Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Skafisti i Balilit: Ja kush është biznesmeni që më pagoi për trafikun e drogës në Greqi

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Skafisti i Balilit: Ja kush është biznesmeni që më pagoi për trafikun e drogës në Greqi

Skafisti i Klement Balilit, Petro Dalanaj, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e ‘Report Tv’, Artan Hoxha, zbulon emrin e personit që sipas tij, porositi sasinë e kanabisit, që trafikoi drejt Greqisë. Petro Dalanaj thotë se ai është Spiro Gira, biznesmen nga qyteti i Fierit.

Intervista e Petro Dalanajt për gazetarin e ‘Report Tv’, Artan Hoxha

Jeni liruar nga burgu në Greqi.

Po.

Saktësisht, në çfarë burgu keni qenë? Për çfarë jeni arrestuar dhe kur jeni liruar?
Unë jam arrestuar në datën 8 maj të vitit 2016, për një ngarkesë me hashash, nga Shqipëria për në Greqi, për në Zaqitho të Greqisë. Jam liruar në datën 4 mars 2019. Mbarova dënimin tim, u lirova dhe erdha pranë familjes.

Me sa kujtoni, si u përfshitë në këtë histori?

Në këtë histori, unë jam përfshirë spontanisht sepse kisha disa probleme ekonomike, kisha një kredi bankare. Dhe një peshkatar (sepse edhe unë jam peshkatar në pension) më tha që një i njohuri i tij donte të bënte një punë për në Greqi. Më tha që lekët i paguante kesh. I thashë që do të mendohesha. Pastaj, meqë kisha probleme, mendova që ta bëja atë punë dhe bisedova me zotërinë. Më tha që donte të dërgonte një ngarkesë nga Saranda për në Zaqitho. Unë i thashë që lekët i doja paradhënie sepse kisha halle. Më premtoi që do të m’i jepte, por ditën kur do të bëhej puna.

Pas rreth një muaji, më tha që duhej të takoja një person në Patra dhe ai personi do të më tregonte për punën që do të bëja. I thashë që nuk kisha lekë për të shkuar atje. Më dha rreth 400 euro. Shkova në Patra. Takova një grek, më dha numrin e telefonit. Mbiemrin e kishte Alipandi. Shkuam në Zaqitho. Më dha edhe një GPS me vete. Caktuam vendin se ku do të shkarkohej malli dhe u ktheva prapë në Shqipëri.

Me çfarë shkuat në Patra?

Me autobus.

Nga cila doganë keni kaluar?

Nga Kakavija.

Keni hyrë zyrtarisht?

Po, po, me pasaportë.

Nga Patra në Zaqitho, rrugën e keni bërë me skaf?

Me makinën e Alipandiut, e Jorgo Alipandiut.

Dhe shkuat në Zaqitho, ku patë vendin ku do të shkarkonit mallin?

Po.

Aty ju dhanë ndonjë hartë, ndonjë GPS?

Më dhanë një GPS që caktova pikën se ku do të shkarkohej dhe GPS e mora me vete se duhej që ta kisha unë, për të bërë punën.

Atë ditë u kthyet prapë në Shqipëri, apo u kthyet me skaf?

Po, në darkë jam kthyer me autobusët që vijnë nga Athina, në orën 12, kalojnë në Patra. Dhe jam kthyer në Sarandë.

Kufirin e keni kaluar nga dogana apo nga kufiri i gjelbër?

Po, nga dogana, nga Kakavija.

Pas sa ditësh keni shkuar për të marrë skafin?

Pas rreth një muaji. Në telefon më tha që do të shkoja në Greqi, atje ku kisha qenë dhe do të takoja po të njëjtin person dhe ai personi do të më thoshte se çfarë do të bëja. Duhej që të merrja edhe një njeri tjetër me vete, si ndihmës. Bisedova me një djalë që e njoh dhe që është nga fshati Borsh. Është peshkatar. I thashë që do të bënim bashkë një punë dhe do të fitonim ca lekë, por i thashë që do të punonim me cigare. Nuk i tregova që do të punonim me drogë. Edhe ai djali më njihte sepse unë shkoj çdo verë atje për të gjuajtur peshk. Kishte besim tek unë dhe prandaj erdhi me mua.

