Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skandal në Gjykatën e Matit, lirohet i arrestuari me 2 ton hashash

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Skandal në Gjykatën e Matit, lirohet i arrestuari me 2 ton hashash

Emisioni investigativ, Fiks Fare ka denoncuar një skandal në drejtësi, ku Gjykata e Matit liroi nga burgu një person që ishte kapur me 2 ton hashash.

Emisioni investigativ kishte informacione se i pandehuri Eltion Daçi do të lirohej në sallën e gjyqit dhe për këtë arsye, një grup xhirimi shkuan të ndjekin procesin dhe argumentimin e trupit gjykues. Por, në mënyrë paradoksale, grupi i xhirimit nuk u lejua të merrte pjesë në seancë, pasi një nga policët e burgut mbylli derën dhe nuk lejoi askënd të futej brenda.

provvv (1)

Dhe, ashtu siç pritej, personi i arrestuar me 2 ton hashash, Eltion Daçi, u lirua në atë seancë. Për gjykatën, fajtor ishte një person tjetër, Andreja Gjinaj, që kishte vetëm një provë: kishte marrë me qira tokën që u gjet lënda narkotike. Ndërkohë, dëshmitë e tjera në dosje, por edhe përgjimet, tregonin se “pronari” i lëndës narkotike ishte personi që u lirua, Eltion Daçi.

Fiks Fare siguroi dosjen gjyqësore në ngarkim të Eltion Daçit dhe Andreja Gjinaj. Në dosje thuhet se në datën 2 prill të vitit 2017, në një konstruksion metalik si dhe një tunel të ndodhur në fshatin Rrethe-Baz, Bashkia Mat, janë gjetur 194 thasë me një peshë totale prej 2069.2 kilogramë hashash si dhe një kallashnikov. Prokuroria ka pyetur disa dëshmitarë, ku njëri prej tyre, Halit Daçi, ka shpjeguar se kontenierin i cili ndodhet në tokën e z.Safer Daci e hapte dhe e mbyllte djali i Seferit, i quajtur Eltion Daci sëbashku me punëtorët që merrte. Përsa i përket tunelit ku është gjendur lënda narkotike, ai ka deklaruar se këtë tunel e ka pastruar Eltioni.

Pas aksionit policor, Prokuroria ka vënë në përgjim numrin e telefonit të z.Eltion Daçi, i cili ka komunikuar me bashkëshorten e tij. “Çfarë dokumentesh ke pasur ti atje që ka dalë emri im, Shpresa Daçi atje” i thotë bashkëshortja në telefon, duke pranuar se kontenieri ku u gjet lënda narkotike ka qenë i Eltionit. Ndërkohë, e motra i thotë se “krejt gjërat që ke pasur atje i kanë sjellë këtu me maune”. Më vonë, bashkëshortja e pyet në telefon “atë kontenierin e dinë që është i joti ata?”, ndërsa ai i përgjigjet se jo.

Të dy, bisedojnë si duhet të dëshmojë bashkëshortja e Oltionit në polici, nëse oficerët e thërrasin. Në dosje, prokuroria e Metit argumentoi se vepra penale është konsumuar nga i pandehuri Eltion Daçi në bashkëpunim me të pandehurin Andreja Gjinaj. Sipas saj, kjo lëndë narkotike ka qenë e destinuar për shitje. Gjatë deklarimeve, i pandehuri Eltion Daçi tha se “nuk ka lidhje me veprën penale të ngritur nga prokuroria”.

Pasi siguroi dosjen e plotë, emisioni investigativ “Fiks Fare” kishte informacione se i arrestuari kryesor, Eltion Daçi, do të lirohej nga salla e gjyqit. Një grup xhirimi shkoi në Gjykatën e Matit për të ndjekur seancën gjyqësore. Fillimisht, gazetarët kontaktuan me kancelaren e gjykatës, e cila komunikoi me kryetarin e trupës gjykuese dhe vendosëm që të merrnim pjesë në këtë seancë. Por, e çuditshmja ka ndodhur gjatë zhvillimit të kësaj seance.

