pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvsmartbahistaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisperabetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombetciopusulabet girişjojobet canlıbetgit1win giriş1winbetgit girişbetgitromabet girişromabetgameofbet giriş1winbetbey girişgameofbettambet girişbetbeyradissonbet giriştambetcratosroyalbet girişradissonbetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsekabetbetsalvadorholiganbetbetciocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişMatbetPusulabetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Sot kreu i ri i PD-së, ja ku u mbështetën më shumë sfidantët

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë

Heshtja është e vetmja “zhurmë politike” në korridoret e Partisë Demokratike, ndërkohë që sot votohet pre kreun e ri të PD-së. Si rrallherë që nga krijimi i kësaj partie, në garë janë katër kandidatë. Vijnë nga shkolla të ndryshme politike dhe komunikimi, nga përvoja të ndryshme në jetë, por edhe nga histori të ndryshme brenda PD-së. Për shumë vëzhgues, duket se Basha ka një avnatazh, duke qenë ende në krye të kësaj force politike.  Por nuk janë të pakta sondazhet që kanë dhënë një rivalitet me deputetin Agron Shehaj. Madje ka sondazhe në media që z. Shehaj e japin me pikë përpara z. Basha. Ndoshta edhe për shkak të profilit që biznesmeni i suksesshëm arriti të ndërtojë gjatë fushatës. Ndërkaq, artikulime të rëndësishme për riorganizimin e PD-së ka bërë edhe Fatbardh Kadilli. Ndërsa Edith Harxhi është e vetmja që ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka parë me admirim lëvizjet e ish kryeministrit Berisha, duke aluduar se, deklaratat e tij janë nënkuptim për pakënaqësinë e drejtimit të partisë nga kreu aktual.

Megjithatë, pavarësisht rezultatit që do japë sot vota e demokratëve, është normale që PD të krenohet që gara ka qenë e fortë dhe që rivalët e Bashës, Shehaj, Harxhi e Kadilli, kanë thënë me zë të lartë atë që ka nevojë çdo parti ta dëgjojë, sidomos kur të qenurit në opozitë është një kohë e gjatë.

Ku u mbështeten më shumë kandidatët në fushatë?

Për Lulzim Bashën fushata është fokusuar të beteja për të bindur shqiptarët se “25 Prilli ishte një masakër zgjedhore”. Ai ka ftuar demokratët t’i bashkohen betejës për të rrëzuar atë që ai e konsideron “Regjimi Rama-Doshi”. Nuk ka replikuar me rivalët, por i ka ftuar që të përdorin një gjuhë përbashkuese për demokratët.  Basha i sfidoi rivalët e tij dhe Këshillin Kombëtar që, nëse do të pranonin se zgjedhjet e 25 Prillit ishin fituar pa manipulime nga z. Rama, ai do të jepte dorëheqjen. Edhe në fushatë ai ftoi rivalët që të pranonin “masakrën zgjedhore” dhe të bashkoheshin në një betejë të re që do të përshpejtojë zgjedhjet. “ Ne do t’i themi jo masakrës zgjedhore. Ne do t’i themi jo hijes së diktaturës që po vërtitet përsëri mbi vend. Ne do themi jo pengmarrjes me dhunë shumicës nga pakica të bashkuar, siç u futëm në betejën e 25 prillit edhe më të fortë, edhe më të fuqishëm, edhe më të mëdhenj seç hymë në atë betejë, tani më me sytë e dëshpëruar të shqiptarëve që nuk kanë shpresë tjetër, ne do ti japim një përgjigje kumbuese çdokujt që ka vënë bastin se duke na përçarë, duke na çoroditur, duke na futur në mosbesim e në dyshim me vetveten e me njëri-tjetrin, mund të na shmang nga fokusi i vetëm, nga objektivi i vetëm i kësaj beteje që është rrëzimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe regjimit të tij.”, tha Basha pak para heshtjes zgjedhore nga takimi i tij në Fier, duke përmbledhur kështu edhe shumicën e qëndrimeve gjatë kësaj fushatë brenda partisë.

Për Agron Shehajn, PD-ja duhet të rikthehet në vlera të tilla si demokracia e brendshme, meritokracia dhe ndershmëria. “PD duhet të ketë në krye njerëz për të cilët qytetarët mendojnë se janë të pakorruptueshëm, të zotë dhe me kurajo për të punuar për interesin publik. Ndryshimi do të fillojë me vendosjen e standardit statutor që kryetarit që humbet zgjedhjet i mbaron automatikisht mandati dhe nuk mundet më të rikandidojë. Vetëm kështu kryetari i PD-së do ketë interes të luftojë për të fituar duke tërhequr njerëzit më të mirë dhe të jetë i vetëdijshëm që ka vetëm një mundësi për ta çuar Partinë Demokratike në fitore”, është shprehur Shehaj.  Sipas tij, në rast të fitores së tij në krye të PD-së,  do të jetë në fuqi e drejta e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga anëtarësia . “Rikthimi i luftës kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga oligarkët  do të jetë prioriteti kryesor i opozitës. PD duhet të heqë dorë nga lojërat politike të pakuptimta që nuk u shërbejnë problemeve reale të shqiptarëve dhe të merret me shkakun kryesor të varfërisë që është korrupsioni”, tha Shehaj duke ftuar demokratët t’ia besojnë atij kreun e kësaj partie.

