Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Sindroma e Maria Antonetës e thinjes brenda natës: E vërtetë apo një mit?

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT
Sindroma e Maria Antonetës e thinjes brenda natës: E vërtetë apo një mit?

Sindroma e Maria Antonetës i referohet një situate ku flokët e dikujt thinjen brenda natës. Emri i kësaj gjendje vjen nga një mit që ka qarkulluar mbi mbretëreshën franceze Maria Antoneta, flokët e së cilës thuhet së u zbardhën papritmas pak para ekzekutimit të saj në gijotinë në vitin 1793.

Thinja e flokëve është e natyrshme me kalimin e moshës. Ndërsa plakeni, trupi juaj mund të nisë të humbë pigmentet e melaninës, që janë përgjegjëse për ngjyrën e flokëve tuaj. Por kjo gjendje nuk ka të bëjë me moshën. Ajo është e lidhur me një formë të alopecia armata, një lloj humbjeje e papritur të flokëve.

Është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht nëse kjo histori është apo jo e vërtetë, Maria Antoneta ishte vetëm 38 vjeçe në kohën e ekzekutimit. Ndërsa është e mundur që flokët tuaj t’iu zbardhen në një kohë relativisht të shkurtër, kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë brenda disa minutash, siç sugjerohet nga dëshmitë e supozuara historike.

Çfarë thonë studimet?

Kërkimet shkencore nuk e mbështesin teorinë e zbardhimit të papritur të flokëve. Por historitë mbi këtë dukuri janë të shumta. Përveç Maria Antoinetës, figura të tjera të famshme në histori thuhet se kanë përjetuar gjithashtu ndryshime të papritura të ngjyrës së flokëve.

Për shembull Tomas Mor, thuhet se pësoi një zbardhje të papritur të flokëve para ekzekutimit të tij në vitin 1535. Një raport i botuar në “Archives of DermatologyTrusted Source”, thekson se disa të mbijetuar nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore, kishin përjetuar një zbardhje të papritur të flokëve.

Ndryshime të papritura të ngjyrës së flokëve janë vërejtur gjithashtu në letërsi dhe librat fantastiko-shkencorë. Por siç shkruan Dr.Marrej Feingold në “Metro West Daily News”, asnjë studim i deritanishëm nuk sugjeron që njeriu mund të humbasë brenda natës ngjyrën e flokëve të tij.

Në fakt, një artikull i botuar në Gazetën e Shoqërisë Mbretërore të Mjekësisë, argumenton se rrëfime historike mbi shfaqjen e beftë të flokëve të bardha, ishin të lidhura me sëmundjen e ‘alopecia areata’, ose me humbjen e përkohshme të ngjyrës së flokëve.

Shkaqet e dukurive të ngjashme

Rastet me të ashtuquajturën Sindroma e Maria Antonetës, mendohet se shkaktohen nga një çrregullim autoimun. Gjendje të tilla, e ndryshojnë mënyrën se si trupi reagon ndaj qelizave të shëndetshme në trup, duke i sulmuar ato pa dashje.

Në rastin e simptomave të ngjashme me Sindromën e Maria Antonetës, trupi ndalon pigmentimin normal të flokëve. Për pasojë, megjithëse flokët vazhdojnë të rriten, ato do të jenë në ngjyrë gri ose të bardhë. Ndërkaq, ekzistojnë shkaqe të tjera të mundshme të thinjes së parakohshme apo zbardhjes së flokëve, që mund të ngatërrohen me këtë sindromë. Ja cilat janë këto situata:

Alopecia areata. Kjo sëmundje është një nga shkaqet më të dukshme të rënies së flokëve. Simptomat e saj mendohet se shkaktohen nga një inflamacion. Kjo bën që gjëndrat e flokëve të ndalojnë rritjen e flokëve të reja. Nga ana tjetër, flokët ekzistues mund të bien.

Nëse tashmë keni disa fije floku gri ose të bardha, pjesët tullace nga kjo gjendje mund t’i bëjnë edhe më të dukshme humbje të tilla. Kjo gjithashtu mund të krijojë përshtypjen se keni humbje të re të pigmentit, ndërsa në fakt tani ajo është thjesht më e spikatur.