Në momentin që kanë ardhur të pandehurit, disa punonjës policie iu afruan dhe i thanë se duhet të largohen nga salla për arsye sigurie. Ata u thanë gazetarëve se duhet të prisnin jashtë dhe sapo të marrë një vendim kryetari i seancës, do i thërrasin. Por, kur kaluan disa minuta, një punonjës policie u stacionua te dera e sallës së gjyqit dhe nuk lejoi gazetarët të futeshin brënda seancës. Pasi tentuan disa herë dhe morën konfirmimin nga punonjësi i policisë së gjykatës që kishin marrë leje, gazetarët komunikojnë me kancelaren. Ajo thotë se “sigurinë e gjykatës e ka gjykata, jo punonjësit e policisë së burgjeve”.

Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura dhe dera hapet vetëm kur është dhënë vendimi. Punonjësit e policisë nxitojnë të marrin të pandehurit dhe t’i çojnë në Burgun e Burrelit. Në gjithë këtë situatë, Gjykata e Matit shpalli fajtor për 2 ton hashash Andrea Gjinajn, i cili u dënua me 5 vite e gjysmë burg. Ai mori përsipër të gjithë akuzën, madje edhe mbajtjen e një kallashnikovi. Prova e vetme e fajësisë së z.Gjinaj ishte një kontratë qiraje, ku ai kishte marrë me qira tokën ku u gjet lënda narkotike. Prokuroria thotë se për z.Gjinaj, nuk kishte asnjë provë tjetër; dëshmi, përgjim, vëzhgim.

Gazetarët kontaktojnë me avokatin e të pandehurve, duke e pyetur nëse gjyqtari mori ndonjë vendim për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura. “Jo, fare. Ata nuk dinin gjë fare. Ai mendonte mos keni ikur” thotë avokati. Pas kësaj situate, gazetarët kontaktojnë me kryetarin e Gjykatës së Matit. “Para se të bëhet seanca, më vjen kancelarja dhe më thotë se është një gazetar i Top Channel. Merre shoqëroje të ndjekë procesin. Më mbrapa merr vendim kryetari. Mesa di unë, ju jeni futur brenda” thotë ai, ndërsa shton se “polici është thjesht ekzekutor i një urdhri që jepet nga kryetari i seancës gjyqësore”. Gazetarët kërkojnë të takojnë kryetarin e seancës gjyqësore. Por, ai nuk pranon të japë shpjegime, ndërsa thotë se “nuk ka urdhëruar ai që gazetarët të dalin jashtë”.

Gazetarët shkojnë të pyesin në Burgun e Burrelit, se i kujt ka qenë urdhri për mos lejimin e gazetarëve në seancë. Burgu i Burrelit tha se ka marrë kontakt vetëm me kryetarin e Gjykatës së Matit, i cili u ka thënë se e ka lejuar grupin e Fiks Fare për të ndjekur seancën. Sipas saj, Burgu i Burrelit ende nuk ka kontaktuar me kryetarin e trupës gjyqësore. Gjithsesi, Drejtoria e Burgut të Burrelit thotë se ka marrë masë vetëm vërejtje për punonjësit e policisë.

***

PËRGJIMI I DATËS 3 PRILL 2017:

Shpresa Daçi: Çfarë dokumenti kanë gjetur thotë Ana me emrin tim. Çfarë dokumentesh ke pasur ti atje që ka dalë emri im, Shpresa Daçi atje.

Eltion Daçi: Jo moj, do jetë ndonjë libër ndonjë gjë.

Shpresa Daçi: Po ndonjë libër, po atëherë ti kanë futur me qëllim.

Komunikon me të motrën

Ana: Krejt gjërat që ke pasur atje i kanë sjellë këtu me maune. Ça ke pasur ti atje, me gjëna krejt ti kanë sjellë këtu.

Eltion Daçi: Po, mirë po atëherë?