Për Edith Harxhin, që shënon edhe të parën grua në 30 vitet post-komuniste të Shqipërisë që kandidon për t’u zgjedhur kryetare e PD, kryefjalë ka qenë “hapja e PD-së”. Sipas saj, PD ka gabuar shumë rëndë dhe nuk është sjellë si një opozitë serioze përballë qeverisë së kryeministrit Rama. Ajo ka konsideruar si gabime skandaloze dorëzimin e mandateve si dhe mospjesmarrjen në zgjedhjet lokale. “Programi politik me të cilin garoj për t’u zgjedhur kryetare e PD mbështetet pikërisht mbi të njëjtat vlera dhe parime, si ai i PD, në ditën e themelimit të saj, më 12 dhjetor 1990. Për këtë është jetike ringritja e saj, mbështetur tek vlerat dhe parimet e partive të djathta. Në PD duhet që gjithçka të vendoset vetëm nga Forumet e Partisë, mbështetur në statut, nëpërmjet debatit e konkurrencës së lirë, duke i dhënë fund vendim-marrjes vetjake të kryetarit. Duhet të mundësohet zgjedhja e përfaqësuesve vetëm nëpërmjet listave plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe të këshilltarëve vendorë”, është shprehur Harxhi. Ajo është shprehur se ka hyrë në konkurrim jo si një grua, por si një kandidate me moral politik dhe që beson se është e aftë të bashkojë PD-në. Harxhi është shprehur se gara ka qenë e pabarabartë dhe se është ankuar për mosvënien në dispozicion të listëës së anëtarësisë dhe të infrastukturës. Gjithashtu, ajo ka shprehur hapur tronditjen për shpalljen “non grata”  të Berishës dhe ka mbështetur deklratat e tij për një rikthim të mundëshm në krye të PD-së, duke e konsdieruar këtë qëndrim si një pakënaqësi të hapur të drejtimit të deritanishëm nga Basha.

Për Fatbardh Kadillin i rëndësishëm është shndërrimi i PD-së në një lëvizje popullore me forcë tërheqëse për gjithë. Ai thekson se synon ringritjen e PD si një parti opozitare pa asnjë njollë korrupsioni financiar dhe moral. Sipas tij Energjitë e opozitarizmit janë sot në pikëpyetje dhe se mungesa e traditës së opozitarizmit dhe prirja për t’u përshtatur me pushtetin po rrezikon të kompromentojë qëndrueshmërinë politike të PD.  “Oferta ime është një PD më e madhe se kryetari, ku vendimmarja u takon anëtarëve, një parti ku forca qëndron jo tek vula e kryetarit por tek vota e anëtarit, një parti që frymëzon me modelin dhe me kauzat e saj që duhet të jenë programore dhe jo rastësore si deri më sot”, është shprehur Kadilli, duke u shprehur se është i vetmi kandidat ofron rrugën e ringritjes së PD dhe formësimin e një lëvizjeje popullore. Ai ka krahasuar Bashën me Ramën për përdorimin e administratës së partisë, në favor të tij, si dhe për refuzimin e debatit me rivalët. Ai e ka konsideruar vazhdimin e drejtimit të PD-së nga Basha si një shpërdorim të sakrificave të demokratëve dhe ka ftuar anëtarësinë e PD-së që të votojë për projektin e tij politik./ Tirana Today

Tags: Agron ShehajEdith HarxhiFatbardh Kadillilulzim basha

TË LIDHURA

Aktualitet

Ndërtoi një kat pa leje në banesën e babait, arrestohet efektivi i Policisë së Sarandës

16:23 | 13/06/2026
Aktualitet

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

15:34 | 13/06/2026
Aktualitet

Arratisje gjatë funeralit të vëllait, shqiptari 47-vjeçar zhduket nga varrezat në Australi

14:57 | 13/06/2026
Next Post

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 13 qershor 2021

PS, vetia vetëtransformuese e një force politike

Euro 2020/ Angli-Kroaci, 15:00. Anglia nis sot rrugën drejt lavdisë europiane







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ndërtoi një kat pa leje në banesën e babait, arrestohet efektivi i Policisë së Sarandës

by mirseda
16:23 | 13/06/2026
0

Një punonjës i Policisë së Sarandës ka përfunduar në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohet...

SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes, Sekretari amerikan i Thesarit: Mund të mbyllet që këtë fundjavë

15:46 | 13/06/2026

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

15:34 | 13/06/2026

Përfundon numërimi në përfaqësitë diplomatike, LVV siguron mandatin e 50-të në Kosovë

15:26 | 13/06/2026

Ronaldo: Ky brez do t’i japë shumë gëzim Portugalisë, synimi ynë mbetet titulli kampion bote

15:07 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com