Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sovraniteti kombëtar përballë globalizmit

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Sovraniteti kombëtar përballë globalizmit

Robert Tombs, “Financial Times”/Sovraniteti kombëtar ishte flakur prej kohësh në koshin e harresës historike. “Ditët janë për perandoritë e mëdha, dhe jo për shtetet e vogla”- deklaroi Joseph Chamberlain, sekretari kolonial britanik në vitin 1902. Sot, secila prej këtyre perandorive të mëdha ka marrë fund, dhe vetëm pak shtetet mbetën në këmbë.

Megjithatë, besimi i Chamberlain, është dëshmuar këmbëngulës. Disa nga ndihmësit e tij, vazhduan të predikonin edhe më vonë në moshë të thyer, mesazhe në mbështetje të federalizmit europian. Shtetet e vegjël, ofendonin gjithçka që ata që mendonin në aspektin e racionalitetit, rendit dhe pushtetit sesa të demokracisë së ç’organizuar:këtu përfshiheshin diplomatë, administratorë, ekonomistë dhe akademikë të djathtë dhe të majtë.

Sovraniteti u fajësua për luftërat botërore. Nga ana tjetër sistemet mbikombëtare, do të ruanin paqen. Por realiteti qe ndryshe. Të dyja luftërat botërore, shpërthyen nga dinamikat e brendshme të perandorive autoritare, dhe jo nga nacionalizmi popullor:lufta ishte thellësisht jopopullore, madje edhe në Rajhun e Hitlerit.

Përpjekjet utopike, për të krijuar një rend botëror mbikombëtar, dhanë pak fryte. Megjithatë, vizioni mbijetoi. Mbrojtësit e BE-së, insistojnë se unioni ka ruajtur paqen, dhe se ndarja e tij do të rrikthente në kontinentin tonë trazirat nacionaliste të viteve 1930. Në fakt, BE-ja është rezultati dhe jo shkaku i një paqeje të krijuar nga shtetet-kombe demokratike, që e shtypën Gjermaninë naziste dhe themeluan NATO-n. Skemat imperialiste dhe federaliste, janë të drejtuara kundër sovranitetit kombëtar dhe demokracisë, si të dyja anët e të njëjtës monedhë politike.

S’ka dyshim, Chamberlain besonte se njerëzit qenë më mirë në një sistem mbikombëtar të drejtuar nga një elitë e ndriçuar. Por edhe në rast se ai kishte të drejtë, në pjesën më të madhe të botës, ky argument e ka humbur prej kohësh forcën e tij. Ndoshta perandoria britanike ishte krijuesja e “botës moderne”, por sa më shpejt që mundën popujt e nënshtruar iu larguan zgjedhës së saj. Arritja e shquar politike e  BE-së, ishte bindja e shumicës së evropianëve – të cilët në disa raste luftuan për sovranitetin e tyre kombëtar – se sovraniteti nuk kishte më rëndësi, se qe një iluzion, dhe se mund të “bashkoheshin” të sigurt brenda BE-së, dhe se çdo përpjekje për ta ushtruar sovranitetin do të sillte katastrofën.

Vitin e kaluar, populli britanik vendosi me një shumicë të ngushtë, të marrë ndër sy atë rrezik. U ngritën pikëpyetjet në lidhje me sovranitetin e tyre të sapo-pohuar. Si ushtrohet ai, dhe nga kush? Nacionalistët skocezë kërkojnë të drejtat e tyre sovrane. Kundërshtarët e Brexit, përqafojnë një variant ekstrem të sovranitetit parlamentar. Votuesit pro Brexit, e cilësojnë votimin e drejtpërdrejtë popullor si shprehje përfundimtare të sovranitetit. Origjina e largët e sovranitetit kombëtar, është e mjegullt dhe e paprekshme; por shumica prej nesh ndoshta do ta pranojë se pëlqimi popullor është thelbi i saj. Por a është ky sovranitet i mjegullt, thjesht një mit i vjetruar politik? Ne shpesh na thuhet se në “botën e sotme globale”, sovraniteti kombëtar është i pakuptimtë teksa kufijtë bëhen të parëndësishëm, dhe kompetencat zhvendosen në drejtim të organeve ndërkombëtare dhe jo-shtetërore.

