Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

BE s’mund të shpëtojë duke shkatërruar të tjerët

8 vjet ago
in Të Gjitha
BE s’mund të shpëtojë duke shkatërruar të tjerët

Nga George Friedman, “Geopolitical Futures”/Ndonjëherë mënyra më e sigurt për të sjellë ndryshime, është të rezistosh. I tillë mund të jetë rasti në Itali, zgjedhjet e fundit të së cilës sollën në pushtet dy parti nacionaliste dhe euroskeptike, të njohura si Lëvizja Pesë Yje dhe Lidhja.

Së bashku, ato fituan mjaftueshëm vende në parlament për të formuar një qeveri koalicioni, çka u përpoqën të bëjnë javën e kaluar. Megjithëse të dyja partitë, e kanë moderuar retorikën e tyre anti-BE të fushatës, ato zgjodhën për ministër të financave një figurë të diskutueshme që kërkon daljen e vendit nga eurozona.

Pastaj, në një lëvizje që askush nuk e priste, presidenti italian, normalisht një figure kryesore në vend, vuri veton ndaj emërimit të këtij ministri. Koalicioni u rrëzua. Si për të fyer më tej dy partitë fituese të zgjedhjeve, presidenti zgjodhi një ish-zyrtar të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të qenë kryeministër i përkohshëm.

Ai do të udhëheqë një qeveri teknokratike, që nuk mund të ndërmarrë iniciativa, por mund të punojë brenda një kuadri të caktuar – domethënë, derisa të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare. Me fjalë të tjera, presidenti është duke shmangur vullnetin e popullit.

Ai caktoi një zyrtar të një organizate ndërkombëtare të urryer nga zgjedhësit e fituesve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe i dha atij fuqinë për të vazhduar me politikat, që shumica e italianëve votoi në thelb për t’i sabotuar. Veçanërisht, presidenti tregoi se sa i dobët ishte koalicioni.

Pak nga anëtarët e tij kanë përvojë në politikën e lartë italiane. Mbështetësit e tij mund të krenohen me ketë fakt, dhe kundërshtarët mund ta konsiderojnë këtë një të metë, por vëzhguesit neutralë e shohin atë thjesht për atë që është: Rezultati i pashmangshëm i transformimit të politikës italiane.

Taktikat e presidentit mund të dëmtojnë. Ai po vë bast se duke imponuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, do të dalë një rezultat i ri. Kjo është e mundur.

Tek e fundit në Itali, mbështetja për direktivat e BE është relativisht e ulët, por shumica e italianëve e mbështesin ende qëndrimin brenda eurozonës. Ata vetëm duan vetëm që të marrin vetë vendimet për xhepin e tyre.

Por ka shumë të ngjarë që forcat kundër parisë, që ngjitën në pushtet Lidhjen dhe Pesë Yjet të zgjerojnë mbështetjen e tyre, veçanërisht nëse italianët besojnë se demokracia e tyre është në rrezik.

Gjatë muajve të ardhshëm, politika italiane do të jetë në ethe, dhe kjo do të ketë ndikim në të gjithë Evropën, veçanërisht në vende të tilla si Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke, të cilat e kanë hedhur poshtë të gjithë autoritetin e Brukselit.

Bashkimi Europian, do të pranojë padyshim vendimin e presidentit italian, për të zëvendësuar një koalicion të zgjedhur me një qeveri kujdestare, që është të paktën më pak armiqësore ndaj Brukselit. Argumenti do të jetë, që presidenti italian veproi sipas rregullave të Kushtetutës italiane. Dhe kjo është e vërtetë.

Por fakti është se ai e ka ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve, dhe do të shihet si i tillë. Do të shihet si një hile që përdoret nga humbësit kundër fituesve, një kurth që pengon një qeveri të zgjedhur popullore të marrë pushtetin. Duke mos qenë një ekspert i ligjit kushtetues italian, ngurroj të spekuloj se nuk ka qenë ky synimi i parimeve kushtetuese të përdorura në rastin konkret.

Megjithatë, mungesa e gatishmërisë së BE-së për të vendosur sanksione ndaj Italisë, do të shihet si një mbështetje për të bllokuar në mënyrë anti-demokratike edhe nëse është kushtetuese, rezultatin e një palë zgjedhjeje thelbësisht anti-BE. Problemi me të cilën përballet tashmë Italia është i qartë.

Kriza është një e dhënë. Italia është një vend i madh dhe një anëtar themelues i BE-së. Qytetarët e saj zgjodhën partitë që formuan një qeveri anti-europiane. Presidenti e sabotoi atë. Problemi që paraqet kjo për BE-në, nuk është më pak i mprehtë.

Evropianët do ta mbështesin presidentin në baza të ngushta kushtetuese. Ata do të sulmohen në baza më të gjera demokratike. Por sa më shumë zbulohen dobësisë themelore të BE-së, aq më të kufizuara janë zgjedhjet që mund të merren si përgjigje.

Nëse pranohet me thjeshtë anulimi i një procesi të lirë zgjedhor, kjo lëvizje duket dëshpëruese, antidemokratike dhe selektive nga ana morale. Nëse merr masa kundër Italisë – diçka që nuk ka gjasa ta bëjë – Brukseli do të dëmtonte përkrahësit e saj që kanë mbetur në Itali dhe në vende të tjera. Në Evropë, gjërat po bëhen vazhdimisht më të vështira.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: bemundshkatërruarshpëtojëtjerët

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
PD: Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama përgjojnë Lulzim Bashën

PD: Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama përgjojnë Lulzim Bashën

Pacientët e huaj po zgjedhin gjithnjë e më shumë Spitalin Amerikan  

Pacientët e huaj po zgjedhin gjithnjë e më shumë Spitalin Amerikan  

U shkarkua se s’justifikonte 480 mijë $/ Ish-gjyqtari i Kushtetueses apelon vendimin

U shkarkua se s’justifikonte 480 mijë $/ Ish-gjyqtari i Kushtetueses apelon vendimin







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan
Aktualitet

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

by mirseda
09:41 | 06/02/2026
0

Vetëm një ditë pas vizitës së tij në Vatikan ku u takua me Papa Leonin XIV, kryeministri...

Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

09:10 | 06/02/2026
Banesë e kthyer në punishte droge: sekuestrohen 2200 tableta ekstazi, dy kushërinj në pranga

Banesë e kthyer në punishte droge: sekuestrohen 2200 tableta ekstazi, dy kushërinj në pranga

09:06 | 06/02/2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali: djali telefonoi ambulancën, por ngatërroi adresën

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali: djali telefonoi ambulancën, por ngatërroi adresën

09:00 | 06/02/2026
Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 6 Shkurt 2026

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 6 Shkurt 2026

08:57 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com