Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Si tentoi qeveria shqiptare në 1937 që të ndalojë fenomenin e emigracionit familjar!

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Si tentoi qeveria shqiptare në 1937 që të ndalojë fenomenin e emigracionit familjar!

*Nga Kreshnik KUÇAJ

Fenomeni i emigracionit masiv ka qenë një fenomen që e ka shoqëruar gjithnjë shoqërinë shqiptare, sidomos në periudha tensionesh të forta apo luftërash ndërsa procesi i emigracionit për arsye ekonomike ka qenë një proces i vazhdueshëm. Në këtë proces nuk kanë munguar as përpjekjet për të ndikuar në zbutjen e këtij fenomeni, qoftë edhe me masa ekstremi si kufizimi i lirisë për të dalë jashtë vendit.

Një nga përpjekjet më interesante është ajo e vitin 1937 kur qeveria e kohës publikoi një urdhëresë të veçantë që synonte të frenonte emigracionin familjar.

Kjo mund të konsiderohet si një periudhe stabiliteti për Shqipërinë edhe pse në këtë vit po ndjeheshin me vonesë pasojat e krizës ekonomike botërore të vitit 1933.

Në vitin 1937, ministria e Brendshme shqiptare propozoi një projektligj për ndalimin e emigrimit familjar. Shkak për nxjerrjen e këtij projektligji ishte bërë tendenca e shumë fshatarëve që shisnin tokën dhe çdo pasuri që kishin me qëllim që të shpërnguleshin në Rumani. Ky fenomen vlerësohej se po krijonte problematika serioze për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri për faktin se toka nuk punohej në një kohë kur ky ishte aktiviteti kryesor në vend.

Në relacionin e projektligjit pranohet se autoritetet administrative të mbretërisë kishin konstatuar se shumë familje shqiptare mbasi e shisnin pasurinë e tyre të tundshme e të patundshme që kishin në Shqipëri, aplikonin për pasaporta për të dalë jashtë shtetit me qëllim instalimin përfundimtar në një shtet të huaj.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka informata se të tilla veprime janë efekti i propagandës që zhvillohet në nji vend a nji tjetër si përshembull shënojmë këtu se në popullsinë kuço-vllahe të qarkut të korçës është përhapë mendimi për t’emigrue familjarisht në Rumani me qëllim instalimin definitiv atje si bujq. 

Tuj marrë parasyshë se me këtë mënyrë largohen nga atdheu definitivisht familje bujq qi janë të vlefshme për ekonominë tonë Këshilli Ministruer me vendimin e tij 13.10 1937 ka urdhnue ndalimin e lëshimit të pasaportave atyne qi kuptohet se largohen familjarisht me qëllim emigrimi dhe njiherit autorizon Ministrin e Punëve të Brendshme për me përgatit projektligjin e duhur për këtë qëllim” shkruhej në relacionin e nismës.

 

Me 27 janar të vitit 1938 projektligji mori formë zyrtare e mbante firmën e kryeministrit dhe të një seri ministrash, mes të cilëve atij të Financave, të Ekonomisë, të Punëve të Jashtme, Arsimit dhe të ministrit të Brendshëm.

Ligji për ndalimin e emigrimit familjar parashikonte se “Ndalohet emigrimi familjarisht jashtë shtetit” dhe se kur një kryetar familje kërkon pasaportë për vetë dhe për familjen e tij autoritetet administrative duhet më parë të hetonin nëse kishte qëllim emigrimi. Në rast se rezultonte se aplikimi për pasaportë kishte si qëllim emigracionin, atëhere autoritetet ndalonin lëshimin e saj.

Megjithatë, kjo urdhëresë duket se ka pasur kohëzgjatje të paktë për faktin se në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia e çështja e emigracionit mori një drejtim e përmasë tjetër. Veç emigracionit për motive politike, në këtë periudhë nuk konstatohet një valë e madhe emigrimi.

Në Shqipëri nis në këtë periudhë një seri investimesh publike që në fakt angazhojnë pjesën më të madhe të krahut të punës që ishte në Shqipëri, madje duke krijuar probleme në sektorin bujqësor pasi angazhimit në ndërtimin e rrugëve dhe godinave në vend do të linte tokat bujqësore pa punuar.

Në këtë periudhë vendi njeh më shumë emigracionin e anasjelltë, ku janë italianët ata që vijnë masivisht për të punuar në Shqipëri me kompanitë e krijuara për shfrytëzimin e pasurive natyrore apo për realizimin e veprave infrastrukturore./SCAN

Tags: 1937emigracioni familjarshqiperia

TË LIDHURA

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”
Aktualitet

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat
Aktualitet

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën historike Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

20:18 | 06/09/2025
Next Post
Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjoni: Vendosa të jem në krahun e drejtë të historisë

Pranoi mandatin e deputetit, Ralf Gjoni: Vendosa të jem në krahun e drejtë të historisë

“Asnjë lek në xhep”/I moshuari-Bashës: Populli merr bukë të ftohtë në mëngjes, që të kursejnë 20 lekë

“Asnjë lek në xhep”/I moshuari-Bashës: Populli merr bukë të ftohtë në mëngjes, që të kursejnë 20 lekë

Për Rudinën, si “bija e babait”!   

“Të gjithë duhet të dëgjojnë mesazhet e Rudina Hajdarit”

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com