Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandal, të vdekurit që për shtetin janë gjallë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal, të vdekurit që për shtetin janë gjallë

Emisioni investigativ “BOOM” ka denoncuar kësaj here shkeljen që i bëjnë njëherazi institucionet, ligjit për shërbimin publik të varrimit si dhe atij për gjendjen civile.

Sami Murataj nga Paskuqani denoncoi në “BOOM”, rastin e bashkëshortes së tij me iniciale Xh.M , e cila edhe pse është varrosur që më 29 dhjetor 2017, për shtetin shqiptar vazhdon të jetë ende gjallë, pasi në regjistrin e gjendjes civile nuk është bërë ç`regjistrimi i saj.

I moshuari deklaroi se ka kërkuar ndihmën e institucioneve, por pa gjetur zgjidhje.  

Gazetarët e “BOOM” u interesuan pranë gjendjes civile të Njësisë Administrative Paskuqan, ku konfirmuan se e ndjera figuron ende e gjallë, pasi pranë kësaj zyre agjencia funerale, apo familjarët nuk kanë paraqitur dokumentat që vërtetojnë vdekjen e saj.

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Lejen e varrimit, duhet të vij funerali, ai që merret dhe e ç`regjistron. Se personat familjarë janë të zënë me mortin, me hallin që kanë.

Gazetarja: Në këtë rast ata nuk kanë ardhur fare, agjencia funerale këtu tek ju atë ditë?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: S`kanë ardhur pra. Jo.

Gazetarja: Nuk kanë ardhur?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Nuk kanë ardhur, se në momentin që vijnë unë jap lejen e varrimit.

Gazetarja: Nga ana ligjore, a duhet të nxirrej njëherë leja e varrimit, pastaj të varrosej individi?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Po.

Aty ata zbuluan se për këtë rast nuk është lëshuar as leja e varrimit.

Gazetarja: Në një pikë këtu të ligjit thuhej që edhe institucionet kanë detyrimin për t`i dërguar këto (dokumenta), nëse ajo vdes në spital përshembull, ose IML-ja, një kopje.

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Po nuk i sjellin, nuk i sjellin.

Gazetarja: Pse s`i sjellin?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Asnjëherë.

Gazetarja: Vetëm qytetari duhet t`i sjelli këto?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Qytetari, funerali. Edhe funerali.

Gazetarja: Edhe funerali?

Zyra e gjendjes civile Paskuqan: Po funeralet zakonisht i sjellin, po konkretisht nuk e ka sjellë.

Ligji për shërbimin publik të varrimit përcakton qartë se “Kufomat lejohet të varrosen vetëm pasi është lëshuar leja e varrimit nga zyra e gjendjes civile e njësisë bazë përkatëse të qeverisjes vendore”.

Përgjegjësi i Drejtorisë së Shërbimit Funeral të Bashkisë Kamëz tha për “BOOM” se varrimi i të ndjerës është bërë me urdhër pune, ndërkohë që urdhri i punës nuk duhet të dalë pa u marrë nga ana e kësaj ndërmarrjeje në dorëzim leja e varrimit.  

Absurdi thellohet dhe më tepër teksa i vetmi dokument zyrtar që dispozohet nga ana e kësaj ndërmarrjeje, urdhëri i punës, ka dalë gati një javë pas realizmit të funeralit, gjë që tregon se ky shërbim është bërë jo vetëm pa leje varrimi, por edhe pa urdhër pune.      

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Zonja e ndjerë ka një skedë vdekje.

Gazetarja: Po.

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Kur ka një skedë vdekje, ne nuk i lëmë njerëzit pa varrosur.Edhe një leje varrimi me urdhër pune e ka pasur ai zotëria që ka bërë varrimin, kurse pjesa tjetër i takon gjendjes civile.

Gazetarja: Leje varrimi për këtë rast nuk është dhënë dhe lejen e varrimit sipas rregullit e jep vetëm zyra e gjendjes civile, e cila më pas bën dhe ç`regjistrimin.

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Zyra e gjendjes civile për rastin konkret funksionon këtu tek ne.Lejen e varrimit e marrim ne nga ndërmarrja.

Gazetarja: Nga cila ndërmarrje e merrni lejen e varrimit, ma sqaro pak të lutem?

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Nga ndërmarrja e pastrim-gjelbërimit që ka në varësi dhe sektorin e varrezave.

Gazetarja: Jo, ajo sipas kuptimit të ligjit nuk quhet leje varrimi,por është urdhër pune.Ju ndoshta e ngatërroni me urdhrin e punës.

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Urdhri i punës dhe skeda e vdekjes kanë qenë të sakta dhe kaq.

Gazetarja: Urdhri i punës, kjo që ju e quani leje varrimi ka dalë në datën 4.01.2018, ndërkohë që kjo zonja është varrosur në datën 29.12.2017?

Përgjegjësi i ndërmarrjes funerale Kamëz: Sepse janë agjencitë e varrimit që konkurojnë me ne dhe ne i njohim njerëzit pak a shumë. Nuk është se ka ndonjë shkelje ligji në këtë pjesë.

Edhe pse ligjet në vendin tonë nuk mungojnë, mesa duket atyre për të vdekurit, do t`u vij rradha për zbatim pas fillimit të zbatimit të ligjeve për të gjallët.

Tags: gjallëjanështetinSKANDALtë vdekurit

TË LIDHURA

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali
Aktualitet

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Përplasen dy makina në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

20:40 | 23/01/2026
Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental
Aktualitet

Rrëshen, digjet një mjet i parkuar, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental

20:16 | 23/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 20 qershor 2018

Shtypi i ditës, 20 qershor 2018

Shtypi nga bota, 20 qershor 2018

Shtypi nga bota, 20 qershor 2018

Keni bërë plane për të shkuar në plazh? Priten rreshje shiu

Po iu gënjen dielli, pasdite priten reshje të dendura shiu







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com