Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Sonte luhet finalja e emrave të mëdhenj, të gjitha detajet e supersfidës

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Juventus dhe Real Madrid do të përballen sonte në Cardiff, në orën 20:45.

Kemi përplasjen e dy gjigantëve të futbollit evropian. Por veç përballjes së dy emrave të mëdhenj siç janë klubi italian i Juventusit dhe ai spanjoll i Real Madrid, kemi dhe përplasje të trajnerëve, lojtarëve, shkollave të futbollit, pa harruar dhe financimet.

Dueli i dy trajnerëve të suksesshëm

Trajnerët kanë luajtur me kartën e luftës psikologjikë duke hedhur deklarata se kush mund të jetë favorit me qëllim dekurajimin e kundërshtarit që ai mos të mobilizohet 100 për qind. “Trajneri i Juventusit Allegri ka thënë para ndeshjes se Reali është favorit i kësaj finaleje. “Dua ta përsëris se Reali është favorit, ata janë kampionët aktual të kësaj gare. Por ne jemi të qetë dhe kemi punuar gjithë sezonin për këtë ditë”, deklaroi Allegri. Por Zinedin Zidan e ka hedhur poshtë këtë deklaratë. “E kam thënë disa herë dhe po e përsëris se në finale nuk ka favorit, gjithçka është 50/50. Kështu që duhet të përgatisim mirë ndeshjen”, ka theksuar mes tjerash ai.

 

Formacionet e dy skuadrave

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ndeshjen pritet ta filloj pa Gareth Balen, i cili ende nuk është rikuperuar 100 për qind pas lëndimit që kishte pësuar në El Clasico. Kurse, Massimiliano Allegri do të ketë në fushë të gjithë yjet. Surpriza e tij e vetme është kalimi i Dani Alvesh si mesfushor i djathtë. Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave të publikuara nga e përditshmja sportive katalane, Mundo Deportivo.

Shpenzimet e dy skuadrave 

Real Madridi ka shpenzuar shumë më shumë se Juventusi për ta ndërtuar skuadrën që e menaxhon sot Zinedine Zidane.

Goal ka bërë një krahasim të dy skuadrave me lojtarët që kanë blerë gjatë viteve për të ndërtuar skuadrat e sotme. Spanjollët kanë shpenzuar së paku 200 milionë më shumë se italianët. 25 lojtarët që ka Zinedine Zidane në dispozicion, i kanë kushtuar Real Madridit 638.2 milionë euro, derisa Juventusi e ka ndërtuar skuadrën për shumën e 422.03 milionë euro. Lojtarët që i kanë kushtuar më shumë Juventusit janë Gonzalo Higuain (90 milionë), Gianluigi Buffon (53) dhe Paulo Dybala (40). Kurse më të shtrenjtit në Madrid janë, Gareth Bale (100 milionë), Cristiano Ronaldo (94) dhe James Rodriguez (80). Pra në total, për të ndërtuar këtë skuadër, Reali ka shpenzuar 638.2 milionë euro, derisa Juventusi 422.03 milionë euro.

Dy të mëdhenjtë e këtyre dy ekipeve

Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo do të përballen sonte në  finales së Ligës së Kampionëve. Kjo përballje mes Buffonit dhe Ronaldos nuk do të jetë vetëm në kërkim të trofeut më të çmueshëm në Evropë, por edhe për Topin e Artë. Sipas gazetave sportive në Spanjës, AS dhe Marca, fituesi i këtij takimi thuajse do të vendos edhe për fituesin e radhës së Topit të Artë.

Gianluigi Buffon, ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, para finales së Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të shtunën në Cardiff. Buffon thotë se Ronaldo është shembull për të gjithë, teksa nuk i pëlqen krahasimi që i bëjnë me të, që shihen si dy favoritët për “Topin e Artë” “Ronaldo është shembull për të gjithë”, tha fillimisht Buffon. “Krahasimi me Ronaldon? Kemi role krejtësisht të ndryshme, kështu që nuk mund të ketë krahasime mes nesh”, shtoi ai.

Ç’parashikojnë bastet?

Sipas shumicës së zyrave më të mëdha të basteve, Real Madrid është favorit i lehtë në finale. Fitorja e skuadrës spanjolle ka koeficient 2.65.

Fitorja e kampionëve të Italisë, Juventusit ka kuotën 3, ndersa barazimi në këtë ndeshje është kotuar me 3.10.

Tags: cardifffinaljaJuventusliga e kampionevereal madrid

TË LIDHURA

Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Sport

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Sport

Arbër Hoxhën e donin në Angli, e zbulon trajneri

18:04 | 04/06/2026
Next Post
120229-A-8536E-817 U.S. Army soldiers prepare to conduct security checks near the Pakistan border at Combat Outpost Dand Patan in Afghanistan's Paktya province on Feb. 29, 2012.  The soldiers are paratroopers assigned to Company A, 3rd Battalion, 509th Infantry Regiment.  DoD photo by Staff Sgt. Jason Epperson, U.S. Army.  (Released)

Afganistani, problemi i pazgjidhur i SHBA-ve

Këshilli i Sigurimit, vendos sanksione të reja kundër Phenianit

NASA do të studiojë diellin nga “afër”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dita e pestë e protestës/Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, gratë dhe fëmijët në krye

by mirseda
18:47 | 04/06/2026
0

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe...

Rama në Vlorë miting me PS, por PD-ja organizon protestë në të njëjtën orë!

18:42 | 04/06/2026

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

18:31 | 04/06/2026

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com