Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandal në shkollën e të verbërve/ Drejtori në luks, nxënësit në mjerim

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandal në shkollën e të verbërve/ Drejtori në luks, nxënësit në mjerim

Në Institutin Shtetëror të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” janë skandaloze kushtet më minimale. Pavarësisht se për këtë shkollë jepet një fond jo i vogël nga shteti shqiptar, gjendja është e rëndë. Emisioni “Boom” me anë të kamerave të fshehura, ka nxjerrë në dritë një të vërtetë të dhimbshme mbi trajtimin që u bëhet këtyre fëmijëve të moshës 5-15 vjeç.

Kamerat e fshehta të gazetarëve tanë kanë regjistruar rrëfimin se për 66 fëmijë ekziston vetëm një frigorifer i vogël edhe ai i ndryshkur.

Kuzhina e Institutit, një frigorifer i vogël për gjithë fëmijët

Gazetarja: Në kuzhinë për çfarë mund të ketë nevojë?

Punonjësja: Lavastovilje. Një sobë. Se i kemi të prishura.

Gazetarja: Të dyja të prishura janë?

Punonjësja: Lavastovilja punon vetën gjysmë. Soba është siç e shikon edhe vetë. Sikur të na i bënit këtë, o Zot, do ju falenderoja shumë.

Edhe frigoriferi është i prishur. Kemi vetëm një frigorifer të vogël.

Gazetarja: Po sa nxënës keni juve?

Punonjësja: Kemi 60 nxënës.

Gazetarja: Me këtë punoni ju, vetëm me këtë? Për 66 veta i mbani këtu gjerat?

Punonjësja: Mos e pyet, ço andej, lëviz këtej.Ky është prish dhe s`është rregulluar dot më. Dhe soba s`është rregulluar dot më. Edhe një lavastovilje.

Drejtori: Ajo lavastovilja se nuk i lajmë dot pjatat me dorë. Se ne kemi një kuzhiniere paradite, një ndihmëse pasdite. Një vetëm a të shtroj, a të gatuaj, a të laj pjatat. Detyrohemi të heqim rojen atje, ta zëvendësojmë me nxënës që të vij t`i ndihmoj.

Ushqimi, kuota ditore sipas Drejtorit është 2.200 lekë (të vjetra), jo pak herë është jashtë standarteve.

Drejtori: Ne jemi munduar që ushqimin ta kenë të mirë dhe ato nuk ankohen. Ne tani ju kemi futur disa gjëra të reja, jashtë normës. Norma me 220 lekë nuk bën asnjë ashtu.Po ne operojmë, ju bëjmë sallata të ndryshme, disa lloj sallatash që ata mund të zgjedhin, me fruta. Me supërat.Dhe nxënësit kanë një supë, kanë një sallatë, kanë dhe atë gjellën tjetër, kanë dhe fruta.

Kamera ka arritur të kapë një drekë vetëm me fasule, ndërkohë që Drejtori ka pohuar se nuk mungojnë sallata dhe frutat.

Jo vetëm kaq. Për darkë, emisioni “BOOM” ka kapur një tavolinë të shtruar me një fetë bukë me çokokrem dhe një gotë qumësht, e vetëm pak minuta më pas vetë fëmijët shprehen se ushqimi nuk hahej.

Nxënësi: Sot do më vijë për të vjellë, nga ai çokokremi.

Gazetarja: S`të pëlqeu buka sot?

Nxënësi: Fare!

Gazetarja: Pse?

Nxënësi: Kur kemi vezë dhe kos dhe çokokrem, s`më pëlqen fare.

Nxënësi: Iiii ma shpifi!

Gazetarja: Edhe ty ta shpifi?

Nxënësi: Të ishte çokollatë ec mo po e hanim po…!

Gazetarja: Po ça ishte ajo?

Nxënësi: Çokokremmm!

Nxënësi: Çokokrem po, por i shpifur.

Gazetarja: A të pëlqen ushqimi këtu, ça ju japin gjithmonë?

Nxënësi: Salçiçe pooo!

Gazetarja: Salçiçe! Po tjetër?

Nxënësi: Majonezë, proshutë!

Gazetarja: Groshë!?

Nxënësi: Po si ha!

Gazetarja: S`e ha groshën ti, po ça ha kur nuk ha groshë?

Nxënësi: E urrej groshën unë.

Gazetarja: Hani ndonjëherë fileto pule?

Nxënësi: Kur bëjnë nga 1 na japin, s`na japin nga 2-3!

Gazetarja: Sallata, ëmbëlsira, hani?

Nxënësi: Hamë! Ça ëmbëlsirash hani?

Nxënësi: Krem kakao, hashure bënin parvjet ashtu hashure, po s`bëjnë më tashi se s`i hante kush, s`i hante njeri, kanë bo një gjellë gjithë shkolla s`e ka ngrënë, gjithë shkolla.

Gazetarja: Ishte gjellë e keqe?

Nxënësi: Ma shpifi! Kam hëngër një herë supë kështu me perime, atë kur e kam hongër për herë të parë, e din si u bona?

Gazetarja: Si u bone?

Nxënësi: Unë volla!

