Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Singapori, një nga qytet-shtetet më të sigurta në botë

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Singapori, një nga qytet-shtetet më të sigurta në botë

Nuk është rastësi që Singapori u zgjodh si vendi ku do të organizohet samiti historik midis presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un. Një arsye kryesore: ky qytet-shtet është jashtëzakonisht i sigurt dhe i kontrolluar shumë. Në fakt, ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë. Kjo është pjesërisht për shkak të sistemit gjithëpërfshirës të kontrollit të vendit, siç raporton nga Singapori korrespondenti Bill Gallo i Zërit të Amerikës.

Singapori e prezanton veten si i pari “komb inteligjent” në botë. Dhe është e lehtë të kuptohet pse.

Ky është një vend shumë i lidhur nga ana dixhitale. Një sondazh i kohëve të fundit tregon se singaporanët shpenzojnë pothuajse 13 orë në ditë me pajisjet e tyre dixhitale.

E gjithë kjo teknologji e bën shumë të lehtë që strukturat qeveritare të mbikqyrin qytetarin. Një mënyrë për ta bërë këtë, është me kamerat e vëzhgimit. Në fakt, pavarësisht se ku ndodheni në Singapor, nuk ka nevojë të vështroni shumë larg për të parë se dikush po shikon.

Ka kamera kudo këtu. Dhe sigurisht, kjo nuk është domosdoshmërisht e pazakontë për një vend.

Por në Singapor, qeveria mund të përgjojë qytetarin – duke përfshirë monitorimin e telefonatave, emaileve dhe diskutimeve të tjera private – pa urdhër gjykate.

Kjo bën që Singapori të jetë vendi i përsosur për të organizuar një samit delikat ndërkombëtar.

“Singapori mund të garantojë se nuk do të ketë protesta kundër Donald Trump-it. Nuk do të ketë as protesta kundër Kim Jong Un-it. Nuk do të ketë kërcënime sigurie, sepse gjithçka do të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme” thotë Phil Robertson, i organizatës “Human Rights Watch”.

Singapori ka një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë. Sipas organizatës Gallup, singaporanët raportuan se ndiheshin më të sigurt se banorët e ndonjë vendi tjetër për pesë vjet rresht.

Stabiliteti ndihmon në krijimin e begatisë, duke e bërë Singaporin një kryeqendër globale financiare. Por nuk është e gjitha fushë me lule.

“Pa diskutim që këto mjete përdoren për luftimin e krimit, siç thonë edhe vetë autoritetet. Por ato përdoren edhe për arsye politike. Autoritetet duan të kontrollojnë se çfarë bën opozita, çfarë bëjnë aktivistët”.

Aktivistë si Jolovan Wham, një nga kritikët më të shquar të qeverisë së Singaporit.

“Ai që është aktivist apo politikan, duhet ta marrë me mend se gjithçka që thotë apo bën, madje edhe bisedat me e-mail me miqtë, kontrollohen nga autoritetet. Sepse mbikëqyrja është pjesë e jetës në Singapor, veçanërisht për dikë që kritikon partinë në pushtet” thotë ai.

Wham u akuzua vitin e kaluar për organizimin e protestave të paautorizuara. Zëri i Amerikës foli me aktivistin në parkun Hong Lim, i vetmi vend në Singapor ku lejohen protestat – me kusht që të kesh siguruar leje.

“Këtu në parkun Hong Lim, ka kamera kudo. Pra, sistemi synon të mbjellë frikë dhe çensurë”.

Qeveria nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment.

Në përgjithësi ka shumë pak disidencë kundër partisë në pushtet, e cila për dekada ka dominuar politikën në Singapor, shkruan voa. Një nga vendet më të bukura në botë – me shumë begati por dhe shumë siguri.

Tags: boteqytet-shtetetSingaporite sigurta

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike
Kuriozitete

Prodhohet për herë të parë çokollatë laboratorike

20:47 | 16/04/2026
1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025
Aktualitet

1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025

19:40 | 15/04/2026
Next Post
Ministri i ri: Italia nuk del nga Eurozona

Ministri i ri: Italia nuk del nga Eurozona

Besimtarët myslimanë kremtojnë “Natën e Kadrit”

Besimtarët myslimanë kremtojnë "Natën e Kadrit"

Turqia ndërton murin 764 km në kufi me Sirinë

Turqia ndërton murin 764 km në kufi me Sirinë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Tensione në protestë, Flamur Noka goditet me gaz lotsjellës
Aktualitet

Tensione në protestë, Flamur Noka goditet me gaz lotsjellës

by mirseda
21:13 | 17/04/2026
0

Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të Kryeministrisë, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe për të...

Përplasje mes Policisë dhe protestuesve, efektivët shoqërojnë disa mbështetës të PD

Përplasje mes Policisë dhe protestuesve, efektivët shoqërojnë disa mbështetës të PD

21:09 | 17/04/2026
“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës

Çfarë po ndodh në protestë? Tensione në bulevard, demokratët thirren për zhvendosje drejt Kuvendit

21:05 | 17/04/2026
Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

21:02 | 17/04/2026
Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

21:01 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com