Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sistemi shëndetësor që meritojmë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pandemia në vend, eksperti: Kapacitetet e spitaleve Covid 1&2, janë ezauruar

Nga Erion Dasho

TË GJITHË DUAM…

Një sistem shëndetësor të mirë-organizuar, me spitale autonome, të financuar nga sigurimet shëndetësore, ku mjekët dhe infermierët marrin paga që u mundësojnë një jetesë dinjitoze, paga që janë në përputhje me kualifikimet që kanë dhe volumin e punës që bëjnë, ku pacienti e merr shërbimin falas kur ka nevojë (sepse e ka blerë nëpërmjet sigurimeve shëndetësore) dhe nuk paguan as për medikamentet dhe as për ata që i ofrojnë shërbimin.

FAKTIKISHT KEMI…

Një sistem shëndetësor që organizohet ende sipas parimeve të shpikura nga komisari sovjetik Semashko para 100 vjetësh, ku spitalet nuk kanë asnjë cent autonomi, ku sigurimet shëndetësore janë më të dobëta edhe po të krahasohen me shumë vende afrikane dhe mbulojnë diku rreth 10 apo 15% të nevojës për shpenzime shëndetësore, ku paga e mjekut është skandaloze dhe nuk i del as për të ushqyer veten dhe famijen, ku pagat e neurokirurgut dhe kirurgut të periferisë janë pothuajse të njëjta, dhe ku pacienti ble medikamentet dhe protezat, si dhe paguan për rojen e spitalit, infermierin, mjekun, etj.

KJO SEPSE KEMI…

Një klasë politike që reformën e fundit transformuese e ka kryer në vitin 1994, kur për herë të parë u privatizuan disa sektorë si farmacia dhe stomatologjia dhe kur ngrihej instituti i sigurimeve shëndetësore (i cili ka ndryshuar jashtëzakonisht pak që prej asaj kohe). Sepse jetojmë në një kohë kur projekti pilot i autonomisë në spitalin e Durrësit vazhdon prej 21 vjetësh dhe kur edhe autonomia që ju dha dikur qendrave shëndetësore, ju rimorr sërish.

Kemi klasën politike që për mjekun kujtohet vetëm kur ka kriza si ajo e COVID-it apo kur duhet të fusë ndonjë mjek në burg për të tërhequr vëmendjen nga zullumet. Sepse jetojmë në kohën e rilindjes e cila hodhi një hap që e vidhisi shëndetësinë në një humnerë pa fund – shitjen e pjesëve më jetësore të sistemit tek oligarkët, një pasojë për mendimin tim e parikuperueshme.

Kuptohet se këto nuk ndodhën për një ditë! Sistemi i cili doli nga komunizmi si sistemi më i dobët në Europë, jo vetëm nuk u forcua, por përkundrazi u rrënua edhe më tej në 30 vite “demokraci”. Sidoqoftë, periudha e rilindjes, tetë vitet e fundit, për ekspertët që njohin parimet e organizimit, financimit dhe menaxhimit të sistemeve shëndetësore, përfaqësojnë kohën kur sistemit ju hoqën edhe tullat e fundit dhe ju dorëzua oligarkëve dhe hajdutëve të cilitdo lloji e ngjyre!

SI PËRFUNDIM…

》Qeveritarët dhe oligarkët do të vazhdojnë të rrjepin sistemin. Ata ja ndjenë lezetin mjeksisë dhe nuk do të shkulen më prej tij, për të përfituar çdo lek që mund të nxirret nga fondet publike apo xhepi i pacientit.

