Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si të triumfoni mbi depresionin bazuar në dy përgjigjet e Pjotër Çajkovskit

8 vjet ago
in Kryesore, Stil
Si të triumfoni mbi depresionin bazuar në dy përgjigjet e Pjotër Çajkovskit

Young man sitting looking upset

Të triumfosh ndaj depresionit nuk është diçka e lehtë, dhe kërkon padyshim ndërhyrje të kalibruara nën mbikëqyrjen e një mjeku.

Megjithatë, të gjithë jemi detyruar në një moment apo tjetër të jetës tonë të kalojmë disa çaste të errëta, duke e lënë veten të zhytur në depresion, një lloj melankolie që jo vetëm bën të duket gjithçka e zezë brenda nesh, por na pengon në fakt ndaj çdo lloj forme reagimi.

Mbi këtë di diçka Pjotër Iliç Çajkovski, që pavarësisht suksesit personal si kompozitor, është detyruar të përballej për një kohë të gjatë me depresionin, i cili sipas disave mund të jetë shkaktuar nga një seri ngjarjesh në jetën e tij, si vdekja e të ëmës, problemet në menaxhimin e marrëdhënieve ndërpersonale, dhe vështirësitë në pranimit nga shoqëria të homoseksualitetit të tij.

Kjo është arsyeja pse ndoshta ai mund të vijë në ndihmë, duke u fokusuar tek fjalët që i shkroi të mbesës, e cila që po kalonte një periudhë të një negativiteti të madh të brendshëm.

Megjithatë, e fillojmë nga një ditar që daton në pranverën e vitit 1870. Tridhjetëvjeçar, Çajkovski përshkruan strategjinë e përdorur për të shmangur mendimet e mbrapshta:

Ulem pranë dritares së hapur (në orën 4 të mëngjesit) dhe marr frymë ajrin e këndshëm të një mëngjesi pranveror… Jeta është ende e mirë, dhe ia vlen të jetohet në një mëngjes maji… Unë pohoj se jeta është e bukur pavarësisht çdo gjëje! E “gjitha” kjo përfshin sa vijon:

  1. 1. Sëmundja: Po bëhem tepër i shëndoshë, dhe nervat i kam copë-copë;
  2. Konservatori më shtyp për vdekje: Jam gjithnjë e më shumë i bindur se ai është krejtësisht i papërshtatshëm për të mësuar teorinë e muzikës.
  3. Situata ime financiare është shumë e keqe.
  4. Kam dyshime të forta nëse “Undina” do të vihet në skenë. Kam dëgjuar se duhet ta braktis këtë ide. Me pak fjalë, ka shumë gjemba, por ka edhe trëndafila.

Edhe pse ankohej shpesh për “depresionin e tij të fortë dhe të vazhdueshëm”, ndoshta ai që duket si aspekti më i denjë për admirimin e karakterit të tij, qe aftësia për t’u garantuar njerëzve të dashur gjërat që nuk ishte në gjendje t’i siguronte vetes së tij:t’u thoshte ndonjë fjalë ngushëlluese, t’i këshillonte të shihnin dritën, pavarësisht se bota e tij e brendshme ishte zhytur në një errësirë të padepërtueshme.

Në vjeshtën e vitit 1876, Çajkovski ngushëllon në këtë mënyrë mbesën e tij të dashur, e cila ishte me moralin përtokë dhe e mbërthyer nga një gjendje e pandërprerë melankolie:

Ndoshta nuk ke qenë dhe aq mirë, pëllumbesha ime e vogël, kur më pate shkruar së fundmi, pasi një ton melankolik i vërtetë e përshkonte letrën tënde Aty njoha një karakter të afërt me timin. E njoh shumë mirë atë lloj ndjenje.

Edhe në jetën time ka ditë, orë, javë dhe muaj, në të cilat çdo gjë më duket e zezë, kur më torturon mendimi se jam i braktisur, se askush nuk kujdeset për mua. Se jeta ime ka pak rëndësi për cilindo.

Nëse do të zhduksha sot nga faqja e dheut, nuk do të ishte një humbje e madhe për muzikën ruse, por sigurisht nuk do qe as shkak për ndonjë lumturi së madhe. Për ta thënë shkurt, jetoj jetën e një beqar egoist.

Punoj vetëm për veten time, dhe shqetësohem vetëm për veten. Kjo është padyshim diçka komode, edhe pse e mërzitshme, meskine dhe e pajetë. Por nuk dua ta besoj, që ti që je e domosdoshme për kaq shumë njerëz që i bën të lumtur, të mund ta lësh veten të biesh ne depresion.

Si mundet të dyshosh, qoftë edhe për një çast mbi dashurinë dhe vlerësimin e atyre që të rrethojnë? Si mund të jetë e mundur që ata nuk të duan?  Jo, s’ka njeri në këtë botë që është më e dashur se sa ty. Sa për mua, do të ishte absurde të flitet për dashurinë time për ty.

Nëse shqetësohem vërtet për dikë je ti, familja tënde, vëllezërit e mi dhe babai ynë plak. Ju dua të gjithëve, jo pse jeni të afërmit e mi, por sepse jeni njerëzit më të mirë në botë.

Ndoshta mund të mbështeteni në fjalë të tilla në situata të veçanta të jetës tuaj, që mund të ndihmojë të kapërceni depresionin apo gjendjet shpirtërore të veçanta që janë të ngjashme me të.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: depresionikeshillaPjotër Çajkovskit

TË LIDHURA

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

23:04 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark
Aktualitet

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Next Post
Gjenden trupat e marinarëve amerikanë, pas përplasjes së anijes në Japoni

Gjenden trupat e marinarëve amerikanë, pas përplasjes së anijes në Japoni

Ja plani i policisë për sigurinë e sezonit veror

Ja plani i policisë për sigurinë e sezonit veror

Fenomeni ndëshkues në Kosovë, 52.500 vota të pavlefshme; do të prodhonin 7 mandate

Fenomeni ndëshkues në Kosovë, 52.500 vota të pavlefshme; do të prodhonin 7 mandate

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com