Sa ishte shuma që ju kishin premtuar për punën që do të bënit?

5 mijë euro.

Kur shkuat që të merrnit skafin në Patra, kalimin e bëtë prapë me autobus, zyrtarisht?

Kalimin e kemi bërë të rregullt me autobus, kemi kaluar pasdite, rreth orës 8 në darkë, a diçka e tillë. Shkuam në Patra, kemi fjetur atë natë atje në një hotel. Të nesërmen në mëngjes ka ardhur Alipandiu dhe më ka çuar te vendi ku ishte skafi. Të nesërmen e hodhën skafin në ujë, ishte furnizuar dhe u nisa për në Shqipëri.

Bashkë me Kleanthin?

Bashkë me Kleanthin.

E kishit bërë herë tjetër rrugën?

Jo.

Për sa orë e bëtë nga Patra deri në Sarandë?

Kam ardhur të nesërmen. D.m.th. kam udhëtuar rreth 5-6 orë. Ishte kohë shumë e keqe dhe jam strehuar në Zaqitho, në një ishull, që është përpara. Të nesërmen, kur u qetësua pak koha, pasdite kam qenë në Sarandë, rreth orës 7-8 të darkës.

Gjatë rrugës, nuk ju ndaloi njeri?

Jo. Asnjë ndalesë nuk pata.

Në momentin kur e keni sjellë skafin në bregdetin e Sarandës, personi që ju kishte kontaktuar nga Saranda, e kishte bërë gati ngarkesën, apo ju do të prisnit derisa ajo të bëhej gati?

Ai ngarkesën e kishte bërë gati sepse unë e mora në telefon dhe i thashë që kishte det e nuk shkoja dot atë ditë, por të nesërmen. Gjatë asaj kohe ai e kishte bërë gati ngarkesën.

Ngarkesa është bërë natën?

Në orën 10 të darkës.

Ju keni konstatuar ndonjë lëvizje të policisë në atë kohë, në tokë ose në det?

Jo, jo, nuk kam pasur asnjë problem.

Me sa kujtoni, ku është bërë zbarkimi?

Në zonën e bregdetit.

Në krahun kur shkon për në Lukovë?

Po, në zonën e bregdetit.

Ngarkesën kush e ka bërë?

Unë nuk i njoh njerëzit. Ishte errësirë dhe nuk i njihja.

Meqë ishte sasi e madhe, e bënë vetë ata?

Po, po. Unë nuk mund të zbrisja në tokë. Rrija në mjet. Një nga ata që ishin në tokë hipi lart, kurse dy të tjerët hidhnin ngarkesën në mjet.

Pasi u bë ngarkesa, u nisët direkt për në Greqi?

Po. Pasi u ngarkua skafi, për rreth 15-20 minuta, më dhanë benzinë me vete, nuk e mbaj mend mirë, por duhej të ishin mbi 500 litra benzinë. U nisa për të shkuar atje ku ishte caktuar zbarkimi.

Mjeti ishte i mirë, e përballonte?

Mjeti ishte shumë i mirë.

Ju thatë që ata ju pajisën me një GPS. E kishit të përcaktuar se në ç’drejtim?

Ajo ishte përcaktuar në atë vend ku më thanë ata. Atje duhej të shkoja patjetër.

Kur u shkëputët nga Saranda, natën e datës 5 apo 6 maj?

Rreth datës 6 kam dalë nga Saranda.

Dhe kur e zbarkuat ngarkesën në Zaqitho?

Në datën 7.

Në datën 7 duke u gdhirë data 8 maj?

Po. Në datën 7 kam shkuar në Zaqitho.

Kur u nisët nga Saranda, pagesën jua bënë parapagim?

Po.

Apo do t’ia bënin një njeriut tuaj?

Jo. Nuk mund të bëja punën unë pa marrë lekët.

I morët me vete?

Jo, i lashë në shtëpi.

Atëherë, gjatë kohës që keni udhëtuar nga Saranda për në Zaqitho, keni komunikuar me telefon?

Po.

Me cilin person?

Me Spiro Girën.

Spiro Gira ishte personi që kishte ngarkesën?