》Në spitale dhe qendra shëndetësore do të ketë gjithmonë e më pak “misionarë” dhe gjithmonë e më shumë “tire”. Pse?! Sepse mjekët dhe infermierët nuk janë shenjtorë! Në se pushteti abuzon me tenderat dhe koncesionet, në se në kurriz të bluzës së bardhë pasurohet kompania e chek-upit, kompania e sterilizimit, kompanitë e medikamenteve, kompanitë e pajisjeve, kompanitë e materialeve mjeksore, kompanitë e rojeve, kompanitë e ushqimit, etj., mjeku dhe infermieri mos duhet të bëjë sehir dhe të mos ketë para as për bukën dhe shkollimin e fëmijëve?!

》Mjekët do të vazhdojnë të ikin sepse kanë bërë 25 vjet shkollë, kanë sakrifikuar netë pa gjumë jo thjesht për të mësuar si gjithë profesionet e tjera për provime e seminare, por për të qëndruar roje nate e shpesh për të punuar 24 orë pa vënë gjumë në sy; dhe jo një natë apo dy para provimit, por çdo javë të jetës nga një apo dy netë të tilla.

》Pacienti të cilit i bie halli, do të ketë vetëm një opsion për kujdes shëndetësor, spitalin privat. Në fakt, edhe sot si rezultat i një transformi jo më shumë se dhjetë vjeçar, opsioni i preferuar për trajtim është pikërisht sistemi privat. Aty janë mjekët më të mirë, pajisjet më të mira, kushtet më të mira dhe, rrjedhimisht, edhe rezultatet më të mira. E pamë gjatë COVID-it: në spitalin shtetëror intubimi ishte baraz me vdekje, kurse në privat shumë pacientë të intubuar shpëtuan.

Prandaj të dashur bashkëatdhetarë, kur ju bie një hall shëndetësor, shtrëngoni rripin!

Në spitalin privat do ta paguani shërbimin sa frëngu pulën, por do të merrni kujdes shëndetësor që po i afrohet gjithmonë e më shumë shërbimit me standarte bashkëkohore.

Nëse doni të paguani më pak (por edhe të mos keni garanci për atë që përfitoni) do të trokisni në dyert e shtetit. Ankohuni po deshët për kushtet e këqija, për mungesën e ilaçeve dhe për pagesat nën dorë; maksimumi do t’ju dëgjojnë miqtë në facebook dhe Fiks Fare. Në rast se, larg qoftë, i afërmi juaj vdes, do t’ju dëgjojë prokurori e gjykatësi, të cilët nuk kanë për qëllim të vendosin drejtësi për të afërmin tuaj, por të rrjepin ca pare nga mjeku “fajtor”.

Ta gëzojmë sistemin e rilindur që kemi 8 vjet që e votojmë dhe që nuk ka gjasa të rregullohet edhe për shumë vite të tjerë…

Tags: Erion Dashoopinionsistemi shendetesor

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Anglezët godasin tifozin, menduan se ishte sulmuesi që humbi penalltinë (Video)

Anglezët godasin tifozin, menduan se ishte sulmuesi që humbi penalltinë (Video)

Golemi zhytet nën plehra, turistët të zhgënjyer

Golemi zhytet nën plehra, turistët të zhgënjyer

Mësimi i bukur i Covid-19, fshin dhjetëra partitë tona

Basha ka tapinë e PD-së, askush nuk ia merr dot më







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata
Aktualitet

Të bllokuar prej muajsh, banorët e dy fshatrave të Përmetit detyrohen ta hapin rrugën vetë me lopata

by mirseda
17:07 | 18/04/2026
0

Banorët e fshatrave të thella malore Gostomickë dhe Vërçisht në Përmet kanë mbetur të izoluar prej muajsh...

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

Vatër zjarri në Durrës/ Flakët vihen në kontroll, një i moshuar përfundon në urgjencë

17:04 | 18/04/2026
Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

Bosi shqiptar nga burgu drejtonte trafikun, policia greke arreston dy të rinj

16:48 | 18/04/2026
Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

Takimi në Fondi Monetar Ndërkombëtar: Gent Sejko dhe Petrit Malaj në tryezë të mbyllur europiane

16:45 | 18/04/2026
Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

15:56 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com