Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Skandali i projektit për ish-hotel Dajtin, BSH: Kemi vepruar sipas ligjit

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Skandali i projektit për ish-hotel Dajtin, BSH: Kemi vepruar sipas ligjit

Banka e Shqipërisë ka reaguar për lajmet që janë publikuar në media të ndryshme ditët e fundit në. Këto media e kanë akuzuar Bankën e Shqipërisë se kjo e fundit ka dhënë pa procedurë tenderimi dhe pa transparencë projektin e rikonstruksionit të ish-Hotel Dajtit, i blerë nga Banka për nevojat e saj. Po ashtu në media është shkruar se kostoja është dyfishuar dhe ka kapur shifrën e 18 milionë eurove.Në njoftim thuhet se gjatë muajit tetor 2016, Banka e Shqipërisë publikoi në gazetën ndërkombëtare “Financial Times” njoftimin për shprehje interesi, për procedurën e rikonstruksionit të godinës së ish-hotel “Dajtit”. 

Afati i pritjes së shprehjes së interesit ishte 30 ditë nga publikimi.  Gjithashtu në  dokument thuhet se “Me kërkesë të administratorëve të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2015-2016, u bë një rishqyrtim i të gjitha kostove, përfshirë edhe të atyre të zbatimit të projektit të miratuar për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit, me qëllim minimizimin e tyre. Në përfundim, -fondi me të cilin u çel procedura e prokurimit u ul në 16 milionë euro nga 18 milionë euro (ekuivalenti në lekë) që ishte parashikuar sipas vendimeve përkatëse të Këshillit Mbikëqyrës. 

Reagimi i plotë i Bankës së Shqipërisë

Sqarim për publikun: Mbi rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit 

Ditët e fundit, në disa media janë transmetuar disa lajme të pavërteta mbi rikonstruksionin e 

ish-hotel Dajtit. Lidhur me këtë çështje, Banka e Shqipërisë sqaron publikun si më poshtë 

vijon: 

  • Blerja e godinës së “ish-Hotel Dajtit”

Në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 345, datë 12.05.2010 “Për shitjen e pasurisë 

së paluajtshme shtetërore të ish-Hotel Dajtit”, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë me 

anë të vendimit nr.40, datë 16.06.2010 miratoi “Procedurën e prokurimit të drejtpërdrejtë “Për 

blerjen e pasurisë së paluajtshme shtetërore “Ish-Hotel Dajti” nga Banka e Shqipërisë”, në 

vlerën 30 milionë euro. 

Pasuria e paluajtshme u ble dhe u rregjistrua në pronësi të Bankës së Shqipërisë në ZRPP. 

  • Projekti për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit

Me anë të vendimit nr.55, datë 27.07.2011, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi 

“Procedurën e veçantë të prokurimit për realizimin e projektit të zbatimit të rikonstruksionit të 

ndërtesës së ish-hotel Dajtit”. Kjo procedurë u realizua po gjatë vitit 2011 dhe u finalizua me 

nënshkrimin e kontratës me Ark. Marco Petreschi. 

Përzgjedhja e projektuesit u realizua duke konsideruar edhe eksperiencën me rikonstruksionin 

e ndërtesës qendrore të Bankës së Shqipërisë, ku projekti për këtë ndërtesë i Ark. Petreschi u 

përzgjodh fitues nga organizimi i një konkursi ndërkombëtar.  

  • Buxheti për punimet për rikonstruksionin 

Fondet për rikonstruksionin e ndërtesës së ish-hotel Dajtit, për herë të parë, janë miratuar nga 

Këshilli Mbikëqyrës me vendimin nr. 86, datë 28.12.2011 “Për miratimin e buxhetit të Bankës 

së Shqipërisë për vitin 2012”, në vlerën rreth 16 milionë euro, mbi bazën e projektit zbatimit të 

prezantuar nga projektuesi dhe të kontrolluar dhe pranuar nga Banka e Shqipërisë.  

