Nuk ka më kohë për Vincente Montellan, tek Milani. Duket se barazimi që Milan mori sot përballë Genoas, nuk është kapërdirë më nga drejtuesit kuqezi dhe janë duke diskutuar mbi vendimin për ta shkarkuar italiani. Për sa i përket zëvendësit të tij duket se milanezët e kanë shënjestruar ditë më parë dhe ai është duke pritur “ok” e drejtuesve sportivë për të marrë rolin e trajnerit.
“Corriere dello Sport” nga Italia, e bën të sigurt se Montela do të shkarkohet, dhe në vendin e tij do të vihet Paulo Sousa. Siç raportohet, Sousa kishte kontratë me FOX TV si komentator sportiv, dhe pas ofertës që Mirabeli i ka bërë, 47 vjeçari është liruar nga kjo kontratë, dhe do të jetë i gatshëm për stolin kuq e zi. Thirrja për të mendohet të jetë çështje ditësh.