Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministër i Astirit

6 vjet ago
in Aktualitet, Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministër i Astirit

Nga Lorenc Vangjeli

Sikur Lulzim Basha të ishte sot kryeministri i vendit nuk do të kishte ndryshuar asgjë nga skenat dramatike të Astirit. Fadromat do të sulmonin ndërtimet e paligjshme në të gdhirë, banorët do të sulmonin policinë deri në të ngrysur, Elisa do të shpallte të vdekur një nga protestuesit për shkak të dhunës së policisë dhe Edi Rama do të shkonte të ngushëllonte të plagosurit në spital duke u betuar se kur të vinte në pushtet, do t’i dëmshpërblente një qind për qind banesat e prishura. Në mbrëmje, sipas linjës së orientimit vetjak, ndeshja do të transferohej në studio televizive, ku mbas luftëtarëve në rrugë, do të ndesheshin strategët në poltrona.

Mjafton vetëm një përmbysje e tillë e klepsidrës së kohës, për të kuptuar se Astiri është identikiti i përpiktë i Shqipërisë së sotme. Kaos i skajshëm. Hipokrizi kriminale. Arrogancë pa shpirt. Grabitje e plotë. Marrëzi totale. Një portret tragjikomik i produktit që po korret në Shqipërinë e pas tre dekadave pothuajpluralizëm: shartimi ideal mes padijes së thellë dhe karaktereve të liga që kanë bërë politikë në këtë vend.

Banorët e Astirit meritojnë gjithë simpatinë e mundshme të gjithë shqiptarëve; edhe të atyre që i kanë sharrë me libër shtëpie kur ju kanë vështirësuar jetën në trafikun absurd të Tiranës për një vit rresht. Eshtë tmerr të përfundosh në qiell të hapur në prag të dimrit. Të jesh i detyruar të lesh shtëpinë, por edhe biznesin e vogël që ushqen dhe të rinisësh një jetë në drejtim të panjohur. Kush nuk e ka provuar në shpinën dhe shtëpinë e tij, e ka të pamundur ta kuptojë ndjesinë e tmerrshme e afrimit të fadromave dhe shembjen e mureve të ngritur me gjak dhe tulla dhe të dekoruar me shpresa dhe kujtime. Dhembja është njerëzore edhe në rastin kur humb një send, të cilin e ke vjedhur dhe që nuk të përket. Rasti i banorëve të Astirit dhe shumë astirasve të tjerë në të gjithë Shqipërinë njëlloj si ta, vërteton pikërisht një gjë të tillë.

Por kjo ëhstë vetëm gjysma e të vërtetës dhe në të vërtetat e thëna përgjysëm, zakonisht qëndrojnë gënjeshtrat më të mëdha.

Duke nisur që nga gjysma e viteve 90-të, Shqipëria filloi të bëhet gjithmonë e më e vogël. Banorë nga gjithë skajet e Shqipërisë nisën të zhvendosen drejt Tiranës. Të ndërtojnë ku të mundin dhe si të mundin. Pa leje. Pa rregull. Pa arkitekturë. Në momentin kur të duhet të fusësh kokën brenda, nuk mendon gjatë sesi duhet të jetë muri, ngjyra apo forma. Nuk duhet të gjykosh se ku kalon kanali që derdh ujrat apo ku do të derdhesh nevojat fiziologjike. Rezultati final ishte prodhimi i fjetinave gjigante, i një serie të shëmtuara getosh, agresioni estetik i të cilave, sot është gjithsesi problemi më i vogël. Një lëmsh konfliktesh pronësie zuri fill në ato vite duke e futur vendin në një ngërç nga i cili ka shumë pak gjasa të dilet. Të gjithë ata që nga halli në fillim dhe nga makutëria në vijim, nisën të ndërtojnë pa leje duke denatyruar qytetet e shëmtuara të trashëguar nga komunizmi, i kanë bërë Shqipërisë atë që nuk ja ka bërë as pushtuesi më i lig.

Të gjithë këta grabitës serialë nga Astiri dhe astiret e tjera, këta pushtues në paqe të vendit, e kanë bërë Shqipërinë më të vogël. I kanë vjedhur dhe shpërdoruar pikërisht atë që nuk i rikthehet më kurrë, tokën!

 

Pavarësisht simpative për secilin nga ta si individ, të gjithë ata së bashku janë banda kriminale e grabitësve më të ligj që ka parë Shqipëria.