Gjatë vitit 2013, ky fond pësoi rritje si rezultat i ndryshimeve në projektin teknik që reflektuan 

gjendjen teknike aktuale të strukturës së objektit. Mbas këtij rishikimi, fondi limit 

përfundimtar për punimet e rikonstruksionit prej 18 milionë euro (ekuivalenti në lekë) 

u miratua nga Këshilli Mbikëqyrës me vendimin nr. 38, datë 29.05.2013 “Për miratimin 

e buxhetit afatmesëm të Bankës së Shqipërisë”.  

Duke qenë se fondi ishte miratuar më herët, në vitin 2015, Këshilli Mbikëqyrës miratoi me 

vendimin nr. 27, datë 01.04.2015 vetëm kohëzgjatjen deri në tre vjet të kontratës për 

zbatimin e rikonstruksionit.  

  • Miratimi i lejeve për projektin e rikonstruksionit

Në 30 janar 2015, projekti u dorëzua në Institutin e Monumenteve të Kulturës, i cili iu përgjigj 

Bankës së Shqipërisë në qershor të të njëjtit vit. Më tej u vijua me marrjen e miratimit nga 

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, një detyrim ligjor ky për rikonstruksion të objekteve shpallur 

Monument Kulture. 

Në vijim, Banka e Shqipërisë ndoqi procedurat e aplikimit në Këshillin Kombëtar të Territorit 

(KKT) nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, si ministri e linjës. Me përfundimin e procedurave për 

marrjen e lejes dhe njoftimin zyrtar nga autoritetet përkatëse, në fund të korrikut 2016, pas 

njohjes me detyrimin për shlyerjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë, Banka e Shqipërisë 

kreu të gjitha pagesat përkatëse për Bashkinë e Tiranës.  

  • Procedurat për përzgjedhjen e kompanisë zbatuese 

 Në periudhën gusht – shtator 2016, Banka e Shqipërisë hartoi specifikimet teknike për 

procedurën e prokurimit të rikonstruksionit të godinës së ish-Hotel Dajtit sipas projektit të 

pranuar prej saj që në vitin 2013 dhe të miratuar nga KKT.  

Për të garantuar një proces sa më cilësor dhe eficient, Banka e Shqipërisë, gjatë muajit 

tetor 2016 publikoi në gazetën ndërkombëtare “Financial Times” njoftimin për 

shprehje interesi, për procedurën e rikonstruksionit të godinës së ish-hotel “Dajtit”. 

Afati i pritjes së shprehjes së interesit ishte 30 ditë nga publikimi.  

Në përgjigje të këtij njoftimi, pranë Bankës së Shqipërisë shprehën interesin për 

pjesëmarrje në tender 10 kompani.   

Nisur nga rëndësia që paraqet ky objekt, si dhe veçoritë teknike dhe arkitekturore të tij, Banka 

e Shqipërisë hulumtoi kompanitë që shprehën interes me qëllim vlerësimin e besueshmërisë 

së tyre në treg, kapaciteteve teknike dhe punimeve të ngjashme të realizuara më parë. Në 

përfundim, u vendos të vijohej me procedurën “Tender i kufizuar ndërkombëtar”, në përputhje 

të plotë me rregulloren “Për procedurat e prokurimit të Bankës së Shqipërisë” miratuar me 

vendim të Këshillit Mbikëqyrës nr.81, datë 15.11.2006, e ndryshuar. Banka e Shqipërisë 

prokuron shërbime dhe mallra mbështetur në përcaktimet e kësaj rregulloreje, dhe jo 

mbështetur në ligjin “Për prokurimin Publik”. Kjo bazuar në nenin 76 të ligjit nr. 8269, 

datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar. 

Për të siguruar cilësinë e procesit dhe të një rezultati sa më eficient për Bankën e 

Shqipërisë, u vlerësuan për t’u ftuar për të marrë pjesë në tender 7 kompani të huaja.  

