Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Silikon mix”/ Drejtori i Bujqësisë: Nuk është i dëmshëm, lejohet të përdoret

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Silikon mix”/ Drejtori i Bujqësisë: Nuk është i dëmshëm, lejohet të përdoret

Drejtori i Përgjithshëm në MBZHR, Arian Jaupllari, ka reaguar në lidhje me lajmin e bërë publik, për përdorimin e pesticidit “Silikon mix” në produktet ushqimore.

Përmes një deklarate, Jaupllari u shpreh se përdorimi i këtij plehu është i lejuar falë përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së.

“Duke u referuar dokumentacionit të venë në dispozicion nga AKU, produkti “Silikon mix” është pleh gjethor me emërtimin EC fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi. Referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri. Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ndërkohë, kujtojmë se prej ditësh ka nisur puna për verifikimin e veprimtarisë së ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi në lidhje me lejimin e këtij produkti, i cili u konsiderua si veprim që cenon rëndë shëndetin e popullsisë.

Reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm Arjan Jaupllari në MBZHR në lidhje me plehun EC fertilizer “Silikon mix”:

Nisur nga lajmet e ditëve të fundit, të cilat kanë qarkulluar në disa media, MBZHR në funksion të informimit të publikut sqaron si më poshtë:

Duke u referuar dokumentacionit të venë në dispoizion nga AKU, produkti “Silikon mix” është pleh gjethor me emrtimin EC fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi. Referuar legjislacionit shqiptar, i cili është edhe i përafruar me atë të Bashkimit Evropian, plehrat EC Fertiliser janë të lejuar të qarkullojë lirisht në Shqipëri.

Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm , por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike.

Në Bashkimin Evropian këto kombinime njihen ndryshe edhe si smart fertiliser, në shqip “plehra të zgjuar”. Silikon mix, apo formulime të tjera intelegjente qarkullojnë sot në Evropë, SHBA dhe në gjithë botën si plehra EC fertilizer, ku përqëndrimi i silicit shkon deri në 20%, kurse alternativa me emërtimin “silicon mix” ka në përbërjen e tij 2% silic.

Dua të sqaroj publikun se praktika, nga ana administrative ka kaluar të gjitha filtrat teknike dhe burokratike të administratës, e cila në fiund  firmoset nga ministri.

Theksojme se shkresa e përhapur në media me firmën e ish ministrit Peleshi nuk është urdhër por është një shkresë e zakoshme korespondence mes dy institucioneve e cila udhëzon zbatimin e ligjit. Pra edhe njëherë, qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut.

Siguria ushqimore është siguri kombëtare! Nëse deri para pak vitesh ky ishte një sllogan, ai u bë kryefjala e punës së ministrisë dhe vazhdon të jetë akoma me më shumë forcë.

Angazhimi i Qeverisë dhe Kryeministrit Rama për garantimin e sigurisë ushqimore në vend është absolut. Thënë kjo, i bëj thirrje të gjithë aktorëve të informimit të publikut në vend të jenë të kujdesshëm në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore pasi padashur mund të krijojnë alarme të pavërteta në publik. Nga ana tjeter, MBZHR dhe AKU fton të gjithë mediat dhe qytetarët t’i bashkohen me forcë sfidës tonë të përbashkët për të garantuar siguri në ushqimet tona.

Më lejoni t’i bëj një thirrje të veçantë edhe profesionistëve të shëndetit, të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit, se nuk duhet të ndikohen nga askush dhe të jenë të pavarur në mendimet e tyre shkencore të bazuara në evidencë dhe përgjegjësi profesionale. Ne do të vazhdojmë të punojmë fort për të përmbushur misionin tonë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të konsumatorit shqiptar si dhe në mbrojtje të interesave të operatorëve të biznesit dhe fermerit shqiptar.

Tags: arjan jaupllaribefertiliserministria e Bujqesisesilikon mix

TË LIDHURA

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

22:46 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS
Aktualitet

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025
Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit
Aktualitet

Ishte në kërkim nga SPAK e policia për korrupsion në zgjedhje, ndalohet Kalosh Peposhi

22:02 | 10/05/2025
Next Post
Angela Merkel bën thirrje për zgjidhje paqësore në Hong Kong

Angela Merkel bën thirrje për zgjidhje paqësore në Hong Kong

“Edi Rama mirë se vjen …”, kryeministrin e presin me këngë labe në Vlorë

"Edi Rama mirë se vjen …", kryeministrin e presin me këngë labe në Vlorë

Maltë/ Bie nga ndërtesa ku po punonte, në gjendje të rëndë shqiptari

Maltë/ Bie nga ndërtesa ku po punonte, në gjendje të rëndë shqiptari

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

by mirseda
22:46 | 10/05/2025
0

Një situatë e pazakontë dhe qesharake është regjistruar në Qarkun e Elbasanit gjatë fazës së shpërndarjes së...

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

22:42 | 10/05/2025
Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

22:37 | 10/05/2025
Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

22:22 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com