Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Si rrallë herë, Fjodora Fjora prezanton djalin para publikut (VIDEO)

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Si rrallë herë, Fjodora Fjora prezanton djalin para publikut (VIDEO)

Gazetarja Fjodora Fjora shpeshherë ka folur për djalin e saj të vogël. Si rrallë herë ajo ka zgjedhur që të jetë bashkë me të në një intervistë. E ftuar në emisionin “Rudina”, Fjodora ka prezantuar djalin e saj, Alteon.

Pak ditë më parë ata u shfaqën në një sfilatë krah njëri-tjetrit, ndërsa sot ata rrëfyen raportin special që kanë me njëri-tjetrin. Gazetarja tha se interesi i publikut ishte i madh, e ndërsa tashmë djali i saj është rritur për të kuptuar çdo gjë.

Rudina: Fjodora jam kurioze të të pyes sepse ka prindër që zgjedhin që fëmijën ta shfaqin që të vogël, ka të tjerë që ruhen dhe zgjedhin një moment të dytë. Ti mendove se ky ishte momenti i përshtatshëm për ta shfaqur Alteon publikisht, pse? Pse ndryshove mendim?

Fjodora Fjora: Çfarë ndodhi? Ja ta them unë… Duke qenë se historinë time me Teon e kam treguar për herë të parë këtu tek ti, dhe ka qenë sigurisht një histori që ka qenë shumë në vëmendje të mediave, Teo po rritet, shumë shpejt do të jetë në gjendje të hapë vetë faqet e internetit, të Google-ojë, dhe të shohë çka qenë jeta e tij, çfarë ndodh rreth mamit të tij dhe rreth vetes së tij.

Duke qenë se e pashë që ishte e pamundur, unë jam përpjekur shumë që Teon gjatë gjithë kësaj kohe përpiqem ta ekspozoj sa më pak, edhe pse i vogël, nuk diskutohet kjo gjë. Por e shihja që kurioziteti i njerëzve ishte shumë i madh dhe në momentin e parë që kapnin qoftë edhe diçka, ai lajm apo ajo fotografi transformohej dhe reagimi më pas i njerëzve ishte shumë i madh.

Dhe gati-gati filloi të më shqetësonte kjo gjë. Dhe mendova kur Joni (Peçi) më propozoi, mendova se Teo është rritur mjaftueshëm. Teo tani do të shkojë në klasë të parë. Teo i merr vendimet vetë, unë e pyeta nëse ka dëshirë të sfilojë me mua dhe ai tha ‘po unë dua të sfidoj me ty, unë kam dëshirë ta bëj këtë gjë’.

Dhe mendova që ishte momenti i duhur për të bërë këtë përballje publike të dy sëbashku dhe për të thënë që ne jemi shumë mirë, shumë të lumtur. Dhe nuk kemi më pse të përbëjmë lajm, jemi një mama me djalin e vet si 1 miliardë mama të tjera në të gjithë botën të cilat përpiqen, herë pas here ia dalin, herë pas here është e vështirë, herë pas herë është sfidë, por edhe lumturi e madhe që buron nga të gjitha këto.

Rudina: Plus që unë mendoj që varet shumë edhe nga karakteri i fëmijës, nëse ai nuk është shumë i ndrojtur…

Fjodora Fjora: Ekzakt, Teo është fëmijë shumë i sigurt.

Rudina: Besoj që nuk e ka problem edhe këtë vëmendjen.

Fjodora Fjora: Është një fëmijë që nuk e pengon ekrani, prandaj edhe unë e thashë. Në të gjitha festat e parashkollorit është ai që hap festën, është shumë i përgatitur, është një fëmijë që ka dëshirë ta shfaqë veten e tij dhe unë mendova se ky është momenti, pse jo, mami të fillojë ta marrë me vete në ambientet ku punon. Dhe duke qenë se unë jam shpesh e ftuar në emisione dhe ai më ka parë në emisione, le ta shohë një herë veten e vet dhe unë sot i premtova rrugës kur po vinim këtu që do t’i tregoj magjinë e televizionit dhe ai sot, ti e pe vetë fytyrën e tij kur po hynim në studio. Ka një reagim që rri me gojë hapur, sepse çdo gjë këtu mesa duket, e impresionon dhe këto do të jenë kujtimet që ai do të ketë.

Tags: alteoemisioni rudinafjodora fjora

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Miratohet vendimi, njohje e ndërsjelltë e patentave me Turqinë

Miratohet vendimi, njohje e ndërsjelltë e patentave me Turqinë

Hailey dhe Justin hedhin në gjyq kirurgun plastik

Hailey dhe Justin hedhin në gjyq kirurgun plastik

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com