Procedura “Tender i kufizuar ndërkombëtar” është aplikuar nga Banka e Shqipërisë 

edhe për rikonstruksionin e ndërtesës qendrore të saj. Fondi i kontraktuar për 

kontratën bazë dhe shtesat e saj për rikonstruksionin e ndërtesës qendrore të Bankës 

së Shqipërisë ishte në vlerën  15.8 milionë euro. Ndërsa, konkursi ndërkombëtar është 

aplikuar nga Banka e Shqipërisë vetëm për përzgjedhjen e projektit për 

rikonstruksionin dhe jo për punimet e rikonstruksionit.  

Me kërkesë të administratorëve të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2015-2016, u bë një 

rishqyrtim i të gjitha kostove, përfshirë edhe të atyre të zbatimit të projektit të miratuar 

për rikonstruksionin e ish-hotel Dajtit, me qëllim minimizimin e tyre. Në përfundim, 

fondi me të cilin u çel procedura e prokurimit u ul në 16 milionë euro nga 18 milionë 

euro (ekuivalenti në lekë) që ishte parashikuar sipas vendimeve përkatëse të Këshillit 

Mbikëqyrës.  

Në vijim, u ndoqën të gjitha procedurat e tenderimit për objektin e prokurimit “Rikonstruksioni i 

ndërtesës së ish-hotel Dajtit”, procedurë që do të përfundojë me nënshkrimin e kontratës mes 

palëve.    

  • Transparenca dhe llogaridhënia e Bankës së Shqipërisë  

Në bazë të detyrimit ligjor, sipas nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, pas 

nënshkrimit të kontratës, Banka e Shqipërisë do t’i bëjë të ditur publikut emrin e 

subjektit fitues të procedurës së prokurimit dhe fondin në dispozicion të zbatimit të 

kontratës.  

Sjellim në vëmendje të publikut se çdo procedurë dhe vendim i Këshillit Mbikëqyrës është 

marrë në përputhje të plotë me ligjin për Bankën e Shqipërisë dhe aktet nënligjore në fuqi. 

Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës dhe gjithë veprimtaria institucionale e Bankës së 

Shqipërisë është subjekt llogaridhënieje pranë Kuvendit të Shqipërisë, Kontrollit të Lartë të 

Shtetit, Komitetit të Auditit që drejtohet nga anëtarë joekzekutivë të Këshillit Mbikëqyrës, si dhe 

Inspektorit të Përgjithshëm.  

Banka e Shqipërisë siguron publikun se ka qenë dhe mbetet e angazhuar të garantojë 

transparencën me publikun, në përputhje të plotë me ligjet e vendit e standardet 

ndërkombëtare. 

 

 

Tags: Banka e Shqipërisëish-hotel Dajtitreagonrikonstruksion

TË LIDHURA

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

11:50 | 11/08/2025
Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin
Aktualitet

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Dogji një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari

10:21 | 11/08/2025
Next Post
Dalin në shitje biletat për Superkupën e Evropës, ja sa kushtojnë

Dalin në shitje biletat për Superkupën e Evropës, ja sa kushtojnë

Manchester United kërkon Griezmann. Agjenti i lojtarit: Jemi ende në bisedime

Griezmann besnik, rinovon deri në 2022 me Atleticon

Kompania kineze synon standartizimin e “5G”-në

Kompania kineze synon standartizimin e “5G”-në

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor
Aktualitet

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor

by mirseda
11:50 | 11/08/2025
0

Aksident në fshatin Hamallaj, humb jetën një këmbësor Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, ka ndodhur një...

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

Inter ndalon negociatat për Lookman, Napoli pret zhvillimet

11:18 | 11/08/2025
Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

Tentoi të fshihte provat për vëllain polic, masë detyrim paraqitje për efektivin

10:35 | 11/08/2025
Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

Tërmet i fortë 6.1 ballë në Turqi, tronditet Balikesiri

10:32 | 11/08/2025
Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë

Vance: SHBA-të nuk janë më të interesuara të financojnë lu*tën në Ukrainë

10:29 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com