Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

S’ka më heshtje, Topalli flet për partinë e re

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
S’ka më heshtje, Topalli flet për partinë e re

Shpesh është aluduar kohët e fundit në lidhje me faktin se Topalli me gjasë, edhe mund të krijojë një parti të re, duke mbledhur të pakënaqurit brenda PD. Ndonëse ajo nuk ka dhënë asnjëherë një konfirmim, por as nuk e ka mohuar, kjo ka shtuar edhe më shumë shpresat nga ana e qytetarëve.

Këta të fundit shpesh i kanë vënë në dukje se me të në krye, PD-ja do të marrë një tjetër rrjedhë. Por edhe vetë Topalli, sa herë i është dhënë mundësia, i ka dhënë “shuplakën” e radhës kreut demokrat Basha.

Në shenjë këmbane alarmi, Topalli ka thënë më tej se sot sundojnë 4 vetë, 10 oligarkë dhe disa banda kriminale. Po kështu ajo është e mendimit se Lulzim Basha nuk përfaqëson as të djathtën, as të rinjtë. Për të, ai sot është modeli i dështuar i një politikani të komprometuar.

A do të angazhoheni ju drejtpërdrejt në një projekt të ri politik jashtë PD-së, apo do të ndërmerrni ndonjë aksion politik brenda kësaj partie?

“Sot në Shqipëri nuk qeveris PS-ja. Dhe në opozitë nuk është PD-ja. Sot nuk ka parti të majtë, dhe as të djathtë. Nuk ka as qeverisje dhe as opozitë. Sot pushteti dhe farsë opozita janë bashkë. Sot sundojnë 4 vetë, 10 oligarkë dhe disa banda kriminale. Ndërsa në opozitë janë njerëzit e thjeshtë. Ata që po ikin jashtë Shqipërisë, gjithë ata që mendojnë të ikin se nuk besojnë se me këtë klasë politike ndryshon gjë dhe ata që janë një shumicë e heshtur- ata janë opozita. Rama ka humbur çdo kontakt me realitetin, pavarësisht përpjekjeve të tij të dështuara për një PR tjetër. Pakënaqësia ndaj Ramës është rritur vrullshëm. Shqiptarët refuzojnë arrogancën e Ramës, padijen e tij për qeverisjen, korrupsionin e pakufi të qeverisë së tij. Shqiptarët refuzojnë që kryeministri i vendit të jetë njësh me oligarkët dhe aleat me krimin”, ka thënë ajo për “Panorama”.

“Për shkak të këtyre politikave të Edi Ramës, ka një shpërthim të pabarazisë ekonomike. Është fatale që një numër krejt i vogël oligarkësh të kontrollojnë pasurinë e 98% të qytetarëve. Disa zhgërryhen në miliona e shumica e njerëzve jetojnë nën stresin e pamundësisë për të paguar energjinë, qiranë, dritat, shkollën e fëmijëve, e bukën e gojës. Ndërkohë, pas një eksperimenti unik të pashoq, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë e shpejt pa Gjykatë Apeli.

As në kohën e Enver Hoxhës kjo nuk ka ndodhur (formalisht). Mungesa e shtetit ligjor dhe padrejtësitë e mëdha sociale çojnë ose në shpërthime të pakontrolluara, ose në çimentimin e mafies në drejtim të shtetit. Në këtë situatë dramatike, opozita farsë e kësaj periudhe ka pjesën e saj të përgjegjësisë. Që gjërat të mos shkojnë edhe më keq, është emergjente të ndërhyhet. Ose duhen reformuar në mënyrë radikale forcat politike ekzistuese, ose duhen krijuar lëvizje të reja që të çojnë në forca të reja politike. Ajo që quhet opozita e sotme, kishte detyrën dhe shansin t’i jepte alternativë vendit.

Për fat të keq, nuk e bëri. Lulzim Basha nuk përfaqëson as të djathtën, as të rinjtë. Ai sot është modeli i dështuar i një politikani të komprometuar. Ambiciet financiare të kryetarit vendosën interesin privat, personal mbi misionin dhe interesin publik që opozita duhet të ketë. Me qeverinë më të keqe të 30 viteve si kjo që është sot, opozita duhej ta kishte mundur që në mandatin e parë, disa herë Edi Ramën. Edi Rama do vazhdojë të sundojë në zonën e tij të komfortit, për sa kohë në krye të opozitës do të ketë Lulzim Bashën.

Me gjithë situatën dëshpëruese, unë besoj se ka rrugëdalje. Shqiptarët mund e duhet të bashkohen kundra 4 politikanëve të lidhur me 10 oligarkët, që sundojnë mbi fatin e jetës së tyre. Shqiptarët rrëzuan diktaturën më të egër para 20 viteve. Po si mund të besoj unë se ata nuk do rrëzojnë Edi Ramën. Ka një të vërtetë për sot e përgjithmonë: Nëse një politikan komprometon veten me kundërshtarin, ai nuk ka shans ta mundi atë. Dhe në fakt, ai nuk i hyn në punë askujt as sot, as nesër. Vendi ynë ka plot njerëz të ndershëm, të papërlyer, ka të rinj idealistë, ka burra e gra guximtare që duan të ndërtojnë jetën në tokën e tyre. Ata do ta rrëzojnë Edi Ramën bashkë me mikun e tij të mirë Lul!”, është shprehur ajo.

 

 

Tags: bashapartiaramatopalli

TË LIDHURA

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS
Aktualitet

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Next Post
“E zëmë se ra qeveria. Mos u gëzoni para kohe, do ndërtohet po e njëjta qeveri”

"E zëmë se ra qeveria. Mos u gëzoni para kohe, do ndërtohet po e njëjta qeveri"

Skenari/ Topalli ia nxjerr të palarat në shesh Bashës: Në marrëveshjen me Ramën shiti PD-në për disa drejtori

Skenari/ Topalli ia nxjerr të palarat në shesh Bashës: Në marrëveshjen me Ramën shiti PD-në për disa drejtori

Video/Të miturit pre e botës së krimit, si po i ‘braktisin’ familjet

Video/Të miturit pre e botës së krimit, si po i ‘braktisin’ familjet







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane
Kryesore

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

by mirseda
14:39 | 06/12/2025
0

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, festoi një dekadë aktivitet, në një event me mbi dy mijë të ftuar në...

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com