Paratë e vjedhura me korrupsion mund të zëvendësohen. Ligjet e gabuara mund të rishkruhen. Investimet e gabuara mund të përmirësohen më vonë. E vetmja gjë që nuk rikthehet më në këtë vend është toka që ka grabitur kjo bandë kriminale. Secili nga ta, emër për emër ka nevojë për simpati dhe mëshirë, por jo për amnisti dhe përkëdhelje siç ka ndodhur deri më tani me ata që kanë vjedhur tokën për bujqësinë, hapësirën për shkolla, terrene sportive, për ambulanca dhe godina publike.

A janë ata fajtorët e vetëm? Vështirë të thuhet. Bashkë me ta dhe mbi ta fajtorë janë drejtuesit e dy partive kryesore në vend. Dje Sali Berisha dhe Fatos Nano. Sot Edi Rama e Lulzim Basha. Secili nga ta ka vrapuar t’i kapë tek e tek të gjithë pjestarët e kësaj bande kriminale për xhakete dhe t’i mburret se mund t’u legalizojë gjënë e vjedhur. Se do t’ja çojë çertifikatën e pronësisë në shtëpi. Se do t’ja bëjë pothuaj falas. Në këmbim të votës!

As njëri nga ta dhe as të gjithë këta së bashku, nuk kanë menduar se mbi pushtetin e tyre vetjak, duhej një themel morali. I shkatërruar në themel me qasjen kriminale të tyre për zgjidhjen e çështjes së ndërtimeve pa leje. Ku ofertë e vetme për grabitësit është të paguajnë qytetarët e tjerë të ndershëm. Ka nevojë ulëritëse që të rishihet ligji i legalizimeve. Pa i braktisur fajtorët e djeshëm, por pa shkaktuar drama të reja. Në kapitalizëm gjithçka ka një çmim dhe kushdo duhet të paguajë. Solidariteti i shoqërisë të mos shkojë më tej se kompesimi një qind për qind i banesës së banimit, por me qasje krejt tjetër me ata që ndërtimin pa leje e kishin si licencë vetjake për të qenë të pasur. Edi Rama në dy mandatet e tij mund të ketë bërë shumë punë të liga, por reforma për kontrollin e territorit, është një vepër e duhur, edhe pse shumë e vonuar në kohë. Sepse paraardhësit e tij e kishin bërë të ligën  mullar. Dhe këtë triumph duhet t’ja njohin të parët kritikët dhe ata që duan t’I zënë vendin duke u sjellë identikisht siç do të ishte sjellë ai vetë pot ë ishte në opozitë.

Nëse nuk meresh me problemin në kohën që lind, do të meret problemi me të gjithë! Ky është momenti që ky problem kriminal po ndikon fort në jetën e çdo shqiptari. Edhe i atyre që besojnë se kryeministri Lulzim Basha është arrogant i pashpirt që prish shtëpitë e banorëve, edhe i atyre që presin që Edi Rama kur të kthehet në pushtet, t’i kompesojë një qind për qind për tokën e vjedhur! Sepse siç thuhet shpesh nga cinikët, sa më shumë ndryshon, as më shumë është e njëjta gjë!

Tags: komentlorenc vangjeli

TË LIDHURA

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg
Aktualitet

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg

18:08 | 21/05/2025
Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro
Aktualitet

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

17:23 | 21/05/2025
Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta
Aktualitet

Drejt supersfidës Shqipëri-Serbi, interesim i jashtëzakonshëm për bileta

16:13 | 21/05/2025
Next Post
“O babi na gjuajtën”, zbardhet telefonata e fundit e Andi Malokut me të atin

“O babi na gjuajtën”, zbardhet telefonata e fundit e Andi Malokut me të atin

‘Negociatat’/ Meta: Kemi mbështetjen e Francës pavarësisht ‘Jo-së’

‘Negociatat’/ Meta: Kemi mbështetjen e Francës pavarësisht 'Jo-së'

NATO po përballet me një sfidë të paprecedentë

NATO po përballet me një sfidë të paprecedentë

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg
Aktualitet

E rëndë/ Do dërgohej në kampin e Gjadrit, 42-vjeçari kryen vetëvrasje në burg

by mirseda
18:08 | 21/05/2025
0

Një 42-vjeçar maroken, i cili pritej të dërgohej në kampin e Gjadrit në vendin tonë, ka kryer...

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë: një zgjedhje e veçantë

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë: një zgjedhje e veçantë

17:56 | 21/05/2025
Partizani merr pjesë çdo vit, “ekspert” i Conference League

Partizani merr pjesë çdo vit, “ekspert” i Conference League

17:55 | 21/05/2025
Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur

Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për viktima dhe të zhdukur

17:34 | 21/05/2025
Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Savona të Italisë, vlera e drogës shkon në 350 mijë euro

17:23 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com