Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Skandali/Zbulohet mashtrimi i madh i BE-së me refugjatët

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Ç’po ndodh me Shqipërinë?!/As BE nuk po i jep drejtim me refugjatët

“Bloombergview”/Udhëheqësit e Evropës, thonë se kanë arritur një marrëveshje të re mbi emigracionin. Por është e vështirë ta thuash me siguri këtë: Ata kanë dalë me një tekst të përbashkët, por jo me ndonjë marrëveshje të qartë, mbi atë se çfarë duhet të bëhet.

Plani është një mish-mash, që lë pa zbardhur detaje të rëndësishme. Më e rëndësishmja, ai shmang sfidën kryesore: hartimin e një politikë të përbashkët të BE-së mbi refugjatët. Brukseli është përpjekur të menaxhojë një fluks të madh të emigrantëve nga i gjithë Deti Mesdhe.

Vendet e Evropës Jugore, veçanërisht Italia dhe Malta, kanë shpenzuar shumë për shpëtimin e njerëzve në det, si dhe për përpunimin e refugjatëve.

Barra i bie atyre për shkak të një rregulli të diskutueshëm – e ashtuquajtura Rregullore e Dublinit – që thotë se aplikimet për azil duhet të trajtohen në përgjithësi nga vendi i hyrjes së refugjatëve apo emigrantëve.

Numri i të porsa ardhurve ka rënë ndjeshëm që nga kulmi në tetorin e vitit 2015, por përballja me pasojat e emigrimit të mëhershëm është ende e vështirë. Pakënaqësia ndaj emigrantëve, dhe e pjesës së BE-së në këtë problem, është më së paku në rritje.

Ajo ishte vendimtare në katapultimin e Lidhjes, një parti ksenofobike e krahut të djathtë, në qeverinë e re italiane. Në Gjermani, kancelarja Angela Merkel, ndodhet nën presionin e Unionit Kristian Social, një partner i vogël i koalicionit, për të kufizuar lëvizjet e emigrantëve brenda Bashkimit Evropian.

Marrëveshja e re, hedh disa hapa të vegjël përpara. Udhëheqësit, thanë se do të ngrenë “qendra të kontrollit” në të gjithë BE-në për të përpunuar emigrantët, por vetëm në baza vullnetare – duke sugjeruar se Italia duhet të presë një farë lehtësimi të barrës.

Plani flet gjithashtu për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të qendrave të tilla edhe jashtë BE-së, me shumë gjasa në Afrikën Veriore dhe atë Perëndimore – por sërish kjo kërkon një thirrje për vullnetarë humanitarë.

Më thelbësorja: Evropa nuk ka bërë asgjë për të rishikuar marrëveshjen e Dublinit. Në fakt, liderët ranë dakord që çdo ndryshim në atë marrëveshje do të kërkonte konsensus, duke u dhënë veto qeverive të linjës së ashpër si Hungaria.

Një nga arritjet më të mëdha të BE-së është tregu i tij i përbashkët i punës, duke i lejuar punëtorët të lëvizin lirshëm midis vendeve anëtare, pa pengesa të brendshme.

Implikimi është i qartë:Evropa ka nevojë për një politikë të përbashkët mbi refugjatët. Unioni, duhet të japë më shumë para për të siguruar kufirin e jashtëm, dhe për të pasur një sistem të centralizuar për të shpërndarë refugjatët në mënyrë të drejtë në të gjitha vendet.

Më pas, shtetet anëtare pastaj duhet të jenë përgjegjëse, për të siguruar që emigrantët të integrohen në shoqëritë e tyre të reja. Për shembull duke ofruar trajnime dhe kurse gjuhe.

Edhe këtu një buxhet i zgjeruar i BE do të ishte mjaft i dobishëm, që projektet e nevojshme të mund të ecin përpara kudo, duke përfshirë edhe vendet anëtare më të varfra.

Emigracioni është një sfidë për Evropën si një e tërë, dhe kërkon një përgjigje të vërtetë evropiane. Marrëveshje e re, nuk është diçka e tillë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BE-sëmadhmashtriminNjihuniRefugjatëtskandali

TË LIDHURA

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

22:37 | 10/10/2025
UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza
Bota

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Danimarka blen 16 avionë luftarakë F-35 për të mbrojtur hapësirën ajrore
Bota

Danimarka blen 16 avionë luftarakë F-35 për të mbrojtur hapësirën ajrore

21:21 | 10/10/2025
Next Post
Fëmija rrezikoi të mbytej në lumin Erzen, shpëtohet nga banorët

Fëmija rrezikoi të mbytej në lumin Erzen, shpëtohet nga banorët

“Llogje Kavaje” në Kuvend/Basha kapet me sejmenin e Ramës: Pusho ti derrkuc! (VIDEO)

“Llogje Kavaje” në Kuvend/Basha kapet me sejmenin e Ramës: Pusho ti derrkuc! (VIDEO)

Video/Po i gëzoheshin martesës, çiftit të ri i ndodh e papritura

Video/Po i gëzoheshin martesës, çiftit të ri i ndodh e papritura







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025




TË FUNDIT

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

by mirseda
22:37 | 10/10/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com