshatra dhe menutë e ofruara prej tyre, identifikimin e trendeve të reja ushqimore bazuar në vlerat ushqyese dhe ingridientët autoktone të cdo zone etj;

Komponenti i dytë është hartimi i menusë për ushqimin, pijet dhe ëmbëlsirat per te treja vaktet ditore per sezone të ndryshme dhe në të gjitha krahinat ku shtrihen 100 fshatrat e Shqipërise. Hartimi i menusë përfshin nga emërtimi i elementëve, historia që duhet të tregohet për secilin prej tyre, ingridientet dhe recepturat e tyre, analiza e kostos për cdo element dhe përshkrimi i procedurës së përgatitjes/gatimit së bashku me video treguese për çdo element.

Komponenti i tretë është përgatitja e një dokumentari promocional për rrugëtimin dhe përgatitjen e kësaj menuje, që duhet të transmetohet ne kanalet dhe rrjetet sociale të ndryshme, duke krijuar nje bazë të mirë promocionale për këtë produkt turistik në këto zona;

Komponenti i katërt është botimi i menusë së 100 fshatrave dhe përgatitja e materialave dixhitale të mësipërme në formate të lehtë për t’u shpërndarë dhe aksesuar;

Komponenti i pestë është konsulenca për përgatitjen e dokumentacionit dhe rregjistrimi i menusë si markë autentike e rregjistruar si edhe mënyrën dhe marrdhëniet që mund të krijohen për dhënien e kësaj marke dhe ketij emri në përdorim nga ofruesit e ndryshëm të shërbimeve në zonën e 100 fshatrave;

Komponenti i gjashtë është ngritja e kapaciteteve dhe trajnimi i të gjithë shefave/stafit të bujtinave dhe restoranteve, disa nivele trajnimi dhe interesi për t’i prezantuar me menunë, mënyrën e përdorimit etj;

Komponenti i shtatë është ngritja e një platforme online qe do të shërbejë për publikimin dhe ngritjen e rrjeti të profesionistëve të këtyre zonave për të marrë informacion dhe për të komunikuar dhe ndarë eksperiencat në një komunitet profesional;

Komponenti i tetë është nje program televiziv promocional për ofruesit e sherbimeve ne keto zona dhe stafet e tyre, tip konkursi të shefave, që do bazohet gjate procesit të trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve.

Komponenti i nëntë është organizimi i disa eventeve të hapura publike promocionale në formën e panaireve të ushqimit ku shefat e kuzhines ofrojne produkte ushqimore qe jane pjese e menusë së 100 Fshatrave.

Komponenti i dhjetë është ngritja e një sistemi të monitorimit dhe kontrollit të cilësisë dhe trajnimit të vazhdueshëm të produkteve dhe stafit nëpër zona.

Kohëzgjatja e kësaj konsulence do të jetë për 3 vite, ndërsa më poshtë pasqyrohen Termat e

Referencës për këtë shërbim konsulence dhe procedura e ndjekur. Procedura e prokurimit ka qënë me dy faza.

Faza e parë ka qenë për përzgjedhjen e nje liste të shkurtër te kompanive pjesmarrëse ku në fund të kësaj faze kanë rezultuar dy pjesmarrës, të cilet janë kualifikuar që të dy nga komisioni i vlerësimit;

Për sa i përket aludimeve të ndryshimit të kritereve, sqarojmë se ky ndryshim është bërë me kërkesë të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) dhe konsistojnë në uljen e kërkesës për kapacitetin teknik dhe rrjedhimisht rritjen e aksesit në pjesëmarrjen e operatorëve ekonomik.

Ndryshimi është bërë 5 ditë pas publikimit dhe duke lejuar një periudhë 3 javore deri në hapjen e ofertave.

Faza e dytë ka qenë paraqitja e ofertave teknike dhe financiare, ku në bazë të ligjit kriteri teknik vlerësohet me 80% të peshës dhe kriteri financiar me 20% të peshës;

Në fund të fazës së dytë është bërë vlerësimi i kombinuar pas hapjes së ofertës financiare dhe renditja e tyre.

Kompania që rezultoi e dyta paraqiti një ankesë për vlerësim, e cila nuk ishte në formën dhe në mënyrën e kërkuar nga ligji. Nga ana e FSHZH-së iu bë me dije kjo gjë kompanisë dhe iu kërkua që t’a plotësonte dhe riparaqiste kërkesën në formën dhe mënyrën e kërkuar ligjore duke i lejuar kohen e mjaftueshme dhe te parashikuar nga legjislacioni. Bashkimi i operatoreve ekonomik i renditur i dyti, ka riparaqitur ankesën në FSHZH dhe pranë Komisonit të Prokurimit Publik.

Aktualisht procedura e prokurimit është në proces dhe e papërfunduar, pra ende nuk ka një kontratë të lidhur sipas ligjit. Për këto arsye zhurma që është duke u bërë ne media praktikisht është një ushtrim i hapur presioni për të influencuar në procedurën e prokurimit dhe në vendimarrje gjë e cila bie në kundërshtim edhe me përcaktimet ligjore për personat apo institucionet që ndikojnë në vendimmarrje.

Cdo subjekt (individ/person fizik/juridik, etj) i interesuar për faktet dhe të vërtetën mund të akesojë lehtësisht faqen zyrtare të APP-së dhe të konfirmojë këto të dhëna. Lidhur me çështjen e konflikit të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë cështje nga organet komptente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë keto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë cështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike.

Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tonë.

Me konsideratë,

Dritan AGOLLI

DREJTUES I FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT”.

 

Tags: Dritan AgolliKreu i Fondit Shqiptar të ZhvillimitSPAK

TË LIDHURA

Qëlloi me pistoletë 29-vjeçarin pas sherrit për parkimin, përfundon në pranga Franci Canaj
Aktualitet

Pistoleta, municion, kokainë, Arrestohet 27-vjeçari në Pogradec, i dënuar më parë për vrasje

08:56 | 18/06/2025
Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja
Aktualitet

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

08:51 | 18/06/2025
Këmbimi valutor sot
Aktualitet

Këmbimi valutor sot

08:44 | 18/06/2025
Next Post
Në emër të traditës

Llafollogji në vend të argumentit

SHBA “me sytë” nga Gjykata Kushtetuese, Meta del me mesazhin e koduar

SHBA "me sytë" nga Gjykata Kushtetuese, Meta del me mesazhin e koduar

Vr*sësi i parë serial në Shqipëri, ditari me emrat që do ekz*kutonte

Vr*sësi i parë serial në Shqipëri, ditari me emrat që do ekz*kutonte

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Qëlloi me pistoletë 29-vjeçarin pas sherrit për parkimin, përfundon në pranga Franci Canaj
Aktualitet

Pistoleta, municion, kokainë, Arrestohet 27-vjeçari në Pogradec, i dënuar më parë për vrasje

by mirseda
08:56 | 18/06/2025
0

Pogradec Operacion për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit...

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës, u moshuam 4 herë më shumë se BE-ja

08:51 | 18/06/2025
Këmbimi valutor sot

Këmbimi valutor sot

08:44 | 18/06/2025
Spiunë, dronë dhe IA/ Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Spiunë, dronë dhe IA/ Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

08:42 | 18/06/2025
“Universi nuk bën surpriza”, Eliona Pitarka zbulon gjininë e fëmijës së tretë

“Universi nuk bën surpriza”, Eliona Pitarka zbulon gjininë e fëmijës së tretë

08:38 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com