Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva, këtë herë në Skrapar. Policia e Beratit ka sekuestruar 325 kg lëndë narkotike, si dhe ka shoqëruar 5 banorë të zonës si autorë të dyshuar, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen të ditura për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore.
Droga u gjet në fshatin Potom, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, brenda një magazine (ish rezervat) e ndarë në 17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.