Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Si i trajtoi Franca bashkëpunëtorët e nazistëve pas përfundimit të luftës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Si i trajtoi Franca bashkëpunëtorët e nazistëve pas përfundimit të luftës

Franca i shpalli luftë Gjermanisë në 3 shtatorin e vitit 1939, duke u bërë një nga vendet e para, së bashku me Britaninë e Madhe, që i rezistoi regjimit nazist. Deklaratat e luftës, erdhën vetëm 2 ditë pasi ushtria gjermane pushtoi dhe aneksoi Poloninë. Nuk pati shumë përplasje luftarake ndërmjet forcave franceze dhe naziste deri në 10 maj, 1940, kur gjermanët pushtuan Francën, duke vënë nën kontroll gjysmën veriore të vendit, përfshirë dhe kryeqytetin Paris.

Nazistët pushtuan vendin fqinj në vetëm 6 javë dhe e kontrolluan atë deri në 19 gusht 1944, kur dhe u çlirua pjesa më e madhe e territorit të pushtuar. Parisi u lirua 6 ditë më vonë, në 25 gusht, kur garnizoni i fundit gjerman në kryeqytetin francez iu dorëzua forcave aleate.

Si në shumë vende të tjera të pushtuara, Franca kishte tradhtarë vendas, të cilët bashkëpunuan me regjimin nazist. Ky partneritet me armikun, u nxit nga faktorë të ndryshëm, si racizmi, oportunizmi dhe urrejtja ndaj komunizmit, por pati edhe njerëz që u detyruan të punojnë me gjermanët.

Bashkëpunëtorja kryesore ishte qeveria e Vishisë, e cila kontrollonte pjesën e pushtuar të Francës si një qeveri kukull për nazistët. Marshalli Filip Peten dhe Pier Laval ishin krerët e regjimit, përgjegjës për dërgimin e 76.000 hebrenjve në kampet e shfarosjes, të ndërtuara nga qeveria e tyre. Romët, kundërshtarët politikë, dhe homoseksualët u dërguan edhe në kampet e vdekjes.

Raportet zyrtare, pohojnë se vetëm 2.500 hebrenj të deportuar i mbijetuan luftës. Bashkëpunëtorët e nazistëve, ishin përgjegjës për disa nga krimet më të rënda të luftës.

Kur lufta përfundoi dhe gjermanët u dëbuan nga Franca, bashkëpunëtorët nazistë ishin të parët që u gjykuan dhe dënuan për krimet e tyre kundër kombit francez.

Nisi një valë gjuetie ndaj tradhtarëve, e pasuar nga ekzekutimet e atyre që qenë të lidhur me regjimin nazist. Historianët njohin tri periudha të kërkimit të bashkëpunëtorëve. E para ishte “faza e egër”, e cila përfshinte dënimet, ekzekutimet publike, dhe poshtërimin e tradhtarëve të dyshuar. E dyta, e njohur si spastrimi ligjor, filloi kur Sharl de Gol, kreu i qeverisë së përkohshme të Republikës Franceze, filloi fushatën e ndjekjes ligjore së bashkëpunëtorëve.

Kjo periudhë filloi në 26 qershor 1944, me rreth 120.000 njerëz të dënuar me dënime të ndryshme. Faza e tretë dhe më e buta kishte në shënjestër të dyshuarit si ndihmës të nazistëve, dhe përfshiu edhe gjyqin ndaj Filip Peten, i cili u akuzua për tradhti në vitin 1945, dhe romancierit francez Lui-Ferdinand Selin, të cilët mbështetën forcat e Boshtit dhe shkruan pamflete anti-semite gjatë luftës.

Rreth 6,000 ekzekutime me vdekje ndodhën para se Franca të çlirohej, dhe 4.000 të  tjerë patën të njëjtin fat pas çlirimit të vendit. Gjuetia ndaj ish-bashkëpunëtorëve kryhej si nga individët, ashtu edhe organizata. U krijuan grupe të posaçme, të ngarkuara me detyrën e mbledhjes së informacionit dhe gjurmimit të të dyshuarve si mbështetës të nazistëve.

Civilët ndihmuan autoritetet, duke u siguruar informacione në lidhje me të dyshuarit që kishin parë dhe njohur. Shumë gra të cilat dyshohej se kishin pasur raporte intime me ushtarët gjermanë, ose ishin prostituta që i ofruan shërbimet e tyre armikut, u dënuan dhe poshtëruan, duke iu qethur kokat publikisht.

Edhe njerëzit që përfituan financiarisht gjatë luftës u ekzekutuan. Anëtarët francezë të “Waffen-SS”, që arritën t’i mbijetojnë luftës u trajtuan si tradhtarë. Oficerët e rangut të lartë ekzekutuan, ndërsa ata të rangjeve më të ulëta u dërguan në burg, ose iu dha mundësia për t’u bashkuar me Legjionin e Huaj.

