Aktorja e një sërë serialeve, Hazar Erguçlu, mjaft e dashur për publikun shqiptar, e ka bërë tashmë publike lidhjen e saj. Ndonëse ka 18 vite diferencë me Onur Unlu, ata janë më të lumtur se kurrë.
Me siguri të gjithë e mbani mend “Simaj” në serialin “Kuzey Guney”, pasi roli i saj nuk mund të harrohet, duke qenë se në fillim të serialit ishte e dashura e personazhit kryesor Kuzey.
Dhe së fundmi aktorja turke e ka prezantuar regjisorin me familjen e saj, dhe e pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë fakt ajo është përgjigjur:
“Çdo gjë shkoi mirë dhe bukur. Të gjithë ishin të kënaqur nga takimi”.
Më pas aktorja shtoi: “Ne jemi të dashuruar dhe më të lumtur si asnjëherë”.