Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Skemë mashtrimi/ Kapet biznesmeni që i zhvati 1 milion euro tre personave

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Skemë mashtrimi/ Kapet biznesmeni që i zhvati 1 milion euro tre personave

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një ditë më parë një 41-vjeçar, i cili kishte krijuar një skemë mashtrimi, duke premtuar leje ndërtimi në Itali, përmes një studioje fiktive në Milano. Tre persona kanë rënë pre e mashtrimit të tij, e ndërsa dyshohet se ka zhvatur 1 milion euro, me premtimin e lejeve të ndërtimit, duke nënshkruar edhe kontrata fiktive.

Personat të cilët kanë rënë pre e mashtrimit, pasi kanë kuptuar skemën, e kanë denoncuar në polici. Në pranga ka rënë shtetasi Klodian Ciruna, 41-vjeç, i dënuar edhe më parë për mashtrim. Ai është arrestuar gjatë operacionit të koduar “Lucia”, që u organizua dje nga oficerët e Antikrimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Arrestimi i tij është kryer për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda, ndërsa ka nisur edhe hetim pasuror për sekuestrimin e të ardhurave që ka përfituar nga kjo skemë.

Operacioni

Gjatë operacionit të koduar “Lucia”, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, arrestuan 41-vjeçarin Klodian Ciruna, i skeduar dhe më parë për mashtrim. Sipas policisë, ky person që hiqej si biznesmen, u ka marrë rreth 1 milion euro tre personave, duke u premtuar leje ndërtimi në Itali. Shtetasit me iniciale P.K., L.D., dhe B.H., kanë denoncuar 41-vjeçarin në zyrat e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës dhe menjëherë nisën hetimet në bashkëpunim me organin e akuzës, për dokumentimin e veprimtarisë së tij kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se Klodian Ciruna, kishte përfituar shuma të konsiderueshme valute përmes premtimit të lejeve të ndërtimit dhe për të qenë sa më bindës, ai u kishte thënë se operonte me një studio avokatie në Milano. Madje, herë pas here u ka dërguar të dëmtuarve e-maile false, në emër të një studioje që në fakt drejtohej nga persona të tjerë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me të, shkruan “Panorama”.

Aktiviteti

I arrestuari Klodian Ciruna rezulton të ketë në pronësi një kompani “Call Center”, të regjistruar në QKR që prej vitit 2010, dhe që sipas policisë, aktualisht rezulton e mbyllur. Burimet thanë se për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, 41- vjeçari Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive.

Gjithashtu, ai ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur. Pas arrestimit të tij, policia tha se ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tij, për veprën penale “Mashtrim me pasoja të rënda”. Ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar raste të tjera, që ai mund të ketë përfituar para përmes kësaj skeme mashtrimi.

 

 

Tags: arrestohetbiznesmeni

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Integrimi/Bushati për Euroactiv: Ju rrëfej çfarë i pret shqiptarët në 2019

Integrimi/Bushati për Euroactiv: Ju rrëfej çfarë i pret shqiptarët në 2019

Qytetarët e vënë me shpatulla pas murit/ Rama: Mua më merrni të keqen

Qytetarët e vënë me shpatulla pas murit/ Rama: Mua më merrni të keqen

Holanda bllokoi Shqipërinë, vjen reagimi i trupit diplomatik: I qëndruam qasjes strikte!

Serbët zbulojnë se kush e pengon integrimin e Shqipërisë në BE







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com