Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandal/Prokurorja Rovena Gashi vetëdeklarohet ‘e pastër’, por ka fshehur 16 prona në emër të babait

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Detajet/Biseda me Markun, asi nën mëngë i Rovena Gashit

Rovena Gashi ka fshehur të paktën 16 prona duke mos i deklaruar ato në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, por as edhe në formularët që ka dorëzuar për tiu nënshtruar kontrollit nga ligji për vettingun.

Lajmi është konfirmuar për Alpenews.al nga burime të sigurta pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose shkalla e parë e procesit të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit shqiptar të drejtësisë. Të dhënat që po bëhen sot publike nga ne, ndodhen edhe në dosjen e Rovena Gashit pranë këtij institucioni, që ka hetuar në lidhje me këtë çështje dhe pritet ti bëjë publike ato pas vendimit që pritet të mari ndaj saj.

Bëhet fjalë për 16 prona të cilat janë përkatësisht 14 apartamente në një pallat të vetëm në zonën e plazhit pranë Shkëmbit të Kavajës dhe për dy godina biznesi që ndodhen në lagjen nr. 14 në Shkozet të Durrësit.

SI U BE ZBULIMI?

Këto prona as nuk janë deklaruar nga znj. Gashi siç ajo e ka detyrim ligjor për ta bërë këtë dhe madje ato nuk figurojnë as edhe të hipotekuara,- tha burimi.

Ndaj, për këtë me ndihmën edhe të agjentëve të FBI që po asistojnë procesin e vettingut dhe hetimin e gjurmimin e aseteve të prokuroreve dhe gjyqatareve te korruptuar, është ndjekur një rrugë e tërthortë alternative për të shkuar tek burimi i pasurisë së padeklaruar.

Rruga e vetme që i kishte mbetur hetuesve, ishte që të gjurmonin kontratat e energjisë elektrike dhe ato të ujësjellësit, pasi të drejtën dhe detyrimin për ta bërë një kontratë të tillë e kanë vetëm pronarët realë të pronave, pavarësisht nëse ato janë te regjistruara, hipotekuara, apo jo.

Ndaj është dashur një bashkëpunim ndërinstitucional për të realizuar një investigim të tillë. Ka qene Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ai që në këtë rast i është përgjigjur në kohë dhe me prosionalizëm kërkesë së hetimit duke çuar në zbulimin e pabesueshëm dhe të bujshëm se Nuredin Rexhep Gashi, i datëlindjes 7 dhjetor 1955 figuron të ketë plot 16 kontrata të lidhura me OSHE, për furnizimin me energji elektrike të 14 banesave dhe dy bizneseve.

Nuredin Gashi, siç mund ta shihni edhe tek kjo shkresë këtu poshtë, është babai i Rovena Gashit, krahut të djathtë dhe bashkëpunëtores më të afërt të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, familjes së të cilit i është ndaluar hyrja në SHBA për shkak se siç tha sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson ai është përfshirë në raste të mëdha të korrupsionit në detyrë.

PROVAT

Më poshtë keni të 16 kontratat që janë lidhur në emër të shtetasit Nuredin Gashi, i cili është babai i zonjës Rovena Gashi.

Tashmë këto prova janë të administruara edhe zyrtarisht nga ana e organeve kopetente.

Gjurmët e 14 kontratave të apartamenteve në plazh të çojnë tek shoqëria “Balkans Investment Group” me qendër në Rrashbull të Durrësit që është edhe vendi i origjinës së zonjës Gashi. Administrator i kësaj shoqërie figruon të jetë Fatjon Ushina, i cili është bashkëshorti i Emës, motrës së zonjës Gashi.

Njëra nga kontratat e Nuredin Gashit i është dhënë në përdorim Susan Schiatti administratores së shoqërisë “Lovers Albania” që operon në zonën e Shkozetit, në Lagjen 14 në Durrës.

Ndërsa gjurmët e kontratsë së fundit të çojnë tek shoqëria “AL 2003 sh.p.k” në Lagjen 14 pranë hytjes së autostradës Durrës- Tiranë.

PO ME TEJ?

Nga hetimet e deritanishme rezulton se babai i Rovena Gashit, zoti Nuredin Gashi figuron si i papunë në sigurimet shoqërore. Ndërsa nga kërkimet në Tatime rezulton se ka patur një licensë biznesi në vitet 2003 – 2006 i cili figuron i mbyllur si një aktivitet me humbje.

Kjo do të thotë se aktualisht është i papunë por që çuditërisht del pronari i 16 librezave të energjisë elektrike për 14 apartamente në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit dhe dy godinave të tjera ku ushtrojnë aktivitetin e tyre biznese në fushën e fasonerisë dhe import exportit të mallrave të ndryshme me shumicë e pakicë për punime hidraulike dhe hidro- sanitare.

Nëse z. Nuredin Gashi nuk do arrijë që të justifikojë burimin e të ardhurave për këto 16 prona (besohet se ka edhe të tjera…) atëherë ato pritet të sekuestrohen.

PERFUNDIMI

Mbetet për tu parë pas kësaj nëse Zonja Rovena Gashi është ajo pjestarja e sistemit të Drejtësisë shqiptare që deklaron se ka marë kredi për të blerë një lavatriçe, apo është ajo që po heton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) me prona të fshehura në emër të të tjerëve, sipas një skeme që siç duket qenka shumë më e sofistikuar se ajo e ish Kryeprokurorit Llalla i cili blinte lirë dhe i rishiste ose i rivlerësonte shumë shtrenjt./Alpenews.al/


   







Tags: 16 pronababaite pastëremerfshehurprokurorjaRovena GashiSKANDALvetëdeklarohet

TË LIDHURA

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste
Aktualitet

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit
Aktualitet

“Ai mbante maskë anticovid dhe armë të gjatë, deshi të më qëllojë”, shoku i fëmijërisë rrëfen momentet e fundit të Elis Rroshkodolit

20:50 | 30/09/2025
Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë
Politikë

Rama: Qendra e Mirëseardhjes në Sarandë, pika e parë e kontaktit për mijëra vizitorë

19:06 | 30/09/2025
Next Post
Video/Wenger e kritikon, Granit Xhaka ia kthen ashpër: Fu*k off

Video/Wenger e kritikon, Granit Xhaka ia kthen ashpër: Fu*k off

Deputeti i PD-së sulmon ambasadorin Lu; Kërkesë urgjente për Trump: Sill në Tiranë …

Deputeti i PD-së sulmon ambasadorin Lu; Kërkesë urgjente për Trump: Sill në Tiranë ...

Video/Magjia e Ciros, më e bukura e vitit

Video/Magjia e Ciros, më e bukura e vitit

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike
Bota

Zelensky lëshon alarmin: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike

by mirseda
22:35 | 30/09/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se situata në centralin bërthamor Zaporizhia të pushtuar nga Rusia...

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

Panik në Ibiza të Spanjës, shirat e rrëmbyeshëm bënë që të mbyllen plazhet dhe shkollat

22:11 | 30/09/2025
Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

Meloni: Rrezikon planin e Trump për dhënien fund të luftës, karvani i anijeve për në Gaza duhet të ndalet

21:45 | 30/09/2025
Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

Mbi 500 të infektuar me Covid çdo javë, shumica nuk kryejnë më teste

21:33 | 30/09/2025
Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

Parashqevi Simaku reagon pas deklaratës së Shqipe Hysenajt: Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë!

21:14 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com