Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Skocia: Exit për shkak të Brexit?

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Skocia: Exit për shkak të Brexit?

Më 2014 dështoi për pak referendumi për pavarësinë. Por Brexit-i që kërcënon tani mund të sjellë një kthesë duke u bërë shkas për shkëputjen e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar.

Në Skoci po zhvillohet aktualisht festivali më i madh i kulturave në Evropë „Fringe”. Një shkëputje e mirëpritur e vëmendjes nga shqetësimet e Brexit-it kjo për skocezët. Por në këtë festival temat politike kanë vendin e tyre, të paktën si parodi. Roland Saunders është humorist dhe me ironi thekson: “Nëse do ta kisha menaxhuar unë Brexitin, atëherë Britania e Madhe dhe Europa do të ishin ndarë prej kohësh nga njëra-tjetra. Sepse do të kishte pasur një mur gjignad përgjatë bregdetit francez, ja pra kjo është ajo që ne preferojmë të bëjmë, separatizmi!”.

Por Gordon Nicolson nuk ka arsye të gëzohet për këtë. Ai është një rrobaqepës që qep kostume skoceze. Qysh tani ai po vuan prej krizës së Brexit-it. Rreth 1000 paund kushton një kostum i plotë skocez. Por klientët e tij janë të tërhequr me porositë aktualisht, e kush e di se çfarë vjen më pas. Rrobaqepësi është i ngopur deri në fyt e nuk e duron dot më politikën britanike. Kryeministri i ri, Boris Johnson po mban kurs drejt një Brexit-i në kaos. Gordon Nicolson thotë: “Është çmenduri të largohesh nga BE-ja! Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Nuk ka marrëveshje për daljen, as marrëveshje tregtare. Ne na mbetet vetëm shpresa, që në një farë mënyre të funksionojë, por kjo nuk është rruga e duhur për të drejtuar një vend apo një biznes”.

Rritje e nacionalizmit skocez

Fundet skoceze janë shprehje e identitetit vetjak për shumë skocezë madje edhe e identitetit kombëtar. Nacionalistët skocezë ndërkohë përjetojnë një rritje të ndjeshme në elektorat. Rreth 52% e skocezëve duan të jenë të pavarur nga Britania e Madhe, sipas sondazheve të fundit.

Edhe Nicolson e konsideron këtë si rrugën e duhur: “Ne jemi një komb i vendosur. Për vite të tëra ne e kemi treguar, që jemi me shpirt krijues dhe nëse do të bëhemi të pavarur, atëherë ne do të na ndihmojnë forca e karakterit dhe besimi për të bërë atë që duam dhe të tregojmë se cilët jemi ne në të gjithë procesin”. Shumë skocezë i kthejnë shpinën Britanisë së Madhe, madje kthesa është shumë e fortë në kryeqytetin skocez.

Më 2014 u bë një referendum për pavarësinë, asokohe votuan gati dy të tretat e zgjedhësve në Edinburgh kundër shkëputjes. Por sot mendimi ka ndryshuar në mënyrë dramatike: Veçanërisht të rinjtë, brezi i mirëkualifikuar nuk do të lejojë që shanset e tyre të bllokohen prej britanikëve.

Finlay McFarlane ka studiuar një semestër në Çeki dhe sapo ka përfunduar një udhëtim me tren përmes mbarë Evropës. Ai ndihet i lënë në baltë prej Londrës: “Një shtresë krejt e re e popullsisë pyet tani, se ndoshta pavarësia do të ishte rruga drejt përparimit? Veçanërisht për ne të rinjtë, që japim votën për të ardhmen e Skocisë dhe nuk duam të mbetemi në vend përsëri me një kryeministër konservator, që Skocia nuk e ka votuar. Gjithçka tjetër do ishte jo korrekte.”

Dilema e pavarësisë

Përpara parlamentit skocez ende valëvitet flamuri i BE-së. Nacionalistët skocezë, që përbëjnë aty shumicën, tregohen hapur miqësorë ndaj Evropës. Madje aq, sa të duket sikur ata zhvillojnë bisedime me dyer të mbyllura me Brukselin. Ministri për Evropën, Ben Macpherson thekson: “Në rast se skocezët votojnë për pavarësinë, atëherë Skocia do të mirëpritet përzemërsisht në BE si anëtare me të drejta të barabarta, e cila jep kontributin e saj për sfidat e Europës.”Jashtë Mbretërisë së Bashkuar, brenda në BE – kjo është një rrugë e gabuar, thonë kundërshtarët e pavarësisë.

Daniel Johnson i Partisë së Punëtorëve në parlamentin skocez thotë:“Është një çast i papërshtatshëm për të menduar tani për pavarësinë. Kjo do ta përkeqësonte situatën e krijuar nga Brexit. Por një pikë themelore është, se çfarë rasti precedent do të ishte, në rast se ne do ta lejonim një shkëputje të tillë? Kjo do të jetë një çështje e rëndësishme për shumë qeveri në Evropë.”

Britania e Madhe ndodhet përpara një Brexit të parregulluar me marrëveshje. Ndërsa e gjithë qeveria britanike e sheh këtë zyrtarisht si shans, skocezët janë skeptikë dhe duan të qëndrojnë në BE. Por për këtë atyre u duhet më parë të fitojnë pavarësinë – gjë që Londra e kundërshton në mënyrë strikte.

Referendumi i dytë i kërkuar nga qeveria skoceze duhet të miratohet nga Londra – një pengesë e madhe kjo./DW

 

Tags: boris johnsonBrexitexitskocia

TË LIDHURA

Netanyahu intervistë në media: Izraeli ka shkatërruar më shumë se gjysmën e raketave të Iranit
Bota

Netanyahu intervistë në media: Izraeli ka shkatërruar më shumë se gjysmën e raketave të Iranit

19:38 | 19/06/2025
Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve
Bota

Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve

17:24 | 19/06/2025
Zelenskyy bën thirrje për rritjen e pr*sionit ndaj Rusisë
Bota

Zelenskyy bën thirrje për rritjen e pr*sionit ndaj Rusisë

14:15 | 19/06/2025
Next Post
Priten ditë të nxehta, ja sa do variojnë temperaturat për nesër

Priten ditë të nxehta, ja sa do variojnë temperaturat për nesër

Të tjera ditë me të nxehtë përvëlues, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Kujdes nga…

Të tjera ditë me të nxehtë përvëlues, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Kujdes nga...

Foto/ Blindohet shtëpia e deputetit Spartak Braho (detajet)

Foto/ Blindohet shtëpia e deputetit Spartak Braho (detajet)

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot
Moti

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

by mirseda
22:30 | 19/06/2025
0

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar ditën e saj më të nxehtë të vitit me temperatura që kalojnë...

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
Rrëfimi i Yamal: Dua të fitoj, ndjesi speciale t’i realizosh gol Realit

Rrëfimi i Yamal: Dua të fitoj, ndjesi speciale t’i realizosh gol Realit

21:46 | 19/06/2025
Avokati për Metën: Nuk trajtohet si qytetar i zakonshëm, paraburgimi i padrejtë

Avokati për Metën: Nuk trajtohet si qytetar i zakonshëm, paraburgimi i padrejtë

21:28 | 19/06/2025
Manuel Nojer kërkon të bëjë histori sërish, mund të jetë sezoni i fundit te Bajerni

Manuel Nojer kërkon të bëjë histori sërish, mund të jetë sezoni i fundit te Bajerni

21:24 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com