Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Si u shndërrua George Soros në figurën armiqësore të të djathtëve

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Viktor Orbáni e ka shpallur sponsorin e tij të dikurshëm George Soros armik të shtetit.

Ndërkohë fushata anti-Soros me tone antisemitike ka marrë përmasa ndërkombëtare me pasoja vdekjeprurëse.

Rreth pesë vjet më parë, kryeministri hungarez, Viktor Orbán e shpalli miliarderin hungarezo-amerikan George Soros armikun numër një të shtetit.

Sorosi është ai që tërheq telat pas një komploti në shkallë të gjerë kundër Hungarisë. Qëllimi i tij: të rrëzojë Orbanin, të shkrijë shtetet-kombe të Evropës dhe të zëvendësojë popullsinë e tyre me migrantë.

Sipas qeverisë hungareze për të arritur qëllimet e tij 89-vjeçarin Soros e mbështesin “mercenarët” dhe “agjentët”e tij: disa organizata të caktuara joqeveritare, gazetarë dhe shkencëtarë, por edhe Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Kriza e Coronës po nxit edhe më tepër agjitacionin kundër Sorosit. Orbani e quan “mjeshtri i madh i teknokratëve të Brukselit”, kurse mediat flasin për sulm frontal të Sorosit kundër Hungarisë.

Nga sponsor në armik

Ironia është se Viktor Orbáni shpalli armik atë që e mbështeti fuqimisht për karrierën e tij politike.

Në fund të viteve 1980 Viktor Orbáni dhe Lidhja e Demokratëve të Rinj – Fidesz, që aspironin për fundin e komunizmit në Hungari, përfituan nga angazhimi filantropik i Sorosit dhe fondacionit të tij për Shoqëri të Hapur. Sorosi i cili pasi emigrimit për në SHBA në vitin 1956, bëri miliarda me spekulime financiare të diskutueshme krijoi fondacionin e tij që ka rreth 15 miliardë dollarë.

Sorosi mbështeti me shuma bujare edhe Fidesz-in, ai u mundësoi Orbánit dhe kolegëve të tij të botonin gazetën e tyre, të ndiqnin kurse për gjuhë të huaja dhe të financonin zyrat e partisë. Shumë anëtarë të Fidesz-it morën më vonë edhe bursa për të studiuar në Perëndim. Orbán shkoi në Oksford. Pas ndryshimit të sistemit, Fidesz dhe Orbani e mbështetën Sorosin dhe universitetin e financuar prej tij Central European University.

Tani pas tridhjetë vjetësh po ata e dëbuan këtë universitet nga Hungaria.

Dy këshilltarë politikë amerikanë -shpikës të mitit për komplotin e Sorosit

Në vitin 2010 Viktor Orbáni u rizgjodh për herë të dytë kryeministër i Hungarisë. Për këtë fitore atë e ndihmuan këshilltari amerikan me ndikim politik Arthur Finkelstein dhe partneri i tij George Birnbaum. Në SHBA Finkelstein kishte këshilluar më parë me sukses presidentët republikanë nga Richard Nixon deri te George W. Bush. Në mesin e viteve 1990, ai ndihmoi Benjamin Netanyahun të bëhet kryeministër i Izraelit.

Nga fushatat e tij të panumërta zgjedhore, Finkelstein e dinte se sa e rëndësishme është të krijohej një figurë armiku.

Në rastin e Hungarisë ky qe George Soros, i cili me angazhimin e tij për liberalizmin dhe demokracinë është halë në sy për nacionalistët e djathtë në gjithë botën.

Sorosin e kishin shpallur armik si nacionalistët në Ballkan edhe Presidenti rus Vladimir Putin për shkak të angazhimit të tij në Ukrainë dhe Gjeorgji. Edhe për republikanët amerikanë Sorosi është persona non grata për shkak të donacioneve të tij për demokratët, përkushtimit për mbrojtjen e klimës dhe kritikës së tij të ashpër për luftën në Irak.

Finkelstein dhe Birnbaum menduan se Soros është armiku i përsosur për Orbánin. Sorosi ka rrënjë hungareze, por ka jetuar për dekada në Shtetet e Bashkuara. Ai është i pasur dhe aktiv politik në të gjithë botën. Fushata kundër Sorosit filloi në verën e vitit 2013, dhe arriti kulmin vetëm dy vjet më vonë gjatë krizës së refugjatëve.

Fushata anti-Soros me tone antisemitike dhe pasoja vdekjeprurëse

Qeveria e Orbánit nisi një fushatë të pashembullt kundër Sorosit, e cila u kurorëzua me “ligjin stop Sorosin” që drejtohej kundër OJQ-ve që angazhoheshin për të drejtat e refugjatëve dhe migrantëve. Fushata u shoqërua edhe me pllakata dhe me tone antisemitike.

Sorosi konsiderohet ndërkohë si armik prej të djathtëve kudo të botë. Trumpi, Erdogani, Netanyahu apo Putini: të gjithë i kanë adoptuar pretendimet e Orbanit për Sorosin si drejtuesi i gjithëfuqishëm i marionetave të opozitës.

Në mediat sociale nuk rreshtin sharjet kundër tij. Partitë populiste të djathta që nga Evropa deri në Australi e kritikojnë ashpër atë dhe këto fushata po çojnë gjithnjë e më shumë në dhunë. Një mbështetës fanatik i Trumpit dërgoi një bombë në adresën e shtëpisë së Sorosit në vitin 2018 dhe punonjësit e zyrave të fondacionit për Shoqëri të Hapur po sulmohen vazhdimisht.

Edhe ekstremistët e djathtë po i justifikojnë gjithnjë e më shumë veprimet e tyre me nevojën për të parandaluar një “shkëmbim popullsie” kinse të planifikuar nga elitat globale – një mit konspirativ ky në të cilin George Soros luan një rol udhëheqës.

Ky ishte pjesë e “manifestit” racist të vrasësit të myslimanëve në Christchurch. Edhe dorasi i Pittsburghut i vrau hebrenjtë për arsye të ngjashme. Vrasësi në Halle besonte gjithashtu në një komplot kinse hebraik dhe deklaroi se Sorosi dëshironte ta shndërronte Gjermaninë në një shtet multikulturor.

A u kishte vajtur vallë në mendje Arthur Finkelsteinit dhe George Birnbaumit – që të dy hebrenj – se ç’përmasa vdekjeprurëse do të kishte shpikja e tyre gjoja “e shkëlqyeshme”? /DW

Tags: figure armiqesoreGeorge Sorossponsor

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

I vodhën makinën nga oborri i shtëpisë, i riu jep 5 mijë euro shpërblim nëse ia gjejnë

Pamje të rënda/ Pasi e dhunuan, policët i japin 2 mijë lekë që të mos flasë (VIDEO)

COVID-19/ Gjesti i restoranteve franceze është për t’u duartrokitur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com