Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sipërmarrja dhe mundësitë e reja që lindin nga pandemia e COVID-19  

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sipërmarrja dhe mundësitë e reja që lindin nga pandemia e COVID-19   

Dr. Erjon Curraj, Ekspert i Transformimit Digjital

Sa i takon digjitalizimit të sipërmarrjeve, pandemia e COVID-19 ka disa lajme të mira si dhe disa jo aq të mira. Nga një anë, kriza e shkaktuar nga kjo pandemi ka përshpejtuar adoptimin e digjitalizimit përmes përdorimit të zgjidhjeve digjitale për të punuar nga distanca (online) për një pjesë të bizneseve në Shqipëri. Megjithatë, kriza ka sjell rënie të fitimeve dhe si rrjedhojë të investimeve që do të mundësonin një transformim digjital të mirëfilltë duke u bazuar në një strategji të re të përshtatur me kontekstin aktual dhe modelin e biznesit të një kompanie të caktuar. Kjo pasi pjesa më e madhe e sektorëve të ekonomisë ka filluar të ndiej pasojat e kësaj krize. Ajo çka është e sigurt është që pandemia COVID-19 ka formësuar tashmë nevojshmërinë për zgjidhjet digjitale edhe për SME-të, përfshi këtu edhe për ato Shqiptare.

Sikurse e thotë edhe Albert Einstein: ‘Në mes të çdo krize, ekziston një mundësi e shkëlqyer’, kështu edhe kjo krizë po ofron një mundësi për SME-të me synimin për të përdorur digjitalizimin në përfitim të tyre. Megjithatë sa të qëndrueshme do të jenë këto zgjidhje në rastin e Shqipërisë, por edhe më gjerë, varet nga mënyra sesi këto zgjidhje po zbatohen. Pyetja që ngrihet është: -A janë këto zgjidhje vetëm reagim i çastit në përgjigje të krizës apo ofrojnë ato një zgjidhje më të qendrueshme e cila shkon përtej kohëzgjatjes së pandemisë? Gjasat e suksesit janë më të mëdha nëse zgjidhjet digjitale ofrohen si zgjidhje e qëndrueshme dhe të mirëbashkërenduara me një strategji të posaçme për çdo sipërmarrje. Kërkohet me patjetër që fillimisht strategjia të rishikohet me qëllim pasqyrimin e dinamikave të reja që shtrihen para nesh.

Pandemia COVID-19 do të riformësojë biznesin në nivel global. Për ne mund të mos jenë të qarta që tani të gjitha pasojat dhe sesi do të të duket bota që na rrethon pas COVID-19. Megjithatë, është pak por e sigurt që mënyrat sesi kemi punuar dhe jetuar deri më tani do të ndryshojnë rrënjësisht. Në sferën e biznesit, prioritetet e kompanive po ndryshojnë nga ora në orë dhe vazhdimësia e pjesës dërrmuese të biznesit është nën një gjendje trysnie dhe paqartësie. Ka disa sektorë si ai i transportit ajror apo i turizmit që po humbasin shumë. Ka sektorë të tjerë si zinxhiri i furnizimit me ushqime dhe supermarketet që po rriten ndjeshëm. Në këto kushte të reja, është e nevojshme që të mendohet me kujdes strategjia dhe lidhja e ngushtë tashmë me vazhdimësinë e transformimit digjital.

Është e rëndësishme që të mos e nënvlerësojmë mundësinë që ka krijuar COVID-19 për transformimin digjital. Edhe pse gjatë këtij vrulli zgjidhjet digjitale kanë qenë të shpejta si përgjigje e kësaj situate por me siguri në post-pandemi ato duhet të shndërrohen në transformime afatgjata digjitale të mënyrës sesi bëhet biznes në vendin tonë.