Po. Ai që më dha pagesën. Pagesën ma ka dhënë përpara se të bëhej puna.

Ju thanë sesa ishte ngarkesa?

Jo. Nuk e dija.

Autoritetet greke kanë regjistruar një peshë prej 679 kg kanabis. Gjatë kohës kur hytë në ujërat greke, keni komunikuar me personat që do t’ju prisnin atje?

Unë kam komunikuar me Spiro Girën gjatë kohës që lundroja, dhe me Jorgos Alipandis, gjatë kohës që do të arrija atje, që të përgatiteshin ata që do të merrnin ngarkesën. Me këta të dy kam komunikuar.

Nëse e kujtoni, kur e keni bërë zbarkimin në Zaqitho?

Ka qenë data 8 maj 2016. Ka qenë ora 4-5 e mëngjesit.

E kujtoni se ku e keni zbarkuar?

Po, në Zaqitho, në pjesën përballë Qefalonjasë, jo nga pas, por nga pjesa përballë. Janë dy ishuj përballë njëri-tjetrit. Në atë pjesë e kam shkarkuar.

E kishin mjetin afër ata, që të merrnin ngarkesën?

Ata kishin një makinë rreth 50 metra larg nga bregu, diçka e tillë sepse nuk vinte rruga deri në breg. Ishte vend i thyer.

Gjatë kohës që keni bërë shkarkimin e kanabisit, keni vënë re që ishit në gjurmim?

Jo, nuk kishte asnjë zhurmë, asnjë shenjë, asnjë dritë. Nuk kishte asgjë shqetësuese.

Po vendi i zbarkimit, ka qenë i përcaktuar fiks aty, apo patët ndonjë problem gjatë rrugës?

Po. Unë kisha një problem në fillim me GPS. Pastaj e përcaktuam tamam. Unë e kisha GPS me bateri. Bateria kishte rënë dhe GPS nuk punonte mirë.

Keni humbur kontaktet?

Jo kontaktet. Duhet të shkosh fiks atje ku duan ata, nuk mund të shkosh 100 metra apo 500 metra më tutje, apo 1 kilometër më tutje. Duhet të shkosh aty ku duhet.

Pasi latë ngarkesën, çfarë lëvizjeje keni bërë pastaj?

Pasi lashë ngarkesën, kam ndenjur rreth 1 orë atje në breg, sa zbardhi dita që të mos ikja me errësirë sepse nuk i dihej, nuk kisha garanci. Komunikova me Spiro Girën dhe ai më tha që mjetin ta çoja atje ku e kisha marrë, në Patra. Rreth orës 7 e gjysmë të mëngjesit, kam qenë në Patra. Mjetin e parkova atje ku e mora. Është një liman, ku njerëzit parkojnë shumë mjete. E parkova dhe ika. Bashkë me Kleanthin.

Ku shkuat pastaj?

Kisha lënë çantën me rroba te magazina ku morëm skafin. Shkuam atje dhe ndërruam rrobat. Morëm një taksi dhe shkuam të hanim.

Ku ju kanë ndaluar?

Kur po hanim, erdhën dy persona, na shtynë, na hodhën në shesh dhe na vunë prangat./shqiptarja.com

 

Tags: Klement BaliliPetro Dalanajtrafiku droges

TË LIDHURA

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

22:05 | 18/10/2025
“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi
Aktualitet

“Zbërthehen” telefoni, banesa dhe zyra/ SPAK kontroll te drejtori i Ballukut në OSHEE, Enea Karakaçi

20:45 | 18/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë
Aktualitet

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Next Post
Bulku flet si trajner i kuqezinjve dhe i përgjigjet Paniccit: Këta lojtarë ishin në Francë

Fitorja detyrim ndaj Andorrës, Bulku bën “revolucion” në formacionin kuqezi

Postimet e pazakonta/ Zëvendës ministrit i vjedhin llogarinë e Facebook

Postimet e pazakonta/ Zëvendës ministrit i vjedhin llogarinë e Facebook

Ekzekutimi mafioz i Nardit të “Bujtinave”/I vëllai: Kanë ngatërruar person

Ekzekutimi mafioz i Nardit të "Bujtinave"/I vëllai: Kanë ngatërruar person







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com