Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bledi Kasmi, njëherësh ish-kryeredaktor i RD-së, ka prekur me mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani. Emri i ish-Presidentit ishte sot pjesë e listës së kandidatëve për t’u votuar si anëtar i Kryesisë së PD-së. Kasmi shkruan në një postim në Facebook, se sot ai votoi për Nishanin si anëtar.
“Sot e votova për të qenë pjesë e Kryesisë, me shpresën se do të rikthehej prap mes nesh, por Zoti paska pasur të tjera plane për Bujarin Nishanin, një burrështetas dinjitoz, i thjeshtë dhe demokrat me zemer të madhe”.