“E-commerce” po përjeton tashmë një rilindje në nivel global dhe madje një rritje të konsiderueshme edhe në Shqipëri. Për shkak të izolimit dhe distancimit fizik e social, konsumtorët po blejnë “online” gjithmonë e më shumë. “E-commerce” mund të rritet edhe më shumë në post-epidemi pasi ekonomia të filloj rimëkëmbjen dhe konsumatorët ende mund të vazhdojnë të jenë të shqetësuar dhe t’i friksohen daljes në vende me densitet të lartë njerzish. Kjo do të thotë që kompanitë logjistike, magazinat dhe hallka të tjera në zinxhirin e shpërndarjes duhet të ri-vlerësojnë dhe ri-modelojnë mënyrat e tyre të funksionimit për t’iu përgjigjur kërkesave të reja të tregut, por njëkohësisht edhe kërkesave të shëndetit publik.

Tregu për zgjidhjet e bashkëpunimit online dhe punës nga distanca (smart work) do të zgjerohet edhe më shumë në Shqipëri ngjashëm me tendecat botërore. Këto platforma kanë qenë vendimtare në ofrimin e mundësive për vazhdimësinë e disa bizneseve. Kështu psh. si përdorimi i video-konferencave apo ndërveprimi në distancë me sistemet e informacionit të kompanive. Tashmë qarkullojnë shumë platforma që mundësojnë këtë: psh Skype, ZOOM, WhatsApp apo Viber mund të jenë disa opsione të mundshme për dikë që do të komunikoj shpejtë dhe pa shpenzime.

Një shembull më profesional dhe i kompletuar është paketa e MS Office 365 bazuar në Cloud që ofron aplikacionin Microsoft Teams i cili mundëson anëtarëve të një skuadre të bashkëpunojnë online në shumë forma të ndryshme. Madje edhe në botën e argëtimit, të qëndrojmë online nga shtëpia është bërë e modës dhe madje duket sikur ka për të qëndruar e tillë për gjatë. Tashmë ka mundësi të shumta që ofrohen përmes teknologjive të përjetimit të realitetit të dubluar dhe virtual, që shijohen prej kohesh “online” nga shtëpia në mënyrë të sigurt (smart living). Këto teknologji po bëjnë të mundur rritjen e kërkesava për ture virtuale në muze, galeri apo edhe qendra historike, turistike e kulturore, apo hapja e bibliotekave online dhe aksesi i tyre i pakushtëzuar fizikisht (smart entertainment).

Të gjitha këto teknologji duke marr në konsideratë dhe rritjen e nivelit të përdorimit nga konsumatori fundor tregojnë se ku duhet të hedhi sytë sektori privat me qëllim investimin në dije apo në financa, ndërkohë që sektori publik në Shqipëri sugjerohet të investoj në politika nxitëse apo ato rregulluese duke nxitur kështu në mënyrë pararojë një cikël të pavarur nga ai privat nga arsimi e deri tek konsumi i këtyre shërbimeve (smart government).

Në këtë kushte, kompanitë që do përqafojnë novacionin e qëndrueshëm do t’ia dalin më së miri edhe pse realiteti është i paqartë dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Secili sektor i ekonomisë përjeton pasoja të ndryshme nga kjo krizë ndaj do të kërkohet të përdoret strategji specifike e rishikuar për tia dalë mbanë. Pyetja kryesore që mbetet për çdo biznes është si të krijoj vlerë të shtuar në këto kushte të reja ku prioritetet personale të konsumatorëve dhe prioritetet publike e private po ndryshojnë?! Më pas na duhet t’i japim përgjigje pyetjes deri në çfarë mase duam të digjitalizohemi? Psh. a do të zëvendësojë mësimi online atë tradicional apo në përfundim të kësaj situate do të vrapojmë me padurim drejt e në klasë për një leksion që mendojmë se mund të jetë më i hajrit me pedagogun fizikisht përpara nesh?! Në përfundim, mendoj që në post-epidemi ne duhet të ndërtojmë një realitetet të kombinuar me pjesët më të mira të normalitetit të mëparshëm si në jetën private, në biznes edhe në sferën publike me elementët më të mirë që po ofron aktualisht kjo përvojë e distancimit dhe ‘botës online’.

