Një aksident me pasojë pesë të plagosur ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në aksin Milot-Rrëshen.
Të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije, janë nisur me urgjencë drejt spitalit Ushtarak të Tiranës. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur menjëherë hetimin.