Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nisjen e hetimeve ndaj kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi këta të fundit janë përfshirë në një skemë mashtrimi.
Hetimi është kërkuar për deputetin aktual dhe njëherësh kandidatin për deputet për Qarkun e Shkodrës, Agron Çela si dhe kandidatin për deputet Dritan Ylli, se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me emërimet në burgun e Shkodrës, i cili ende nuk është hapur.
Përmes një njoftimi për mediat, Ministria shkruan se ka kërkuar hetim penal ndaj Ardit Hodajt, koordinator i LSI-së për Malësinë e Madhe, verifikim për kandidatët Agron Çela dhe Dritan Ylli si pjesëmarrës në këtë skemë.