Kjo krizë na ofron mundësi të eksperimentojmë, të provojmë ide të reja, të vlerësojmë mundësitë e reja, por në fund nëse duam ti marrim frytet e plota kërkohet reflektim dhe një ri-modelim i mënyrës sesi jetojmë, mësojmë, punojmë apo qeverisim. Për biznesin është e rëndësishme të ndërtojë dhe të mirëmbajë një kulturë të digjitalizimit. Këtu nënkuptoj mënyrat e reja të komunikimit, të punës, të mëndësive të menaxherëve, pronarëve apo punëtorëve, pra në thelb praktikat e rimodeluara te punës dhe komunikimit.

Përpara nesh kemi nje mision historik dhe këtu flas në emër të miqve dhe kolegëve novatorë të Shqipërisë pasi kërkohet që të shohim anën pozitive në post-krizë dhe të jemi më empatikë, më të kujdesshëm me të tjerët, të fokusohemi tek mësimi e përmirësimi i vazhdueshëm dhe mos të marrim asgjë për të mirëqenë por të vlerësojmë edhe gjërat e vogla në jetë duke shplurosur kështu ndjesinë e mirënjohjes dhe komunitetit. Detyra jonë praktike është të ndihmojmë kompanitë e vendit tonë që të kombinojnë vizionin, modelin e ri të biznesit me përqafimin e transformimit digjital afatgjatë duke reflektuar mbi impaktin e tij me përgjegjshmërinë shoqërore, pasi kjo është formula që do të rris suksesin e kompanive në kapitullin e ri ekonomik. Në mënyrë që formula të funksionoj është koha të kuptojmë se kompanitë duhet të kenë përkulshmëri dhe efikasitet të lartë (agile & lean), ndaj kërkohet që drejtuesit e SME-ve të jenë mendjehapur dhe të aftë për tu rrethuar nga njerëz të pajisur me dijet e nevojshme.

Nuk e dimë nëse epoka e COVID19 do të mbahet mend si një e keqe e madhe apo si një moment historik që solli një mëndësi të re për t’i dhënë shtysë lindjes dhe fuqizimit të mënyrave të reja të të bërit biznes, mënyra novatore, më të qëndrueshme, më njerëzore dhe më të kujdesshme?!

Personalisht votoj për zgjedhjen e dytë pasi kam besim se edhe shumë si unë po e shohin këtë si zgjedhje pasi vetëm kështu SME-të mund të përballojnë sfidat e shumta që kanë përpara. Mbase kjo është më shumë shpresë sesa bindje por sërisht ne do të vazhdojmë të ecim në këtë drejtim duke ndihmuar sa më shumë sipërmarrje përmes strategjive të posaçme dhe harmonizimit të tyre me mjetet dhe proceset e reja digjitale. Gjej rastin të ftoj të gjithë aktorët e tjerë të na bashkohen në këtë mision të përbashkët ku të gjithë veç fitojmë. /Gazeta Liberale

Tags: Ekspert i Transformimit DigjitalErjon Currajkoronavirussipermarrja

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Trajneri Lampard i dhënë pas të rinjve, mundësi e artë për talentin Broja

Trajneri Lampard i dhënë pas të rinjve, mundësi e artë për talentin Broja

Shtohet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

Shtohet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari ndërsa Paundi fiton 1.4 pikë brenda natës

Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari ndërsa Paundi fiton 1.4 pikë brenda natës







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë
Aktualitet

Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

by mirseda
16:05 | 17/04/2026
0

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka zhvilluar një takim pune me administratorët e njësive administrative të Bashkisë...

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

15:07 | 17/04/2026
Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

14:59 | 17/04/2026
Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

14:52 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com