Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Skënderbeu kalon me lehtësi Lushnjën, tani sytë tek Partizani (Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Skënderbeu kalon me lehtësi Lushnjën, tani sytë tek Partizani (Video)

Mbyllet në Korçë me rezultatin e thellë 4-1 fitorja e radhës në kampionat e pretendentëve kryesorë Skënderbeut ku përballë kishin Lushnjën. Në pjesën e parë ne stadiumin ‘Skënderbe’ korçarët e mbyllin me rezultatin 2-1. Shumë spektakël ka dhuruar kjo sfidë që në momentin e shkelmimit të topit të parë nga Soue. Pasi Skënderbeu është shumë kërkues që në sekondat e para me Xhejms por që humbet kontrollin në zonë dhe nuk godet si duhet. Presioni rritet në fushë dhe ekipi i Ilir Dajës sulmon gjatë gjithë kohës duke krijuar mjaft raste për shënim, ndërsa lushnjarët qëndrojnë në mbrojtje dhe tentojnë të dalin në kundërsulm. Sfida do të zhbllokohet në minutën e 20’ nga Taku, pas një goditje mjaft të mirë të Muzakajt por që pritet nga portieri topi kthehet në këmbët e Soue që gjen Takun të lirë i cili nga aq pranë nuk mund të gabonte.

Edhe mbas golit Skënderbeu sulmon me të gjitha mundësitë duke lënë shumë hapësira mbrapa, që në të 29’-ën shfrytëzohen mjaft mirë nga futbollistët e Lushnjës. Është pikërisht kapiteni i tyre që mposht Orgest Shehun me një goditje me kokë, Sefa dhe nuk feston në respekt për ekipin që ka fituar një titull kampion.

Presioni në fushë rritet pas barazimit dhe ‘ujqërit’ nuk mund të gabojnë me Lushnjën që cilësohet si e lehtë në letër. Xhejms provon një goditje nga brenda zone dhe nuk arrin të shënjestrojë portën. Në minutën e 42’ pas një krosimi në zonë topi zotërohet nga Soue i cili shmang mjaft mirë dy kundërshtarë në zonë dhe pason për Takun i cili shënon golin e dytë për ekipin dhe të dytin personal, duke vulosur rezultatin e ndeshjes në pjesën e parë.

Pjesa e dytë flet ndryshe me një Lushnjë të tërhequr tërësisht mbrapa dhe që vetëm mbroheshin, duke mos pasur fuqi ta përballojnë presionin e futbollistëve të Skënderbeut. Që në start të së dytës bardhrkuqtë provojnë me Xhejms i cili nguron të godasë në momentin që ndodhet shumë pranë portës dhe nuk shënon. Muzaka ka një rast të pastër në të 57’-ën por gjuan drejt gardianit lushnjar Bejtja dhe topi i përplaset në këmbë duke evituar golin. Në minutën e 75’ , Kristi Vangjeli i gjendur në zonë nis një krosim perfekt për Soue dhe ky i fundit nuk gabon në goditjen me kokë duke çuar shifrat në 3-1.

Katër minuta më vonë janë miqtë që befasojnë me një dalje mjaft të bukur në sulm, ku Pepa kroson për Sefën në zonë, ky i fundit godet portën por Shehi bën mrekullinë dhe nuk e lejon topin të përfundojë në rrjetë. Pas këtij aksioni një kundërsulm i shpejtë nga Skënderbeu ku Muzaka jep një vertikalizim perfekt për Xhejms i cili shmang portierin Bejtja dhe dërgon topin në rrjetë, 4-1 rezultati për vendasit. Me këtë rezultat do të mbyllet edhe takimi ku Skënderbeu merr fitoren e radhës duke vazhduar kryesimin i vetëm. Tani korçaret e Ilir Dajës do të fokusohen në sfidën e së enjtes ku përballë do të kenë Partizanin e Beogradit në “Elbasan Arena, e vlefshme për Europa League.

Tags: kalonlehtësiLushnënpartizaniSkenderbeusytëTaniVideo

TË LIDHURA

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja
Aktualitet

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve
Aktualitet

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar
Aktualitet

“Rrugët po shemben”/ Meta: Faji s’është i natyrës, por i korrupsionit qeveritar

20:37 | 24/02/2026
Next Post
Sion mposhtet në shtëpi, Tramezzani në “fije të perit”

Sion mposhtet në shtëpi, Tramezzani në “fije të perit”

Ja kujt i frikësohen më tepër serbët

Ja kujt i frikësohen më tepër serbët

Gjyqtari bën gafën e vitit në Liga1, ndëshkon me të kuq lojtarin e gabuar (Video)

Gjyqtari bën gafën e vitit në Liga1, ndëshkon me të kuq lojtarin e gabuar (Video)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com