Ana: A s’ke pas dokumente shpie gjë?

Eltion Daçi: Jo, jo.

Ana: A mban mend mirë?

Eltion Daçi: Po, po or pra.

Shpresa Daçi: O Ton, a thua ke pasur letra tek shtëpia?

Eltion Daçi: Eha.

PËRGJIM I DATËS 3 PRILL 2017, ORA 06.57.

Shpresa Daçi: për çfarë dokumenti bëhet fjalë, di gjë ti?

Eltion Daçi: Janë teste o teste. Teste që ia kam pas dhënë atij për të djegë ferra e gjëra.

Shpresa Daçi: Po tani?

Eltion Daçi: Teste kalamajsh. Kurrgjë.

Shpresa Daçi: Atë kontenierin e dinë që është i joti ata?

Eltion Daçi: Jo or ti.

Shpresa Daçi: Jo ëëë?

Eltion Daçi: Jo.

Shpresa Daçi: A thua më marrin dhe mu, më thirrin dhe mu. Çfarë tu them unë të paktën?

Eltion Daçi: S’di gjë fare thuaj. Janë teste fëmijësh, sdi gjë fare thuaj. S’kam qenë asnjëherë, s’di gjë.

Shpresa Daçi: I kam korrigjuar do them. S’di gjë, mund të jetë dhe ndonjë fëmijë që…

PËRGJIM I DATËS 3 PRILL 2017, ORA 09.08

Shpresa Daçi: ka ndonjë të re më?

Eltion Daçi: Jo, jo s’ka të reja më. Janë ato letrat e tuaja, që ke pas testet e kalamajve, gjëra kështu. Se letrat i ka marrë tjetri në kosh të plehrave. I ka dash për vete me djeg na një ferr na një gjë.

Shpresa Daçi: Po mirë. A ke folur me ndonjë njëri tjetër?

Eltion Daçi: Jo, s’kam fol. Po kam fol po s’ka asnji gjë./Top-channel

Tags: HashashlirohetMatSKANDAL

TË LIDHURA

Vr*sja e 14 vjeçarit në Maliq/ Policia arreston 8 persona, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit
Aktualitet

Vr*sja e 14 vjeçarit në Maliq/ Policia arreston 8 persona, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit

09:05 | 15/08/2025
Vihet nën kontroll situata në Gramsh/ Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre
Aktualitet

Vihet nën kontroll situata në Gramsh/ Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre

09:02 | 15/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste
Showbizz

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Next Post
VIDEO/ Arbitri tregon si e rrahën: Incidentin im bir e pa direkt në TV

VIDEO/ Arbitri tregon si e rrahën: Incidentin im bir e pa direkt në TV

Konfirmohet rikandidimi i Veliajt, Rama: S’kam opsion tjetër

Konfirmohet rikandidimi i Veliajt, Rama: S’kam opsion tjetër

Ftesa e Bashës: Ta zgjidhim krizën bashkë me socialistët

Ftesa e Bashës: Ta zgjidhim krizën bashkë me socialistët

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Takimi Trump-Putin, banorët e Alaskës dalin në rrugë në mbështetje të Ukrainës
Bota

Takimi Trump-Putin, banorët e Alaskës dalin në rrugë në mbështetje të Ukrainës

by mirseda
09:07 | 15/08/2025
0

Protestues me flamuj ukrainas dhe pankarta janë mbledhur në Anchorage, ku më vonë sot, Donald Trump dhe...

Vr*sja e 14 vjeçarit në Maliq/ Policia arreston 8 persona, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit

Vr*sja e 14 vjeçarit në Maliq/ Policia arreston 8 persona, mes tyre babai dhe xhaxhai i autorit

09:05 | 15/08/2025
Vihet nën kontroll situata në Gramsh/ Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre

Vihet nën kontroll situata në Gramsh/ Të gjitha vatrat janë fikur, banorët kthehen në banesat e tyre

09:02 | 15/08/2025
Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

22:55 | 14/08/2025
Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com