Ndërtimet e shfrenuara kudo në Tiranë janë shndërruar në makth për banorët e kryeqytetit. Zhurma e pandërprerë e makinerive të rënda, betonierët që bllokojnë rrugët dhe shkaktojnë kaos, pluhuri dhe balta sa herë bie shi, e kanë kthyer qytetin në një kantier ku banorët nuk gjejnë qetësi as brenda shtëpive të tyre.
Vetëm javën e fundit kanë qenë me dhjetra qytetarë, banorë në rrugën e “Kosovarëve” që janë ankuar nga zhurma e pandërprerë e një shumëkatëshi që po ngrihet në këndin pranë pishinave në zonën e Liqenit. Sipas tyre, kompania Arlis, që po ndërton këtë objekt nuk ka rreshtur së punuari as në fundjavë, madje që në orët e para të mëngjesit.
Policia bashkiake, që është në aksion permanent për të gjobitur qyetarët, nuk patur asnjë reagim pas ankesave të shumta të atyre që banojnë pranë kantierit të ndërtimit. Mesa duket, kompaninë në fjalë, e kanë amanet nga kryetari i burogosur, ose me qëllim mbyllin sytë dhe veshët, pavaërsisht shqetësimit të banorëve.















