Djali i politikanit Bashkim Fino i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorë me vajzën e një tjetër zyrtari, gazetarit Gëzim Podgorica, ish-drejtor i ATSH. Ata mundën t’ia hidhnin mediave rozë, duke qenë diskret, por çdo gjë e ka zbuluar kryebashkiaku Veliaj.
Ai ka ndarë me qytetarët fotot e çiftit.
“Shumë urime Redi Fino & Edlira Podgorica, teksa nisni udhëtimin më të bukur të jetës suaj bashkë! I lumtur për miqtë e mi Bashkimin e Gëzimin, tek shohin femijët e tyre të krijojnë familjen më të re të Tiranës! Të trashëgohen!”, shkruan Veliaj bashkëngjitur fotove.
Shume urime Redi Fino & Edlira Podgorica teksa nisni udhetimin me te bukur te jetes suaj bashke! 👰❤️🤵💍
I lumtur per miqte e mi Bashkimin e Gezimin tek shohin femijet e tyre te krijojne familjen me te re te Tiranes! Te trashegohen! 👼 pic.twitter.com/V5RUK0nrFu
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) December 23, 2018