Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si po i vret uria fëmijët sirianë (Foto)

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT
Si po i vret uria fëmijët sirianë (Foto)

Vuajtja e vazhdueshme e popullit që jeton nën rrethim në Siri është sjellë në fokus nga imazhet e një fëmije të kequshqyer, i cili vdiq nga uria në periferi të Damaskut. Imazhet, të publikuara të hënën nga agjencia e lajmeve AFP, tregojnë Sahar Dofdaa, një fëmijë njëmuajsh që peshon më pak se 2kg, me sy të thellë dhe brinjët që dilnin përmes lëkurës së tejdukshme.

Fëmija ishte duke u trajtuar për kequshqyerje nga një mjek në qytetin Hamouria, në rajonin lindor Ghouta. Vdiq të dielën. “Ka shumë pak furnizime nëse vazhdon kështu do të vdesin më shumë fëmijë”, tha një zyrtar që kërkoi anonimitet.

Dhjetëra mijëra njerëz jetojnë në Ghouta, nën një bllokadë të vendosur nga besnikët e Bashar al-Assad. Rreth 3.5 milionë njerëz në Siri jetojnë në zona të rrethuara ushtarakisht nga regjimi i Asadit. Lufta e brendshme e forcave rebele dhe grumbullimi i furnizimeve ushqimore nga tregtarët kanë sjellë një krizë të tmerrshme.

Mjekët dhe aktivistët thonë se mungesat e ushqimit janë aq të rënda sa që dhjetëra raste kequshqyerje po shtrohen nëpër klinika dhe spitale në terren. Nënat e reja nuk janë në gjendje të ushqejnë me gji fëmijët e tyre, sepse janë vetë të kequshqyer, dhe produkte të tilla si qumështi i fëmijëve thuajse nuk ekzistojnë.

Mohamad Katoub, mjek dhe zyrtar në Shoqërinë Amerikane të Mjekësisë Siriane, që drejton disa spitale në Ghouta, tha se aktualisht janë shtruar 68 raste të kequshqyerjes së rëndë. Ai tha se vdekja e pacientëve zakonisht vinte si rezultat i kequshqyerjes që dobësonte sistemet e tyre imunitare, të cilat më pas nuk u shmangeshin dot infeksioneve.

Yahya Abu Yahya, një mjek në spital tha për AFP-në se nga 9,700 fëmijë të ekzaminuar në muajt e fundit, 80 ishin duke vuajtur nga forma më e keqe e kequshqyerjes, 200 kishin kequshqyerje akute të moderuar dhe 4,000 kishin mangësi në ushqim.

Sahari, fëmija në fotografi, nuk mundi të ushqehej me gji sepse nëna e saj nuk kishte ushqim të mjaftueshëm për të prodhuar qumësht, sipas AFP-së.

“Sot Ghouta lindore po vuan nga lloji më i keq i kriminalitetit”, tha aktivisti Raed Srewel. “Mijëra fëmijë janë në rrezik dhe nëse nuk ka ndonjë lëvizje ndërkombëtare apo një nismë të OKB-së për ta zgjidhur pasojat do të jenë jashtëzakonisht të tmerrshme dhe Ghouta do të kthehet në një katastrofë humanitare”.

Lindja e qytetit të Ghouta është një nga disa zonat “përshkallëzuese” të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia për të reduktuar dhunën në Siri. Por qeveria ka mbajtur rrethim të detyruar në zonë, duke shkaktuar vuajtjen e popullsisë.

Zyrtarët e ndihmave thonë se familjet janë detyruar të shesin ushqimet e tjera që të blejnë prodhimet më thelbësore si sheqeri ose buka, duke rritur numrin e rasteve të kequshqyerjes akute. “Një kilogram sheqer tani kushton 15 dollarë”, tha një zyrtar – “një çmim që shkon shumë më larg asaj që njerëzit kanë jetuar për vite në kushte brutale.”

Qeveria ka kufizuar ndihmën e organizatave ndërkombëtare dhe OKB-së, dhe arratisjet e rebelëve e kanë bërë më të vështirë dërgimin e ndihmës. Është krijuar një treg lokal i zi, i kontrolluar nga tregtarë të paskrupullt që kanë shtrenjtuar ekstremisht prodhimet bazë. Shumica e familjeve mbijetojnë me bukë elbi, ullinj dhe bimë të ziera.

Rrethimi i Ghoutës lindore ishte prej kohësh i përshkueshëm  dhe kontrabandistët e kishin shmangur duke u dhënë ryshfet luftëtarëve që kontrollonin pikat hyrëse-dalëse. Por një ofensivë rebele në zonat rurale të Damaskut, bëri që qeveria të forcojë ndjeshëm bllokadën.

Dhuna vazhdon në zona të tjera të Sirisë, ku militantët e Shtetit Islamik vranë më shumë se 80 vetë gjatë dy ditëve të fundit me akuzën e bashkëpunimit me qeverinë siriane.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë e monitorimit të luftës, shkruan se 83 vetë u vranë nga ISIS në qytetin Qaryatain në provincën Homs. Qyteti ra në duart e shtetit Islamik në vitin 2015 kur militantët pushtuan qytetin historik të Palmirës; thuhet se ISIS shkatërroi një manastir dhe burgosi ​​shumë banorë të krishterë të Qaryatainit. Qytetin e rimori më vonë qeveria me mbështetjen e forcave ruse, por ISIS kohët e fundit ka filluar një kundër-ofensivë.

Përshtati nga “The Guardian” për Tirana Today, Refxhei Tola

Tags: femijetKequshqyerjashteti islamikSiriauriavretzonat rebele

TË LIDHURA

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet
Bota

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet

16:43 | 07/10/2025
DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!
Bota

DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!

14:48 | 07/10/2025
Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!
Bota

Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

09:08 | 07/10/2025
Next Post
Dosja “Habilaj”/Ambasadori Lu i shkon në zyrë ambasadorit italian

Dosja “Habilaj”/Ambasadori Lu i shkon në zyrë ambasadorit italian

SHBA-të në gatishmëri, mobilizojnë bombarduesit

SHBA-të në gatishmëri, mobilizojnë bombarduesit

Çështja Tahiri/Ulsi Manja: Nuk e nxorëm ne emrin e dëshmitares në media

Çështja Tahiri/Ulsi Manja: Nuk e nxorëm ne emrin e dëshmitares në media







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet
Bota

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet

by mirseda
16:43 | 07/10/2025
0

Kryesia e Partisë Socialiste, e thirrur nga kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama, pritet të mblidhet...

Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje

Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje

16:16 | 07/10/2025
Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

14:59 | 07/10/2025
DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!

DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!

14:48 | 07/10/2025
Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

14:45 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com