Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka sulmuar ambasadorin amerikan në Tiranë, zotin Donald Lu. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Strazimiri shprehet se ka një kërkesë urgjente për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili sipas tij, duhet të sjellë në Shqipëri një njeri që të përfaqësojë administratën.
Deputeti thotë se nuk mund të merret me këlyshët e të gjitha llojeve që ka pjellë “Mother Rusia”, duke shprehur tërë pezmin për zbardhjen e parave ruse të lobimit të Bashës në SHBA.
Postimi i plotë i Gent Strazimirit
“For IMMEDIATE RELEASE!
To: H.E. Mr. Donald TRUMP,
PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA
Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë:
– me këlyshët që ka pjellë “Mother Russia” këtu që në 1941 kundër meje, apo
– me ata që importon, paguan apo shfrytëzon “internacionalizmi proletar” përmes “Mother Jones” kundër teje..”, shkruan Strazimiri në rrjetin social.