Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Situata e Rinasit / Reagon Meta : I shqetësuar për situatën që po ndodh

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Meta paralajmëron: Për demokracinë do të derdhet gjak
Postimi i presidentit Meta:
Jam shumë i shqetësuar për situatën, që po zhvillohet me ndërprerjen e shërbimeve të fluturimeve ajrore për shkak të reagimit të Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, të cilët duket se nuk kanë arritur një dakordësi me Qeverinë dhe organet drejtuese të “Albcontrol”, lidhur me kërkesat e tyre.
Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje.
Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare.
I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë.
Edhe pse askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka treguar sinqeritet dhe gadishmëri për të diskutuar në kohë me anëtarët e Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror lidhur me shqetësimet e tyre, ritheksoj edhe një herë se është e domosdoshme që:
?– Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë të kontrollit të trafikut ajror shqiptar;
?– Në çdo kohë dhe pa ndërprerje të garantohet cilësia dhe objekti i punës së “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për fluturimin ajror civil dhe ushtarak, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare;
?– Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe detyrimin, që të garantojë, që hapësira ajrore e saj të konsiderohet në çdo kohë e sigurtë për fluturimet ajrore;
?– Nuk duhet të lejohet asnjë rrezik për cenimin e sigurisë dhe mirëqarkullimit të hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, sidomos në kushtet kur për pak ditë në Shqipëri do të nisë përgatitja dhe zhvillimi i stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate “Defender Europe 21”, nga ku pritet që trafiku ajror në vendin tonë të rritet ndjeshëm, si në fluturimet ushtarake, edhe në ato civile.
Qeveria dhe Organet Drejtuese të “Albcontrol”, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve, qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian, për gjetjen e zgjidhje të drejtë, duke ju referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje, për trajtimin e kontrollorëve të trafikut ajror në këtë kohë krize globale të shkaktuar nga Covid-19, ku para së gjithash primare duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare. ??
Tags: aeroporti i rinasitilir metakontrolloret e rinasit

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Situata në Rinas/ Reagon dhe Rama: Organizatorët do të kallzohen penalisht!

Situata në Rinas/ Reagon dhe Rama: Organizatorët do të kallzohen penalisht!

Basha fermerëve në Peqin: Pas 25 prillit do ju mbështesim në të gjitha mënyrat!

Basha fermerëve në Peqin: Pas 25 prillit do ju mbështesim në të gjitha mënyrat!

Rama nuk ia përton Metës: Argumentet për fajësimin, parodi tipike alla ‘Baba Xhike’

Protesta në Rinas, Rama-Metës: Ta harrosh rrëzimin e qeverisë dhe shtetit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com