Kjo është sigurisht më shumë një dogmë ideologjike, se sa një vëzhgim i paanshëm. Shuma e fuqisë shtetërore që mund të ushtrohet mbi edhe forcat e mëdha ekonomike, është e konsiderueshme, dhe sigurisht shumë më e madhe se sa në të shkuarën. Në shumicën e vendeve, shteti zotëron rreth gjysmën e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa lehtësimi sasior ka treguar rëndësinë e sovranitetit monetar. Shtetet e vogla janë duke lulëzuar:janë lojtarët e mëdhenj ata që përballen me probleme themelore. Edhe në vlerësimin më të ulët, fuqitë e mbetura të shteteve sovrane janë të një rëndësie të madhe. BE-ja ka pretenduar se i ka zgjidhur problemet e sovranitetit dhe pushtetit kombëtar, duke bashkuar të parin dhe t’ia shtuar këtij të fundit. Por është e dukshme që kjo zgjidhje nuk funksionon.

Për shumë vende anëtare, më e dukshme në Greqi, Spanjë dhe Itali, bashkimi i sovranitetit kombëtar ka pasur pasoja shkatërruese sociale, ekonomike dhe politike. Si një vrimë e zezë politike, BE-ja “thith” sovranitetin e vendeve të saj anëtare, por sovraniteti ende “kullon”. Nëse ai jep të drejtën e njohur për të marrë një vendim përfundimtar, cili në BE e ka këtë të drejtë? Siç vërente Thomas Hobbes, “autoriteti sovran nuk është aq i dëmshëm sa mungesa e tij”; dhe asgjë nuk e bën BE-në po aq të dëmshme, sa gjërat që nuk arrin ta bëjë. Ajo s’mund të zgjidhë problemet e krijuara nga euro. Nuk mund të kontrollojë lëvizjen ose drejtojë zhvendosjen e barabartë të flukseve njerëzore nga jashtë ose nga brenda.

Perandoria Britanike, është quajtur “një brontozaur me gjymtyrë të mëdhenj të cenueshëm, sistemi nervor qendror i të cilit kishte pak kapacitete për të mbrojtur, drejtuar apo kontrolluar”. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për BE-në, dobësitë e të cilës mund ta shkatërrojnë atë. Perandoria e vjetër Austro-Hungareze, vetëm mund të shpresonte t’i mbante popujt e saj në një gjendje të menaxhueshme të pakënaqësisë. BE-ja sot përballet me një perspektivë të ngjashme. Ne duhet të shpresojmë që paralelizmat të përfundojnë këtu.  Ndoshta brenda pak vitesh, elitat e Evropës do të pranojnë se federalizmi ka qenë një rrugicë qorre, dhe se shpresa më e mirë e Evropës është një shoqatë e kombeve sovrane demokratike, që qëndrojnë bashkë jo nga “direktivat”, por nga solidariteti fqinjësor. Por mos shpresoni shumë.

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Shënim: Robert Tombs është autor i librit “Anglezët dhe historia e tyre”

Tags: boteRobert TombsSovranitetitë globalizuar

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Arrestohet Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, akuzohet për korrupsion

Arrestohet Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, akuzohet për korrupsion

Vjen dështimi i dytë pas atij në Trieste, Greqia i merr Shqipërisë projektet e INTERREG

Vjen dështimi i dytë pas atij në Trieste, Greqia i merr Shqipërisë projektet e INTERREG

Faktet historike pse nëna e Skënderbeut nuk ishte sllave

Faktet historike pse nëna e Skënderbeut nuk ishte sllave







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com