Ditën e sotme do të mbahen homazhe për ish-ministrin Dritan Prifti, i cili u nda nga jeta dje pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.
Homazhet do të mbahen te Muzeu Kombëtar nga ora 10:00 deri në 12:00.
Trupi i pajetë i Priftit do të përcillet për në banesën e fundit në Shish-Tufinë, ndërsa varrimi do të zhvillohet në orën 13:00.
Ndërkohë, në nisje të seancës plenare, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Dritan Prifti.
Prej më shumë se një viti, Prifti po luftonte me sëmundjen e leuçemisë, të cilës fatkeqësisht nuk arriti t’i bëjë ballë, edhe pas nënshtrimit të kurave intensive në Itali dhe Gjermani në muajt e fundit.
Prifti ndërroi jetë në shtëpinë e tij, ku u kthye për të kaluar orët e fundit, pasi mjekët italianë ia kishin hequr shpresat ditë më parë.