Protesta në Rrugën e Kombit kundër taksës 10 Euro tronditi vetë Edi Ramën, i cili mesa duket nuk e kishte menduar ndonjëherë një reagim të tillë qytetar që pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 2013.
https://tiranatoday.com/video-del-jashte-kontrollit-protesta-shkaterrohen-sportelet-trau-e-semaforet-3-te-lenduar/
Zemërimi qytetar ndaj qeverisjes së kryeministrit Rama është rritur ndjeshëm përgjatë mandatit të tij të dytë qeverisës dhe vetë protesta në Rrugën e Kombit tregoi edhe mosdakordësinë ndaj politikave të kreut të ekzekutivit.
Kryeministri Rama e përjetoi aq shumë këtë reagim sa në konferencën e pasdites së 31 marsit iu mor fryma teksa belbëzonte justifikimet mbi vendimin për të taksuar Rrugën e Kombit.
https://tiranatoday.com/rames-i-merret-fryma-i-frikesuar-ne-palce-nga-protesta/
Protesta krijoi bindjen tek një pjesë e madhe e opinionit publik se vetëm në këtë mënyrë Edi Rama mund të reagojë dhe tërhiqet deri diku nga vendimet arbitrare siç ishte rasti i taksimit të Rrugës së Kombit.
Ndërsa tani ka vendosur që të konsultohet më parë me qytetarët, kryesisht banorët e Kukësit mbi mënyrën e taksimit ose jo të rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën.
Duke parë perceptimin e përgjithshëm të opinionit publik, veçanërisht pas kësaj proteste, Tirana Today vendosi të zhvillojë një sondazh në faqen e saj https://tiranatoday.com/poll/duhet-te-largohet-rama-pas-protestes-ne-rrugen-e-kombit/, se a duhet të largohet nga pushteti Edi Rama pas protestës në Rrugën e Kombit?
https://tiranatoday.com/poll/duhet-te-largohet-rama-pas-protestes-ne-rrugen-e-kombit/
Rreth 61.5 për qind e qytetarëve janë për largimin e tij nga pushteti, 32 për qind e tyre janë dakord që Rama të vijojë qeverisjen e nisur që nga zgjedhjet e fundit të vitit të kaluar ndërsa 6.5 për qind e votuesve nuk janë të sigurt nëse duhet të largohet apo të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.Këto të dhëna tregojnë deri diku rënien e popullaritetit të vetë kryeministrit Rama dhe zemërimin ndaj politikave aspak favorizuesve për shtresat në nevojë.
Ndërsa shërbejnë si një paralajmërim për vijimin e këtij mandati qeverisës që pa mbushur ende vitin është shoqëruar me skandale, keqqeverisje dhe një rritje progresive të pakënaqësisë së njerëzve kundrejt mazhorancës në pushtet.
TIRANA TODAY