Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Sigurimet/ “Karantina” uli me 50 % numrin e kontratave në mars 2020

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sigurimet/ “Karantina” uli me 50 % numrin e kontratave në mars 2020

Tregu i sigurimeve u tkurr me 41.66 për qind në muajin mars 2020 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë si rezultat i situatës së krijuar në vend për shkak të pandemisë. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 666,7 milionë lekë duke u ndalur në nivelin 933,6 milionë lekë.

“Numri i kontratave arriti në 48,668 duke shënuar një ulje me 50.62 % krahasuar me  mars 2019. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 837,230 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 41.78% krahasuar me mars 2019.  Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 41,151 duke shënuar një ulje në masën 52.49% krahasuar me  mars 2019.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 96,467 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 24.33 % krahasuar me mars 2019

Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në  7,517 duke shënuar një ulje në masën 37.02% krahasuar me  mars2019.

Gjatë muajit mars 2020, janë paguar gjithsej 506,069 mijë lekë dëme ose 17.15% më pak se gjatë muajit mars 2019. Numri i dëmeve të paguara në mars 2020 është ulur me 1,383 dhe arriti shifrën 3,037 nga të cilat 2,981 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 56 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës” vlerëson AMF.

Ecuria janar-mars 2020

Të dhënat zyrtare të tre muajve të parë të vitit tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën mbi 3,590 milionë lekë, ose 9.56% më pak se në periudhën janar – mars 2019.

“Gjatë periudhës janar – mars 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 240,514 me një ulje  prej 12.86% krahasuar me periudhën janar – mars 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.59 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.41%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.95% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.05% të totalit të tregut” thuhet në publikimin e AMF.

Ky institucion nënvizon se gjatë periudhës janar – mars 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,263 milionë lekë, ose 50.88% më shumë se në periudhën janar – mars 2019.  Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës me rreth 1,242 milionë lekë, apo 54.89 % të totalit të dëmeve të paguara bruto. Kjo lidhet me dëmet që kompanitë e sigurimit po paguajnë pas situatës së tërmetit të vitit të shkuar ku për herë të parë ka ndryshuar edhe raporti dhe mbizotëruese nuk janë dëmet për përgjegjësinë ndaj palëve të treta për sigurimin e detyrueshëm motorik./Monitor

Tags: KARANTINAKontratatsigurimet

TË LIDHURA

Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali
Politikë

Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali

17:18 | 13/11/2025
Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?
Politikë

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

17:03 | 13/11/2025
Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë

16:56 | 13/11/2025
Next Post
“Bardha e Temalit” e Pashko Vasës, francezit në zemër dhe parizianit në shpirt

“Bardha e Temalit” e Pashko Vasës, francezit në zemër dhe parizianit në shpirt

Zvicra plane për lehtësim të masave kundër koronavirusit

Zvicra plane për lehtësim të masave kundër koronavirusit

Policia kap shkodranin e rrezikshëm me dy identitete

Policia kap shkodranin e rrezikshëm me dy identitete







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali
Politikë

Spiropali: Fillim historik i marrëdhënieve Shqipëri-Itali

by mirseda
17:18 | 13/11/2025
0

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e ka cilësuar pikënisje historike për projekte të reja, mbledhjen e dy...

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

Analiza e REL/ Diskutimet për Qeverinë, çfarë e pret Kosovën ditët në vijim?

17:03 | 13/11/2025
Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë

Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë

16:56 | 13/11/2025
Meloni: Grekët kontribuojnë për Europën! Rama: Në 2028 s’do t’i tërheqim më veshin Kyriakosit

Meloni: Grekët kontribuojnë për Europën! Rama: Në 2028 s’do t’i tërheqim më veshin Kyriakosit

16:41 | 13/11/2025
Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”

Meloni: Të ecim përpara me emigrantët! Rama: Italisë i themi gjithmonë “po”

16:37 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com