Gjenet. Nëse keni një histori familjare të thinjes së parakohshme të flokëve, ka shumë mundësi që të jeni të rrezikuar. Sipas Klinikës Majo në SHBA, ekziston edhe një gjen i quajtur IRF4, që mund të luajë një rol. Një predispozitë gjenetike e thinjes së flokëve, mund ta bëjë sfiduese kthimin e ngjyrës së flokëve në gjendjen e mëparshme.

Ndryshimet hormonale. Këto përfshijnë sëmundjen e tiroideve, menopauzën dhe rënien e niveleve të testosteronit. Mjeku juaj mund t’iu rekomandojë barna që mund të ndihmojnë në barazimin e niveleve të hormoneve, dhe ndoshta të ndalojnë thinjen e mëtejshme të parakohshme.

Flokë më të errët. Njerëzit me ngjyrën e errët të flokëve janë më të prirur për t’u thinjur. Sidoqoftë, nëse keni flokë të errët, çdo formë e zbardhjes së flokëve bëhet më e dukshme. Raste të tilla nuk janë të kthyeshme, por mund të menaxhohen me ngjyrosjen e flokëve. Sipas Fondacionit Nemours, mund të duhet më shumë se një dekadë që të gjitha flokët të bëhen gri, kështu që kjo nuk është një ngjarje e papritur.

Mangësitë në ushqim. Mungesa e vitaminës B-12 është veçanërisht fajtore për këtë dukuri. Ju mund të ndihmoni në shmangien e thinjave duke marrë mjaftueshëm lëndë ushqyese që ju mungon.

A mund të sjellë stresi thinjen e shpejtë?

Sindroma e Marie Antoinetës është portretizuar historikisht si një gjendje e shkaktuar nga stresi i papritur. Në rastet e Maria Antoinetës dhe Tomas Mor, ngjyra e flokëve të tyre ndryshoi në burg gjatë ditëve të tyre të fundit të jetës. Sidoqoftë, shkaku kryesor i flokëve të bardha është shumë më kompleks sesa një ngjarje e vetme.

Në fakt, ndryshimet e ngjyrës së flokëve tuaj ka të ngjarë të lidhen me një shkak tjetër themelor. Stresi në vetvete nuk shkakton zbardhjen e papritur të flokëve. Me kalimin e kohës, stresi kronik mund të çojë në thinjen e parakohshme gri. Ju gjithashtu mund të përjetoni humbje të flokëve për shkak të stresit të madh.

Burimi i lajmit: https://www.healthline.com/health/marie-antoinette-syndrome

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

 

 

 

 

Tags: flokuMaria Antonetathinje

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
FMN: Borxhi i Shqipërisë arrin 83.2% e PBB, më i lartë se projeksioni qeverisë

FMN: Borxhi i Shqipërisë arrin 83.2% e PBB, më i lartë se projeksioni qeverisë

Manastirliu, qytetarëve: Të ndihmojmë epidemiologët, maskë, distancë e higjienë

Manastirliu, qytetarëve: Të ndihmojmë epidemiologët, maskë, distancë e higjienë

Gramsh/ Gjendet i mbytur në rezervuar një 40-vjeçar

Zhduket pa lënë gjurme 40-vjeçari në Elbasan (EMRI)







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Sot seanca e radhës në GJKKO, të pandehurit mbërrijnë në gjykatë
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Sot seanca e radhës në GJKKO, të pandehurit mbërrijnë në gjykatë

by mirseda
14:53 | 06/03/2026
0

Sot mbahet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, pasi ajo u shty në datën 23 shkurt pas...

Dita e parë si çift i martuar,Rogerti‘nuk lë rehat’Gimbon dhe Selinën: Pse nuk fjetët në një krevat?

Dita e parë si çift i martuar,Rogerti‘nuk lë rehat’Gimbon dhe Selinën: Pse nuk fjetët në një krevat?

14:18 | 06/03/2026
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme/ Presidentja Osmani: Këtu na sollën njerëz të rrezikshëm

Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme/ Presidentja Osmani: Këtu na sollën njerëz të rrezikshëm

14:13 | 06/03/2026
Deputetët e PD kërkojnë mbledhje të Komisionit të Jashtëm dhe seancë dëgjimore me kryeministrin

Deputetët e PD kërkojnë mbledhje të Komisionit të Jashtëm dhe seancë dëgjimore me kryeministrin

14:01 | 06/03/2026
SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv

13:22 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com