E martë, 14 Korrik, 2020
26 C
Tirana

Shtohet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri (VIDEO)

Më të lexuarat

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.

Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara, dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste.

Sakaq, 24 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës, dhe zgjerohet në Tiranë e Shkodër.

Njoftimi

Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste.

Siç shihet nga grafiku, prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon nje qendrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.

24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.

Lexo edhe :   Kush është shqiptari që refuzoi dy herë postin e mbretit të Shqipërisë

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive është si vijon:

– Tiranë 227 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste

– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Lexo edhe :   Fluksi i frikshëm me të infektuarit, zbulohet lëvizja e fundit e Ministrisë së Shëndetësisë

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sistemi proporcional rajonal, kërkohet garanci për pragun zgjedhor

Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar garanci nga mazhoranca, që pragun kombëtar duhet të jetë natyral në çdo qark, në mënyrë që të mos ikin...

Dita e Bastijës/ Meta letër Macron: Mbështetja e Francës, motivim për përmbushjen e reformave

Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditën e Bastijës. Kreu i shtetit shpreh...

Komisioni i Ligjeve/ PS: Pragu elektoral të zgjidhet në formulimet e Kodit Zgjedhor

Ka rinisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve për ndryshimet Kushtetuese në lidhje me pragun elektoral, koalicionet si edhe listat e hapura. Relatorja nga mazhoranca për...

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën në spitalin Infektiv, për shkak të koronavirusit, në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë...

Bilanci/ Sërish numër i lartë të infektuarish gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 96 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Shpërndarja gjeografike e...