Më në fund vjen edhe lajmi i mirë për skuadrën korçare. Sot mësohet se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) ka pranuar kërkesën e skuadrës së Skënderbeut për t’i kthyer titullin kampion të sezonit 2015-2016.
Një lajm i tillë i është bërë i ditur në faqen nga vetë klubi korçar në “Facebook”, ku shkruan:
FITORE! CAS ka pranuar kërkesën e KF Skënderbeu për të kthyer titullin e sezonit 2015-16 të hequr nga komisioni i etikës!Tē Duam Skënderbe!
Komisioni i Disiplinës i Futbollit Shqiptar i hoqi titullin për trukim e manipulim të ndeshjeve. TIRANA TODAY