Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandali i arratisjes nga 313-ta, Çekaj: Plani i Pjetrit! Çepele: S’dija gjë

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skandali i arratisjes nga 313-ta, Çekaj: Plani i Pjetrit! Çepele: S’dija gjë

Autorëve të tentativës së dështuar të arratisjes nga 313, i është konfirmuar izolimi. Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë mesditën e sotme para Gjykatës së Tiranës, e cila ka konfirmuar izolimin për 90 ditë, pas tentativës së dështuar të arratisjes. Prokuroria kërkoi t’i caktohet masa shtesë arresti, në kuadër të procedimit “tentativë arratisje” e “goditje për shkak të detyrës”, ndërkohë që ka njoftuar se po kryen hetime edhe nëse ndonjë prej policëve të burgjeve mund të ketë bashkëpunuar.

Çekaj, Pjetri dhe Çepele, i paraburgosuri në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen, janë vendosur për 90 ditë në izolim. Sipas ligjit, ata do izolohen për 90 ditë dhe s’do të kenë kontakte me familjarë apo të burgosur.

Të tre këta personazhe kanë dalë të qeshur para gjykatës. Arbër Çekaj mohoi të ketë pasur plan që të arratisej. Ai tha se doli jashtë për ajrosje, e se nuk e dinte se Fatmir Pjetri do të arratisej. “Dola për ajrosje, nuk e dija që Fatmiri do arratisej, shkova pas tij”, ka thënë Çekaj.

Avokatja e Çekajt: Plani ishte i Pjetrit

Me anë të një letre dërguar mediave, avokatja mbrojtëse e Arbër Çekajt, ka hequr të gjithë përgjegjësinë e klientit të saj nga plani i arratisjes nga burgu. Ajo ka akuzuar Fatmir Pjetrin si organizator të arratisjes.

“Arbri nuk ka goditur asnjë polic. I ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike për shkak të arrestimit të burgosjes së babait, ai vetëm ka ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin, kur e ka parë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policit ndalimi i tyre, por vetë Arbri ka menduar dhe është kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje.

Ai nuk është kriminal dhe respekton lidhjet e shtetit, në të kundërt tani do të ishte larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do të ishte kriminel, po do të ishte duke pirë kafe në Kosta Rika. Ai gjithashtu pohon se ka segmente të caktuara të shtetit që po punojnë kundër familjes Çekaj. Ai është thjeshtë një viktimë, pasi plani ishte i Fatmir Pjetrit, fakt që ai e ka pohuar edhe vetë. Ai ka qenë me kafe në dorë dhe kur e ka parë të largohej e ka ndjekur, pa e ditur se ku po shkonte. Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime”, thuhet në letër.

Çepele: S’kam lidhje me arratisjen

Lulzim Çepele ka thënë sot para gjykatës se nuk ia kishte idenë se çfarë po ndodhte me arratisjen. Çepele ka deklaruar se ka tentuar vetvrasjen, për shkak të presionit.

“Nuk kam asnjë lidhje me këtë tentativë për arratisje. Unë për shkak të presionit, kam tentuar vetëvrasjen, dhe nuk ia kisha idenë se ç’po ndodhte me një plan arratisje”.

Arratisje me anë të çarçafëve

Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së “Babagjyshëve”, të ndihmuar nga Fatmir Çepele, kishin planifikuar arratisjen nga qelitë këtë të diel, por pa mundur ta realizojnë. Të dënuarit do të largoheshin me litar të improvizuar duke lidhur çarçafët me njëri-tjetrin. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, plani ka nisur të vihet në zbatim me tentativën e Çepeles për të prerë damarët, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e stafit të burgut 313. Në momentin kur forcat e sigurisë janë angazhuar për ta shoqëruar në spital, ka hyrë në veprim Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të cilët kanë tentuar të arratisen gjatë orarit të ajrimit. Pikërisht në ato momente ata janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut, të cilët kanë marrë masat për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për të dalë, dy të burgosurit kanë goditur dhe një prej policëve të burgut 313, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Dosja e plotë

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit ka lënë në fuqi dënimin me 14 vite burg për Arbër Çekajn, pronari i kontejnerit me banane e kapur me 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Arben Çekaj u dënua me 21 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 14 vite burg. Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës, pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018, që e kishte fshehur në dyshemenë e konteinerit me banane.

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal “Babagjyshët”, të cilët gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete. Grabitja që bëri më shumë bujë, ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku të maskuar si babagjyshë, pjesëtarët e grupit kriminal realizuan grabitjet. Fatmir Pjetri pas arrestimit në Holandë në 24 nëntor 2017, u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. /Tirana Today

 

Tags: Arbër ÇekajFatmir PjetriLulzim Çepele

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post
SPAK-un e solli Zoti, por e duartrokasin viktimat

Dhe dy ushtri të vogla, të dyja shqiptare, një tjetër në mes

Regjistrohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri

Regjistrohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri

Haxhiu: Ende nuk kemi vendosur si do ta bëjmë Vetting-un

Haxhiu: Ende nuk kemi vendosur si do ta bëjmë Vetting-un

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com