Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandali/Të blesh vdekjen me para

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandali/Të blesh vdekjen me para

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaq një qytetar që arrin të blejë në farmaci medikamentin e quajtur “Fentanyl”, i cili është shumë i rrezikshëm dhe përdoret vetëm në kushte spitalore.

Fillimisht farmacisti i kërkon qytetarit të lërë para kapar në mënyrë që t’ia porosisë medikamentin e ndaluar. Më pas ia dorëzon atë, por i kërkon ta mbajë fshehur.

TAKIMI 1

Pacienti – Si kaluat?

Farmacisti – Mirë.

Pacienti – Metadon?Farmacisti – Çfarë Metadoni? Që pihet?

Pacienti – Po!

Farmacisti – Jo, vetëm ngjitës…

Pacienti – Ngjitës? Po ngjitës?

Farmacisti – Po, ta bëjmë me porosi….

Pacienti – Ti bën?Farmacisti – (Pohon me kokë)

Pacienti- Mbaron punë?

Farmacisti – Ë?

Pacienti – Më mbaron punë, them?

Famacisti – Besoj, se po…

Pacienti – E njëjta është ajo me atë që pihet?

Farmacisti – E njëjtë… tani, ajo… e thith lëkura, e ke parasysh? Në qoftë se nuk gjen nga ajo që pihet… do ta porositësh nga ajo tjetra pastaj.Pacienti – Kur të vij?

Farmacisti – Është me emër Fentanyl…

Pacienti – Fentanyl? Nuk është Metadon?

Farmacisti – Jo…

Pacienti – Të njëjtin efekt ka?

Farmacisti – I njëjti ilaç është…Pacienti – I njëjti ilaç…ë?

Farmacisti – Domethënë ka vetëm që e ngjit.

Pacienti – Mirë, po nuk gjeta kështu të lëngshëm…

Farmacisti – Pastaj taksirat të marrësh kështu…

Pacienti – Të pyes njëherë te farmacitë e tjera.

Farmacisti – Pyet një herë se mos gjen!

TAKIMI 2

Pacienti – Ça bëre? Isha edhe pak më parë për Metadonin. Do më bësh një porosi Fentanyl?

Farmacisti – Do leje…

 

Pacienti – Sa kushton ajo?

Farmacisti – Ja ta shoh çmimin.

Pacienti – Shikoje njëherë çmimin…!

Farmacisti – Ka 25 dhe 50.

Pacienti – 25?

Farmacisti – Dhe 50 mlg, është më e fortë.  

 

Pacienti – 50 mlg është më e fortë? Po si çmim?

Farmmacisti – Atëherë kjo është… 25 mlg është 3 mijë e 500 lekë një. Kurse 50 mlg, është 6 mijë lekë.

Pacienti – Më jep këtë 50!

Farmacisti – Është me 5 copë ajo kutia.

Pacienti – Sa i bie? 6×5=30.

Farmacisti – 30. Do lësh një kapar që ta marrim.Pacienti – Ndonjë 5 mijë lekësh, 10 mijë lekësh, sa do?

Farmacisti – Një 5-she. Për nja një orë, një orë e gjysmë se më shpejt nuk vjen dot.

TAKIMI 3

Pacienti – Mirëmëngjes! Ça bëre?

Farmacisti – Mos i mbaj në dorë!Pacienti – Sa kanë ngelur?

Farmacisti – Atëherë ishin 27 e 500, ti më ke dhënë 5 mijë mua, atëherë ke për të më dhënë edhe 22 e 500.

Pacienti – 40 ke aty…

Farmacisti – S’kishe të tjera?

Pacienti – Jo s’kam për Zotin!

Farmacisti – Në rregull?

Pacienti – Faleminderit!

Farmacisti – A t’i kam dhënë në rregull? Duhet të kesh 17 e 500.

Pacienti – Në rregull, në rregull. Po kshu, a është?

Farmacisti – Është e fortë ajo….

Pacienti – E fortë!

Farmacisti – 50 mlg është, që lëshohet në lëkurë, e këput, e kupton?

Pacienti –  Nëse ka ndonjë efekt se e kam shok, të paktën ta orientoj…

Farmacisti – Aman, vetëm nëse e njeh se e di si janë… janë me probleme. Duhen me tre vula të kuqe. Mezi m’i ka sjellë njëherë… mora shefin aman m’i sill i thashë. Më tha ku e ke atë, i thash ec se e kam për një personin tim se është keq. E kupton? Duhet t’i lëshojë mjeku i… toksikologu me tre vula të kuqe se ajo është… e di ti vetë, e ke parasysh. Kështu që…Pacienti – Ika! Faleminderit! Mirupafshim!

Farmacisti- Mirupafshim! Kalofsh mirë!

Emisioni “Stop” komunikoi me mjekun toksikolog të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Andrin Tahirin, i cili tha se “Fentanyli është shumë i rrezikshëm dhe konsiderohet 200 herë më i fortë së morfina. Ndaj efektet që mund t’i sjellë organizmit mund të jenë fatale.“Fetanyli hyn në grupin e anegjezikëve opiat shumë të fuqishëm, me veprim qëndror. Mendikament që përdoret vetëm në kushte hospitaliere, po e theksoj, vetëm nga personel i specializuar mjekësor sepse efektet anësore dhe në rastin e overdozave ose manipulimit nga persona jokompetent, gjithmonë ka raste fatale. Overdozat edhe nëse ndodhin në ambientet hospitaliere gjithmonë kthehen në mënyrë spektakolare, duke qenë asistenca mjekësore. Ajo është madje 200 herë më i fuqishëm se morfina! Vdekja ndodh gjithmonë si pasojë e humbjes së reflekseve të rrugës së ajrit”./ tvklan.al

Tags: paraskandalivdekjen

TË LIDHURA

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar
Aktualitet

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

17:17 | 31/07/2025
Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë
Aktualitet

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

16:49 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Një spanjoll përmbys Sevillan (Video)

Një spanjoll përmbys Sevillan (Video)

Mbretërit mbeten të tillë, Marcelo i jep goditjen e “vdekjes” Juventusit (Video)

Mbretërit mbeten të tillë, Marcelo i jep goditjen e “vdekjes” Juventusit (Video)

Skandal/Eshtrat në rrugë, kryebashkiakja: S’kam kohë për hallin tuaj

Skandal/Eshtrat në rrugë, kryebashkiakja: S’kam kohë për hallin tuaj

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Akuzohet për krime kundër popullatës civile, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim
Kosovo

Akuzohet për krime kundër popullatës civile, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim

by mirseda
18:18 | 31/07/2025
0

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviqin për krime lufte kundër popullatës civile dhe...

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

17:19 | 31/07/2025
Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

17:17 | 31/07/2025
Rikthimi në Zvicër, Sadiku: Jam gati, mezi pres të luaj për Bellinzonën

Rikthimi në Zvicër, Sadiku: Jam gati, mezi pres të luaj për Bellinzonën

16:55 | 31/07/2025
Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

16:49 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com