Ekzekutimet e paautorizuara vazhduan deri kur qeveria e përkohshme, urdhëroi nxjerrjen e të dyshuarve si bashkëpunëtorë para gjykatave. Disa u falën, të tjerë u shpërblyen edhe me poste të rëndësishme në qeverinë e re. Një shembull është Moris Papon, i cili u akuzua për krime kundër njerëzimit, dhe pjesëmarrje aktive në dëbimin e më shumë se 1.600 hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u emërua më vonë në disa poste të rëndësishme nën udhëheqjen e Sharl De Gol .

Mbështetësit më të shquar të nazistëve, Laval dhe Peten, u dënuan me vdekje. Laval u ekzekutua pas gjyqit, ndërsa dënimi për Peten u kthye në burgim të përjetshëm. Në periudhën midis viteve 1944-1951, 6.762 njerëz u dënuan me vdekje nga gjykatat zyrtare franceze, 3910 e të cilëve u gjykuan në mungesë.

Megjithatë, vetëm 791 bashkëpunëtorë u ekzekutuan pas një procesi të rregullt gjyqësor; shumica iu nënshtruan ndëshkimit të “Degradimit Kombëtar”, proces që përfshinte humbjen e të drejtave të tyre politike, civile dhe profesionale. I dënuari u bë një qytetar i dorës së dytë, dhe 49.723 njerëz u dënuan në këtë formë.

Gjyqet vazhduan deri në vitet 1980, kur disa të dyshuar si bashkëpunëtorë naziste u nxorën para gjykatave, duke përfshirë edhe të lartpërmendurin Moris Papon dhe zëvendësin i tij Zhan Legua. “Gjuetarët” e famshëm të nazistëve Beti dhe Serzh Klarsfeld punuan për dekada të tëra, duke u përpjekur të nxjerrin të akuzuarit para gjyqit.

Disa prej bashkëpunëtorëve iu bashkuan organizatave terroriste gjatë Luftës Algjeriane, ndërsa të tjerët u arratisën në vende të ndryshme.

Njëri prej tyre, Zhak Plonkar d’Asak, shkrimtar francez dhe përkrahës i regjimit nazist, iku në Portugali, ku u bë këshilltar i Antonio de Oliveira Salazar, kryeministrit autoritar portugez që sundoi vendin deri në vitin 1974. Ekzekutimet e bashkëpunëtorëve janë kritikuar pas luftës, dhe denoncuar si një hakmarrje e verbër. Mbështetësit e ideologjisë së Peten, e quajtur spastrimin “Terrori i Kuq”. Gazetari Robert Aron vlerësoi në vitin 1960 se ishin ekzekutuar mbi 60.000 njerëz.

Historianët sot thonë se kjo shifër është afro 10.000 persona, nga të cilat 9000 janë të ekzekutuarit në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe ata që u vranë gjatë luftës. Megjithatë, numri i përgjithshëm i ekzekutimeve ligjore në Francë, është shumë më i vogël sesa në vendet fqinje si Belgjika, dhe numri i njerëzve të dënuar me burg është më i paktë se sa në Holandë apo Norvegji.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: bashkepunetoretFrancaGjermanialuftanazistet

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Po ju refuzoi Amerika mos nënvlerësoni mundësinë për të emigruar në Kanada

Po ju refuzoi Amerika mos nënvlerësoni mundësinë për të emigruar në Kanada

Skoci, fermeri kultivoi lakrën gjigante, 50 herë më e madhe se normalja

Skoci, fermeri kultivoi lakrën gjigante, 50 herë më e madhe se normalja

Ndoka përgënjeshtron lajmin e “ndarjes” nga PD: Gjithçka është e pa vërtetë!

Ndoka përgënjeshtron lajmin e "ndarjes" nga PD: Gjithçka është e pa vërtetë!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore
Aktualitet

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, caktohet data e seancës përgatitore

by mirseda
13:46 | 11/02/2026
0

Gjykata Administrative do të zhvillojë më datë 3 prill seancën përgatitore lidhur me kërkesë padinë e kryebashkiakut...

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

Meta: “Duan ligje me porosi për drejtësinë; le të lexojnë Kushtetutën.”

13:35 | 11/02/2026
Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

Berisha: “Synuan ekzekutimin e protestuesve paqësorë; plumba gome në kokë.”

13:17 | 11/02/2026
Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

Banorët e Rrjollit dhe TID protestojnë nesër para Kuvendit, duke akuzuar Ballukun për vjedhje prone

13:10 | 11/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com