Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Skema shtetërore e pensioneve po braktiset nga kontribuuesit vullnetarë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Skema shtetërore e pensioneve po braktiset nga kontribuuesit vullnetarë

Kontributet e sigurimeve në mënyrë vullnetare kanë rënë dukshëm vitet e fundit. Përveç vitit 2014 ku u pa rritje e numrit të kontribuuesve vullnetare, nga viti 2010 trendi është në rënie. 

Nga 8670 persona që derdhnin kontribute vullnetarisht në skemën e shtetërore të sigurimeve në 2010-n, në vitin 2016 ishin vetëm 7323 kontribuues ku shihet se 1357 persona kanë dalë nga skema me një rënie 16 për qind. Vetëm më 2016 më shumë se 300 persona dolën nga skema.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, sigurimi vullnetar është një mundësi për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.

Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që  kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm ata kërkojnë që nëpërmjet sigurimit vullnetar të sigurojnë pensionin e pleqërisë.

Kur personi i interesuar ka lënë shtetësinë shqiptare, mund të bëjë sigurim vullnetar vetëm për periudhën nga 1.1.1994 deri në datën që ka lënë shtetësinë shqiptare.

Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga personi i siguruar në shumën dhe afatin e përcaktuar në kontratën e sigurimit vullnetar.

Kontributi vullnetar llogaritet në kufijtë e pagës minimale dhe maksimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave dhe ka të njëjtin rregull me kontributin e detyrueshëm.

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa, shkruan Monitori.

Kuota mujore e sigurimit vullnetar për  vitin 2017 është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse parapaguhet për vitin në vijim në fillim të periudhave, aplikohet ketë zbritje:

– 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit Janar);

– 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);

– 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).

Tags: Biekonributpensionetskemavullnetar

TË LIDHURA

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa
Aktualitet

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda
Politikë

Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda

16:34 | 19/11/2025
Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës

16:22 | 19/11/2025
Next Post
Kosovë; KQZ shpall rezultatet përfundimtare, s’ka surpriza

Kosova akoma nuk ka zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ndoshta nesër

Paratë tani mund të dërgohen edhe përmes aplikacionit Skype dhe PayPal

Paratë tani mund të dërgohen edhe përmes aplikacionit Skype dhe PayPal

Edi Rama, “Në emër të popullit …”

Edi Rama, “Në emër të popullit ...”







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës
Sport

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

by mirseda
17:14 | 19/11/2025
0

Këtë të mërkurë u përditësua edhe renditja e re e FIFA-s, pas sfidave të muajit nëntor. Pas...

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda

Tensione në Kuvend: Balliu kërkon fjalën, drejtuesja e seancës ia mohon; ndërhyn Garda

16:34 | 19/11/2025
Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës

Reshjet e dendura të shiut, trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd gjatë gjithë ditës

16:22 | 19/11/2025
Sarandë/ Ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të turbullimit në burime pas reshjeve të shumta

Sarandë/ Ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të turbullimit në burime pas reshjeve të shumta

16:20 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com