Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Socializohen që në barkun e nënës, ja çfarë nuk dini mbi binjakët

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
Binjakët, shenja më me fat e ditës

Fëmijët binjakë duken shpesh si një magji që ndodh në rrethana të zakonshme. E kush prej nesh nuk është magjepsur nga lidhja midis një çifti fëmijësh, dhe sidomos nga aftësia e tyre për të komunikuar edhe pa thënë asnjë fjalë. Ja cilat janë disa nga aspektet më mbresëlënëse mbi ta, që ndoshta nuk i keni dëgjuar.

Qentë e gjejnë ndryshimin midis binjakëve identikë

Binjakët mund të na ngatërrojnë shpesh ne njerëzit. Por qentë janë të aftë të mbajnë mend dallimet midis tyre. Në një studim të vitit 2011, qentë e policisë gjermane u njohën me aromat e dy binjakëve identikë. Pastaj, ata ishin në gjendje t’i identifikonin ato aroma midis disa kavanozave që përmbanin aromat e njerëzve të tjerë.

Binjakët kanë më shumë të ngjarë të jenë mëngjerashë

Rreth 10 për qind e popullsisë në botë është mëngjarashe. Por ky numër është më i lartë në mesin e binjakëve. Për shembull, në një studim të vitit 2009 mbi 30.116 finlandezë të moshave 18-69 vjeç, përdorimi i dorës së majtë ishte më e zakonshëm tek binjakët (8.1 përqind) sesa tek trinjakët (7.1 përqind), apo fëmijët e lindur vetëm (5.8 për qind).

Ekziston disa lloje binjakësh “gjysmë-identikë”, dhe ata “identikë”

Binjakët identikë quhet monozigotikë. Në rastin e tyre, një vezë e vetme e fekonduar ndahet në dy gjysma. Binjakët monozigotë ndajnë 100 përqind të gjenomit të tyre, ata dyzigotë 50 për qind dhe semi-zigotë, ndajnë një përqindje midis. Rreth 25 përqind e binjakëve identikë, janë pasqyra e njëri-tjetrit. Pra disa nga tiparet e tyre fizike janë të barabarta, por të kundërta, si në pasqyrë. Dikush mund të ketë një shenjë lindjeje në anën e djathtë, tjetri të njëjtën shenjë e ka në anën e djathtë.

Binjakët që rriten të ndarë nga njëri-tjetrin, ka ende të ngjarë të kenë personalitete, interesa dhe qëndrime të ngjashme

Në një studim historik të vitit 1990, studiuesit studiuan më shumë se 100 çifte binjakësh që rriteshin larg njëri-tjetrit. Rezultatet treguan se ndonëse ata nuk ishin rritur bashkë, ndanin ende shumë tipare të personalitetit, temperamentit, interesa personale dhe profesionale.

Ata socializohen që në barkun e nënës

Nëse ju ka qëlluar të qëndroni për disa kohë me dikë në një ambjent të vogël, me siguri që keni filluar të bisedoni. Imagjinoni pak si është të bllokoheni në një hapësirë ​​të vogël me dikë për nëntë muaj! Në një studim të vitit 2010, studiuesit përdorën teknologjinë e ultratingujve, për të monitoruar 5 çifte binjakësh gjatë shtatëzanisë. Gjatë studimit të tyre, u pa se ata kishin një kontakt të madh fizik me binjakun e tyre.

Nënat e binjakëve jetojnë më gjatë

Në një studim të madh të vitit 2011, studiuesit shqyrtuan të dhënat e popullsisë në Utah të SHBA-së, duke marrë informacione mbi nënat gjatë viteve 1807-1899. Kishte gjithsej 4.603 nëna me binjakë dhe 54.183 me lindje vetëm një fëmijë. Rezultatet treguan se nënat e binjakëve, kishin një vdekshmëri më të ulët pas menopauzës, dhe një pjellori më të lartë gjatë jetës sesa gratë e tjera.

Gratë më të gjata dhe ato që konsumojnë shumë bulmetin, kanë më shumë gjasa të lindin binjakë

Ndër faktorët e shumtë që mund të çojnë tek një grua të lindë binjakë, është gjatësia trupore. Në një studim të vitit 2006 në Nju Jork, studioi 129 gra që kishin lindur binjakë ose trinjakë. Ai gjeti se gjatësia e tyre mesatare ishte 168 cm, pra më shume se 3 cm të gjatë sesa mesatarja kombëtare.

Shkencëtarët hipotezuan se një proteinë që gjendet më shpesh tek faktorët e rritjes në formën e insulinës, ose IGF, mund të stimulojë vezoret për të garantuar mbijetesën e më shumë se 1 embrioni. Ndërkohë një studim tjetër i po atij viti 2006, zbuloi se gratë që konsumojnë më shumë produkte shtazore, përfshirë bulmetin, kanë më shumë gjasa të lindin binjakë.

Falë tyre janë arritur shumë përparime shkencore

Baza për një zbulim shkencor, është kontrolli dhe testimi grupor. Dhe kush e garanton më mirë atë, sesa individët që bartin kaq shumë tipare të përbashkëta? Binjakët identikë, kanë marrë pjesë në studime që testojnë ilaçet kundër sëmundjeve si psoriaza, artriti psoriatik, kanceri i gjirit etj.

Ndërkohë kur NASA donte të kuptonte më mirë efektet e një udhëtimi hapësinor afatgjatë mbi trupin e njeriut, ata testuan një çift astronautësh, që qëlluan të ishin binjakë identikë. Skot dhe Mark Kelli, ishin pjesë e një studimi 340-ditor, gjatë të cilit Skot jetoi në Stacion Hapësinor Ndërkombëtar, ndërsa Marku në Tokë. Rezultatet e botuara këtë vit, treguan se Skot kishte disa ndryshime të rëndësishme në trupin e tij pasi kaloi gati një 1 vit në hapësirë, disa prej të cilave zgjatën disa muaj edhe pas kthimit të tij në Tokë.

TIRANA TODAY

Tags: BinjakëtkerkuesitStudime

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Shuhet aktorja e mirënjohur shqiptare

Demokratët në zi, ndahet nga jeta ish-deputeti i njohur

I plasi fishekzjarri në fytyrë, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari

I plasi fishekzjarri në fytyrë, humb jetën tragjikisht 50-vjeçari

Kush janë forcat Kuds? Fuqia e forcave sekrete të Iranit

Kush janë forcat Kuds? Fuqia e forcave sekrete të Iranit







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com