Fëmijët, (të mos harrojmë janë me probleme shikimi), përdoren edhe për të zëvendësuar rojen, apo zgjohen disa prej tyre që në 6.45 të mëngjesit për të qenë në kuzhinë.

Letra e një fëmije të këtij Instituti mbërritur në redaksinë e “BOOM” ka përshkrime akoma më të pabesueshme, si ushqime që rrinë në magazinën e mbushur me minj dhe mace, salçiçe të thartuara.

Kur vijmë tek higjena, fëmija pohon se shumë prej shokëve të tij janë me parazitë sepse kujdestarët kanë thënë se nuk ka shampo.

Po ashtu peshqirët e çarçafët janë të konsumuar prej vitesh. 

Sipas këtij fëmije, kjo letër u është dërguar edhe në zyrat e Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Avokatit të Popullit. Emisioni “BOOM” ishte institucioni i fundit ku janë drejtuar këta fëmijë që nuk kërkojnë as luksin e zyrës së Drejtorit dhe as vëmendjen e kamerave të zyrtarëve shqiptarë, thjesht kërkojnë trajtim njerëzor, ushqim, veshje dhe pak dashuri.

Përshëndetje teta Fiori dhe teta Rozana. Unë jam nxënës i Institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”. Do të doja që të lija këtë email anonim pasi do të ndikonte negativisht për mua pasi Drejtori do të më ndëshkonte duke më lënë pa ngrënë ose duke na ndëshkuar me punë të rënda dhe duke na ndaluar të marrim pjesë në mësim. Po ju kontaktoj pasi dua t’ju infomoj që shkolla jonë ka filluar një javë me vonesë pasi drejtuesit e shkollës po rinovojnë ambjentet e tyre të punës me pajisje luksi, dyer. Ndërsa ambjenti ku ne ushqehemi është një ambjent i kohës së mesjetës ku nuk ka furrë, as frigorifer por ne ushqehemi me ushqimet që rrinë në magazinë e cila është e mbushur gjithnjë me minj dhe mace. Për të ngrënë më shumë na japin fasule dhe salçiçe të thartuara. Ndërsa sa i përket higjenës personale ne nuk kemi fare pasi nuk ka shampo, ujë të rrjedhshëm. Peshqirët dhe çarçafët janë tejet të përdorur dhe kanë marrë ngjyrë të verdhë. Gjithashtu disa nga shokët e mi kanë parazitë në kokë pasi na kanë thënë kujdestarët që nuk kanë shampo. Dhe si pasojë ne detyrohemi ti blejmë vetë shampot. Gjithashtu ne kemi mungesë të rrobave, dimri ka ardhur dhe këtë vit shkolla nuk na ka blerë asgjë, ndërsa vitet e tjera na i blinte të gjitha. Ky është mesazhi i 7 që dërgoj, jo në emision por në organet qeveritare si Kryeministria, Ministria e Arsimit, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Avokatit të Popullit. Të gjithë këto mesazhe kanë rënë në vesh të shurdhër, ju lutem na ndihmoni. Ju jeni shpresa jonë e fundit.

BOOM në magazinën e Institutit

Drejtori: Po që se është e mundur ne na mungon një frigorifer banak aty te kuzhina sepse ai që është ka 20 vjet dhe është ndryshkur dhe shëndetësia e ka nxjerrë jashtë përdorimi. Nuk është normale që ta kemi aty. Këto janë edhe institucione simbolike. Vjen Ambasada amerikane, vijnë gjithë Ambasadat, vijnë këto të Bashkisë e dhe duhet të kenë një lloj paraqitje.

Emisioni “BOOM” do të vijojë sërish nesër me të tjera fakte, sigurisht edhe me vizitën e zëvendës/ministrit të arsimit në ato që quhen ambiente të reja.

Tags: “Ramazan Kabashi”66 fëmijëInstitutikushteshikojnëSKANDALtë vajtueshme

TË LIDHURA

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

09:23 | 31/05/2025
Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
Kultura

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

09:09 | 31/05/2025
Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE
Aktualitet

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Next Post
Parajsat fiskale/ Shqipëria me një “këmbë” në listën e zezë

Parajsat fiskale/ Shqipëria me një “këmbë” në listën e zezë

Dje futbollist, sot trafikant droge/8 vite burg për ish-lojtarin e Besës

Dje futbollist, sot trafikant droge/8 vite burg për ish-lojtarin e Besës

“Thatësirë” golash në pjesët e para/Juve dhe Basel pranë kualifikimit (Video)

“Thatësirë” golash në pjesët e para/Juve dhe Basel pranë kualifikimit (Video)

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, kapet në Tiranë 43 vjeçari

by mirseda
09:23 | 31/05/2025
0

Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim, i cili...

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

09:09 | 31/05/2025
Trump njofton dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin

Trump njofton dyfishimin e tarifave për çelikun dhe aluminin

09:06 | 31/05/2025
Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Bislimi: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

08:47 | 31/05/2025
ANALIZA/ PSG-Inter, jo vetëm finale Champions-i

ANALIZA/ PSG-Inter, jo vetëm finale Champions-i

08:19 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com